Fino: E mbështes kandidimin e Veliajt, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për Tiranën

30 Janar 2019, 10:53Politika TEMA

Një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, ish kryeministri Bashkim Fino, shprehet pro rikandidimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë ne krye te Tiranes. 

Në një intervistë për “Mapo”, Fino vlerëson punën e Veliajt në Bashkinë e Tiranës teksa e cilëson të pakuptimtë zhurmën mediatike.

 “Unë jam një nga ata që e mbështes Erion Veliajn. 

Ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. E meriton të kandidojë në zgjedhjet e tjera. 

Kanë folur shumë personalitet të PS-së për këtë. 

Nuk e kuptoj pse bëhet kjo zhurma në media për kandidimin e tij. Bëhet fare kot ky debat, sepse procesi i diskutimit brenda PS-së do të bëhet njësoj si për bashkitë e tjera”, ka thene Fino. 

Deklarata e deputetit socialist janë në një linjë edhe me ato të zevendeskryeministrit Erjon Braçe dhe ministrave Pandeli Majko, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka etj.

1 komente në “Fino: E mbështes kandidimin e Veliajt, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për Tiranën”

  1. albi says:

    respekte per ty…po me thuaj vetem nje gje te jashtzakonshme te Erjon Veliajt…mos na e beni supermen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje