Neritan Ceka: Turp për PD-në që rri rrugëve

30 Janar 2019, 09:17Politika TEMA

Ish-ambasadori dhe politikani i njohur Neritan Ceka i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, tha se opozita duhet të kthehet në Parlament dhe të bëjë betejën e saj atje.

CekaNatyrisht që ndjej një trishtim për këtë situatë. Përpara se të shkojmë në Europë duhet të shkojmë në Ballkan. Rama e nisi këtë rrugë që ishte e shtruar përpara dhe e braktisi.

Jemi në një rrugë të braktisur të një Ballkani që shef të ardhmen jo të shkuarën.

Jo kufijtë e detit, jo varrezat greke, jo braktisja e Çamërisë, këto janë mediokritete të një politike që ka humbur orientimin. 

Inatin nuk e kam me mikun tim të dikurshëm, Rama. Unë  nuk i shes miqtë. E kam me ish-partinë time e kam me PD që kohën kur duhet të jetë në punë del e bën rolin e gazetarëve, e studentëve, fermerëve ndërkohë që vendi i kësaj partie është në parlament. Do ftoja PD t’i lërë budallallëqet, të kthehet në parlament. 

Pa një politikë që të jetë rezultat i një konsensusi, pa një PD që të imponojë ministrin, siç ka imponuar presidentin nëpërmjet Kuvendit. Këta zotërinj të mos rrinë më rrugëve sepse rrogat i marrin tek shteti dhe është turp që nuk bëjnë punën e tyre.

1 komente në “Neritan Ceka: Turp për PD-në që rri rrugëve”

  1. Aurora Boreale says:

    I nderuar Prof. Ceka,

    shume te drejta,

    dhe

    tejet te vonuara,

    jo vetem ne kohe,

    por

    edhe ne hapesire,

    konstatimet

    dhe

    deklarimet tuaja,

    per kete ‘rrjet spiunesh’,

    qe

    nuk bejne gje tjeter,

    vecse

    cojne uje te qelbur e te stisur

    te SABOTATORET e vertete te diplomacise shqiptare,

    te kallepit ‘pronar i madh ne Greqi’

    si

    Edmond Trako,

    dhe

    sera e tij, poshte e larte …

    Ti e njeh mire Prof. Ceka,

    sepse

    e ke patur edhe ne Keshillin Drejtues te PD-se tende.

    Perse

    nuk merr kurojaon qytetare e atdhetare,

    te flasesh konkretisht,

    por ben vetem insinuata ‘POLITIKE’ ?

    Nxirre ate pushken e gjyshes tuaj,

    aq shume te deklamuar nga ju personalisht,

    qe nga ’97 e ketej .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje