Historia e panjohur: Vajza durraske imorale K.S., spiunoi hebrejtë tek gjermanët që të shpëtonte dashnorin e saj komunist

27 Shtator 2021, 11:00Politika TEMA
Historia e panjohur: Vajza durraske imorale K.S., spiunoi hebrejtë tek

Historia e panjohur e hebrejve në Shqipëri në periudhën e Luftës 1939-’44, sipas dokumenteve të arkivave. Si u spiunuan ata nga “vajza durrsake imorale” dhe si u mbrojtën ata nga politikanët e autoritetet zyrtare të larta të asaj kohe, si: Mehdi Frashëri, Qazim Mulleti, Shaqir Preza, Javer Hurshiti, Engjëll Çoba, etj, duke i pajisur me dokumenta false

Nga Dashnor Kaloçi

Data 27 janar ka hyrë tashmë në kalendar si një ditë përkujtimore ndaj genocidit që iu bë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si e tillë ajo përkujtohet në mjaft vënde të botës në nderim të milionave hebrejve që humbën jetën kampeve naziste të shfarosjes në masë. Dhe një nga ato vënde që duhet të krenohet për mbrojtjen që iu bëri herbrejve, padyshim është dhe Shqipëria, pasi është shumë i njohur fakti se gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, pothuaj asnjë nga rreth 1800 hebrejtë që ndodheshin asokohe në Shqipëri, nuk iu dorëzua autoriteteve pushtuese gjermane, ashtu siç ndodhi fatkeqësisht në disa shtete të tjera të Europës Lindore të pushtuara nga nazistët, si në Bashkimin Sovjetik e Poloni, ku rreth 4 milionë hebrej përfunduan furrave të krematoriumeve.

Por, ajo që është më thelbësorja e këtij fakti, hebrejtë që ishin në Shqipëri nuk u morën në mbrojtje vetëm nga familjet e thjeshta shqiptare, që i strehuan ata në shtëpitë e tyre, por ata u morën në mbrojtje edhe nga të gjitha qeveritë shqiptare të asaj kohe, nën pushtimin italian e gjerman. Kështu shumë politikanë të njohur të asaj periudhe, si: Mehdi bej Frashëri, Ibrahim bej Biçaku, Fiqëri Dine, Mihal Zallari, Engjëll Çoba, Javer bej Hurshiti, Qazim Mulleti, Mehmet Gani e të tjerë ministra, antarë të regjencës, deputetë, prefektë, kryetarë bashkish, apo funksionarë të tjerë të lartë të administratës së shtetit shqiptar të asaj kohe, jo vetëm që i morën në mbrojtje hebrejtë, duke i pajisuar ata me dokumente false si shtetas shqiptarë, por ata shpeshherë hynë në konflikte të thella edhe me autoritetet gjermane që kërkonin me çdo kusht arrestimin dhe eliminimin e tyre fizik. Veç të tjerash, për veprimtarinë e hebrejve në Shqipëri gjatë viteve të Luftës (1939-1944) dhe mbrojtjen që iu bë atyre nga qeveritarët e lartë të asaj kohe, flasin më së miri edhe mjaft dokumente që na janë vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, një pjesë prej të cilave ne po i publikojmë në këtë shkrim.

Nënprefekti i Kavajës u jep dokumente false hebrejve

Po cilët ishin disa nga hebrejtë që u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga kishin ardhur ata në vendin tonë, ku ishin shkolluar dhe me çfarë aktiviteti merreshin ata në qytetet kryesore të vendit ku ishin vendosur? Për këtë bëhet fjalë në një dokument të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Prefekturës së Tiranës, i cili mban datën 15 maj 1944, dhe që është firmosur nga Drejtori i Policisë Qendër, Shaqir Preza dhe Prefekti i Klasit I-rë, i Tiranës, Qazim Mulleti (AQSH F.252 V. 1944 D. 225. fq.57). Ky dokument, në të cilin jepen me hollësira të gjitha të dhënat dhe aktiviteti i disa hebrejve, të cilët janë arrestuar nga komanda gjermane në datën 16 prill të vitit 1944, i drejtohet Zyrës Politike të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë lidhur me aktivitetin e atyre shtetasve me kombësi hebraike dhe qëndrimet e tyre politike. Në atë dokument midis të tjerash shkruhet:

“Në gjegjie të sipërmes, kemi nderin t’Ju lajmërojmë, se çifutët t’arrestuem më datën 16 prill të k.v. nga ana e Policisë Gjermane në bashkëpunim me organet e kësaj Zyre, me datë 30 prill të k.v. nga ana e Policisë Gjermane, të shoqnuem, janë dërgue nga ana e Strugës e Bitoljes (Manastirit) në drejtim të padijtun. Nga hetimet e imta të zhvillueme nga kjo Komiseri, na rezulton si vijon:

1) Çifuti Sallomon Salltiel, i të vdekunve Isak e Matilda, lindun më 1915 në Shkup, banues në Shkup, nështetas i ish-Jugosllavis, ka ardhur në Shqipni në 10 Fruer 1943 tinzisht, tue kalue kufinin bullgaro-shqiptar në Ferizaj abuzivisht, mbasi nuk ishte i pajisun me pashaportë të rregullt ose të ndonjë tjetër dokument udhëtimi. Në Ferizaj, i mshefun ka qëndrue dy muaj, por nga autoritetet e vëndit asht diktue dhe kap e internue në Kavajë, ku ka qëndrue deri në kapitullimin e Italisë. Nënprefekti i Kavajës, zoti Mehmet Gani (Qani) më datë 17.12.1943 me Nr. Extra, i ka lëshue një letër idenditeti në emën false, SALI ISA SALTIEL. Ky letër idenditeti e përmban edhe fotografinë e Sallomonit si dhe vulën Zyrtare të N/Prefekturës në fjalë. Përveç kësaj, Bashkija e Tiranës-Zyra e Shëndetësisë, më datën 12.VI.1943, me Nr.2021 i ka lëshue një letër idenditeti, po në emën fallso Sali Isa Saltiel. Këtu në Tiranë, Sallomoni asht marrë me tregtina të vogla.

Përveç kësaj asht marrë edhe me shitjen e monedhave italiane (Lireta), të cilat të holla ja dërgonte një farë Dervish Jahi, tregtar nga Shkodra me anën e një shoferi nga Shkodra që quhet Qamil Gali, me shërbim pranë shoqërisë automobilistike transportesh “Çurçija” në Shkodër. Bankënotat në monedha Italiane, Dervish Jahi i paska ble prej njërzve të ardhun nga Mali i Zi dhe sipas marrëveshjes që paska me Sallomon Sallitelin, këto të holla me shoferin e naltëpërmëndun ja dërgonte në Tiranë. Sallomoni këto monedha Italiane ia shiste Italianëve, të cilët po ktheheshin në Itali. Në vijën politike nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonjë gja, megjithse Sallomoni asht i dyshimtë”. Pas të dhënave për Sallomon Saltiellin, i cili është ndihmuar nga n/prefekti i Kavajës dhe Bashkia e Tiranës, duke u pajisur me dokumente false prej tyre, po në atë dokument jepen edhe të dhënat e disa hebrejve të tjerë, si Samiko Salltiell, Jakov Gatenjo, Haim Matallon, Matilda Matallon dhe Ester Matallon, të cilët, siç bëhet e ditur aty, janë arrestuar nga policia gjermane dhe janë dërguan në drejtim të paditur prej tyre.

Vajza durrsake K. S. spiunoi hebrejtë

Po në ç’rrethana u arrestuan hebrejtë për të cilët bën fjalë dokumenti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Prefekturës së Tiranës, i cili mban datën 12 maj 1944 dhe kush i spiunoi ata tek gjermanët? Lidhur me këtë, po në atë dokument të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, midis të tjerash shkruhet:

“Arrestimi i të naltpërmendunve ka ndodhë në këtë mënyrë: Një vajzë e qyejtuna K.S. (në dokument jepet emri dhe mbiemri i plotë i saj. Shënimi ynë) nga Durrësi, tash banuese në Tiranë, më datën 15 të Prillit, u paraqit në këtë Zyrë tue thanë se çifutët e nalt-përmëndun, zhvillojnë veprimtari spiunazhi, se ata kanë shumë të holla në monedha të hueja, stërlinga e dokumenta kompromentuese. Kejo Zyrë, thanjet e kësaj vajze i muarr parasysh edhe disponoj, që me datën 16, d.m.th. me nesermen, nga organet e kësaj Zyre të bahet një kontroll i imtë në banesën e tyne edhe ne rast pozitiv të veprohet n’arrestimin e tyne. Kur organet e kësaj Zyre, vajtën në banesën e çifutëve të përmëndun, aty gjetën Policinë Gjermane të Komandës SS në veprim e sipër.

Me ardhjen e Policisë Shqiptare, Policija Gjermane jo vetëm që nuk kundërshtoj veprimin e Policisë Shqyptare, por përkundrazi i asht lutë që në bashkëpunim t’i vazhdojë veprimet. Organet e kësaj Zyre, me qenë se Policija Gjermane veprimet ma parë i kishte fillue edhe çifutët e nalt-përmendun nga Gjermanët, ishin ndalue edhe grumbullue në një qoshe t’oborrit, pranuen bashkëpunimin e propozuem edhe veprimet e mandejshme bashkarisht u zhvilluen. Në kontrollin e bamun, përveçse letrave në gjuhën Malazeze me karakter tregtare, ndonjë gja tjetër nuk u gjetë. Ne përkuizimin personal të Sallomon Salltiel-it u gjet një shumë të hollash si vijon: gjithsej 10.300 franga shqiptare e 11.000 lireta italiane. Për këto të holla dha spjegime Sallomoni se janë të Dervish Jahit, tregtar nga Shkodra…

Të hollat në fjalë u sekuestruen nga Policija Gjermane, mbasi veprimi ishte fillue nga ata. Nga hetimet e ma-pastajshme, rezulltoj se, vajza K.S. përveç lajmimit që kishte ba në këtë Zyrë, njikohesisht kishte lajmue edhe komandën e Policisë Gjermane SS, Komandën e Regjimentit të Gjindarëmrisë “Kosova” dhe Komandën e Rrethit të Mbrendëshme të Gjindarmerisë, edhe kështu vajza në fjalë ka shkaktue një konfuzion. K.S. këtë gjë e ka ba me qëllim, që të shpresonte në shpëtimin e dashnorit të saj komunist J. K. (në dokument jepet emri dhe mbiemri i plotë i tij. Shënimi ynë), i cili nga organet e kësaj Zyre, më datën 14 Prill të k.v. ishte arrestue si pjesmarrës në vrasjen e nji Nënoficeri e nji Agjenti të Policisë. Edhe vajza në fjalë asht me ndjenja komuniste dhe imorale, por tash për tash nuk asht konstatue nëse zhvillon ndonjë aktivitet komunist. Sa sipri Ju parashtruem për njoftim e në gjegje të sipërmes”.

Drejtori i Policisë së Qëndrës (Shaqir Preza.d.v.).

Pra, siç shihet edhe nga dokumenti i cituar më lart, shkas për arrestimin e gjashtë shtetasve me kombësi hebraike është bërë një vazjë e re komuniste nga qyteti i Durrësit, e cila i ka spiunuar ata në Komandën Gjermane, duke shpresuar se ata do t’i lironin të dashurin e saj komunist, që ishte arrestuar për pjesëmarrje në një atentat kundër një agjenti të policisë.

Urdhëri i Qazim Mulletit: Lironi hebrejtë

Po cili ishte fati i mëtejshëm i hebrejve që u arrestuan nga gjermanët, pasi ata ishin spiunuar nga një vajzë e re me origjinë nga qyteti i Durrësit dhe banuese në Tiranë? Për këtë gjë në dokumentet që disponojmë nuk bëhet e ditur, por aty flitet për dy shtetas të tjerë me origjinë hebraike, të cilët janë liruar nga burgu me vendimin e një komisioni të posaçëm të kryesuar prej Prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti. Në atë dokument arkivor, që mban datën 9.6.1944, shkruhet:

“Shteti Shqiptar, Prefektura e Tiranës. Zyrës së Burgut e për njoftim: Komandës Qarkut Gjind. Komiseris Policis Tiranë. Ju njoftohet se komisioni i posaçëm i mbledhun pardje me 7 të k.m. nën Kryesinë e Titullarit të kësaj Prefekture, vendosi qi të reshtuemit Sallomon Tashi e Mina Roshi nga Durrësi, të lirohen me garanci, mbasi nuk kishin fakte për t’i u referue Gjyqit dhe me qënë se bani konviksion se nuk janë persona të rrezikshëm që lenia e tyre e lirë të damtojnë qetësinë publike. Lutemi prandaj që mbassi të sigurojën si garantë ndojë person të ndershëm të njoftun me sjellje të mira morale dhe politike, të shoqnohen në këtë Prefekturë, ku mbasi të redaktohet akti i garancisë, do të lehen të lirë.

Prefekti i Klasit të I-rë Qazim Mulleti d.v.”

Ministri Çoba: lironi hebrejtë

Në dokumentet e tjera arkivore, ku bëhet fjalë për veprimtarinë e hebrejve gjatë periudhës së Luftës (1939-1944) në Shqipëri, ndodhet edhe një korrespodencë ndërmjet Prefektit të Shkodrës, Javer Hurshiti, dhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Engjëll Çoba. Në ato dokumente flitet për arrestimin e katër hebrejve në qytetin e Shkodrës, nga ana e gjermanëve, dhe ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare për lirimin e tyre. Kështu, në datën 2 maj 1944 (ora 11.55) Prefekti i Shkodrës, Javer Hurshti, me anë të një telegrami njofton Ministrinë e Mbrendshme në Tiranë, duke i shkruar:

“Informohemi se Komanda H.S. Hausding ka arrestue katër ebrej prej Prishtine dhe me qëndrim në këtë qytet. Thuhet se këtynë u janë kërkue njëmijë napolona ar për lirim”. Pas marrjes së këtij telegrami, ministri i Punëve të Brendshme, Engjëll Çoba, i ka bërë një telegram Prefekturës së Shkodrës, ku kërkon të dijë se shumën e napolonave të arit e ka marrë Prefektura e Shkodrës apo komanda gjermane.

Dhe pasi njoftohet nga Prefekti Hurshiti se ajo shumë është marrë nga komanda gjermane, ministri Çoba ka lajmëruar menjëherë Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, e cila kishte dhe autoritetin e duhur ligjor për të kontaktuar me Komandën e Përgjithshme Gjermane në Shqipëri. Në njoftimin e ministrit Çoba drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, pasi jepet fjalë për fjalë njoftimi i Prefektit Hurshiti për arrestimin e katër hebrejve dhe shuma që u është kërkuar për t’i liruar nga burgu, më tej shkruhet: “Prandaj lutemi të keni mirësinë me ndërmjetësue ku duhet qi autoritetet ushtarake Gjermane të mos ndërhyjnë në punët e mbrendëshme t’onat, vetëm ndër raste qi kanë të bëjnë drejt për së drejti me ushtrinë Gjermane”.

Pas këtij njoftimi të ministrit Çoba, duket se Ministria e Jashtme në Tiranë ka reaguar menjëherë pranë Komandës së Përgjithshme të Gjermanëve po në Tiranë, gjë e cila bëri që katër hebrejtë e arrestuar të liheshin të lirë. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga telegrami i Prefektit Hurshiti, i cili, më 4 maj 1944, njofton Ministrinë e Brendshme, duke i thënë se Komanda Gjermane në Shkodër i la të lirë katër hebrejtë, mbasi ata paguan gjobën prej 60 000 franga shqiptare. Por edhe pas këtij njoftimi, Ministria e Brendshme duket se nuk është e kënaqur me faktin që hebrejtë janë liruar, pasi kanë paguar para, dhe me anë të një telegrami tjetër, që mban datën 6 maj 1944, ajo ka reaguar përsëri pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në atë telegram shkruhet: “Kemi nderin me Ju informue se Prefektura e Shkodrës me telin shifër Nr. 191/2 res. d.5 vazhduesit na raporton se, Komanda Gjermane e atjeshme S.D. Hausding. Më datën 2 të k,m. ka arrestue 4 Ebrej prej Prishtine e me qindrim në Shkodër. Më datën 4 të k.m. mbassi u ka marrë një shumë prej gjashtëdhetmijë (60000) fr.shq. i ka lanë të lirë. Prandaj sa sipri lutemi të kini mirësinë me ndërmjetsue ku duhet qi Autoritetet ushtarake Gjermane të mos ndërhyjnë ndër punët e mbrendshme t’ona, vetëm ndër raste qi kan të bajnë drejtë për së drejti me ushtrin gjermane”.

48 komente në “Historia e panjohur: Vajza durraske imorale K.S., spiunoi hebrejtë tek gjermanët që të shpëtonte dashnorin e saj komunist”

  1. vang says:

    Deri tani trumbetoni ,me te vertete ,se shqiptaret i kane mbrojt hebrenjte dhe nuk ja kane dorezuar gjermaneve . KALOCI na gjen tani nje rast te vecuar dhe na e sjelle se kushedi cfare.Po mire o derezi per mburrje jane keto qe shkruan apo do besojme ne qe ketu kemi te bejme me imorale dhe komunist.E di se sa na e mbushe mendjen o Kaloc KALEC.

    1. Bureto says:

      Përkundrazi D. Kaloçi me këto dokumenta do të na tregojë, se të ashtuquajturit “kolaboracionistë”, shtetarë të lartë kanë ndihmuar dhe kanë dhënë urdhëra për t’u liruar nga burgjet hebrenj të kallxuar nga vajza që donte të ndihmonte të dashurin komunist, duke i shpëtuar hebrenjtë nga gjermanët. Pak është kjo. Qëllimi këtu nuk është të tregohet problemi i vajzës, por të dalë në pah me fakte dhe dokumenta, veprimi i shtetarëve shqiptarë që ashtu si dhe shumë qytetarë te thjeshtë shqiptarë i mbrojtën hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, duke pasqyruar klshtu një anë pozitive të karakterit të shqiptarit, e vlerësuar kjo lart nga të gjitha kombet.

      1. VFLP says:

        Epo keta KOLABORACIONISTET i kishin miq e bashkepunetore nazistet, keshtuqe keta mund te futeshin miq te gjermanet, per te shpetuar kete apo ate! Se ata te NacionalClirimtares nuk kishin si te futeshin miq te armiqte e tyre, apo jo!? Pra edhe nese ka ndodhur kjo, aspak nuk do te thote se keta “pusht-etaret” e kohes se pushtimit na ishin “patriote”, por ishin dhe mbeten KOLABORACIONISTE te fashizmit dhe TRADHETARE te interesave te Atdheut. Qeverite Kuislinge ne mbare Boten u denuan me vdekje dhe burgime pas Luftes dhe keshtu duhej dhe keshtu ndodhi eshe ne Shqiperi!
        More vesh o Bureto bythcpuari “P

        1. Edkari says:

          Edi Rama mundohej te ironizonte kolobariocionistet ne Shqiperi se gjate luftes hanin pula.
          Tashti ky qe eshte servil i bindur i amerikaneve na i solli ata qe hanin pula me
          amerikanet ne Afganistan.
          Dolem nga tema-ishim ke hebrenjte qe i shpetuan gjermanit dhe nuk i shpetuan dot Enverit.
          Jane disa hebrenj qe vdiqen ne burgjet komuniste ne Shqiperi e vdiqen ne menyre misterioze.
          Edi Rama te gjej se ku i kane varret keta hebrenj e mos te na tregoj peralla me Zahon.

    2. Lasgushi says:

      Jo or jo,ky QENEF qe ben kete shkrim,ka 30 vjet qe vjell vrer kunder Shqiperise dhe popullit shqiptar.
      Ky ZARBE mundohet qe edhe nje veprim te supervleresuar e unikal ne bote sic eshte mbrojtja e hebrenjve 39 45 ne Shqiperi
      Do qe pa tjeter,ta zbehe e Venice ne sy te te huajve.Duke ja atrubuar,ato veprime brilante,kolaboracionisteve fashiste shqiptar,te asaj kohe.
      Ekzistojnr parversitet te cdo lloji,por Pervers kombetar historike e politik,vetem ky Dashnor Kaloci,eshte ne ruzullin tokesor.Dhe Merua ka durimin dhe e boton akoma.

  2. Klimax says:

    Sa qenke lodhur more sharlatan per te na treguar se “fajtore” ishte “vajza imorale, dashnorja e komunistit” per arrestimin e hebrenjve nga policia shqyptare ne bashkepunim me komanden gjermane!!!!
    Nuk e kupton more vemje apo ben sikur nuk kupton se qeveria kuislinge i sherbente me perulje dhe zbatonte me perpikmeri urdhrat e prera te komandatures gjermane, ishin pra vegla te tyre per mbeshtetjen 100% te forcave naziste ne spastrimin e cdo levizje per liri apo te cdo simpatizanti anti-nazist dhe ne vecanti te banoreve hebrenj te futur ne territorin shqiptar mbas pushtimit te Jugosllavise e Greqise nga gjermanet!
    Me kapitullimin e Italise dhe pushtimin e Shqiperise nga gjermanet, asnje hebre nuk qarkullonte me i lire ne Shqiperi i “mbrojtur” nga qeveria kuislinge. U fshehen maleve ne familje fshataresh, megjithe rrezikun e kercenimet per gjenocidin e tyre nga qeveria kuislinge ne emer te komandatures gjermane!

    1. e, si says:

      Per mu je palaço, mashtrus dhe i paguar per kete shkrim

    2. X says:

      Perse te mos themi te verteten? Vajza ka qene imorale dhe komuniste

      1. vang says:

        Cila eshte vlera per ta thene kete edhe sikur te qe e vertete kur ne teresi shqiptaret i mbrojten hebrenjte?A e kupton ore X???Edhe sikur te qe imorale(mortja qe su ha)dhe se i dashuri te qe komunist.Ata kap truri nje gje kaq te thjeshte??Apo i marrim breket e motres dhe ja tregojme komshinjve??? He X si thua????

        1. X says:

          Them qe komunistet kane qene imorale pa bes e fe

          1. opa opa says:

            Natyrisht o X qe komunistet kane qene imorale, prandaj shkerdhyen tet’eme, ate kurven e fshatit dhe keshtu linde ti, nje bastard me tru sa te peshkut …

  3. jon says:

    Faleminderit Tema. Pavaresisht nga titulli sensacional shume te verteta tregohen. Pavaresisht se “dokumentet” e publikuara jane jo te plota perseri thote shume te verteta . Para provon pa diskutim se flasim per kontrabandite cifute qe levizin lart dhe poshte dhe nje perendi e di pse.
    Pse sna tregojne per keta cifute se , nga vinin , ku do shkonin, ku i gjetet keto para etj etj. Qeveria lokale me te drejte i arreston per kontabande dhe sigurisht Gjermanet si zote te vendit ne ate kohe ben ate qe thote ligji. C’fare duhet te benin ndryshe? Gjithashtu nga ana praktike keta kontabandiste me shume para jane shume rrezik per vendin sepse kane fuqi te madhe mashtrimi dhe korrupsioni. Ku eshte hollokosti ketu? Por njerezit akoma se kuptojne se kush jane ne me te vertete cifutet. Te pakten te kuptojne se sjane si asnje rrace tjeter. Armiku nr i tyre jam une edhe ti dhe per kete jam i sigurte.

    1. i relaksuar says:

      Sa klase shkolle ke mor e derdimen!?

      1. Illyrian says:

        Shkollë?
        Sa dhi, apo dele ke , thuaj

  4. fantoma says:

    Edhe një përrallë akoma alla shqipoje, rusët i prenë kokën kuçedrës naziste, por “dorëzuan hebrejtë” (?!), ndërsa kuislingët shqiptarë që “hanin, pinin e flinin” me nazistët, mbrojtën hebrejtë… (???!!!) Pirdh të shfyhesh o Kaloç …, çdo na servirësh akoma…???!!! Pse nuk i botoni komentet e mia, si gazetë “demokratike” që jeni…???!!!

  5. Rubin says:

    Zoti Kaloci.E verteta e treguar permes fakteve mund te jete e hidhur per disa te cilet ne kokat e tyre ndertojne keshtjella ne ajer.Para fakteve kokeforta cdo kush duhet ta mbylle gojen,perndryshe,te faktoje te kunderten e asaj cka ju shkruani.BRAVO.

    1. ik ere pirdhu says:

      Fakti eshte se ti je RROT CARI! Kete e deshmon dhe Koloc Kaloci uahahahahahaaaaaaaaaaaa

  6. BOHOTINA says:

    Po fol o kaloc dhe ndonjehere ne jeten tende, pro vendit tend.

  7. Tonny says:

    Shkrim kot. Kujt I sherben

  8. blerta says:

    Dashnor ke emer prostitute prandaj flet idjotizma…
    Hera e pare qe degjojme qe komunistet nuk i donin cifutet, megjithate sioniste do te mbeten gjithmone se jane vrases, cfar te mire kemi pare ne nga keta qe u shpetuam jeten, cfare investimi kane bere ne vendin tone, prandaj jane cifut dhe kete e meritojne…

    1. Peço says:

      Ah moj Blerta, si qënke ti! Vallahi, të jetoje në atë kohë, Hitleri as që kishte për ti hedhur sytë nga Eva Braun, por do të përulej me reverancë përpara bukurisë tënde. Dhe do të puthte në ballë për atë mëndje të “ndritur” që më paske…
      Kot nuk thonë, se nuk ka gjë më të vështirë se të dallosh ndryshimin midis një nacional-socialisti gjerman të kohës së hitlerit me një komunist shqiptar të kohës së Enverit.

      1. VFLP says:

        Nese Blerta eshte kokrra e idiotes, ti mor Peco je kokrra e maskarait, mor piseveng ?

  9. astrit vetiu says:

    Marina kunder rrjedhave te mesit te vitit 44, ne fakt zgjidhje e vonuar me bashkepunim te hapur dhe franga ari,kur ng valet e radiove vinin lajmet e terheqjes se SS kudo ku beheshin beteja.
    Pallavra te sforcuara , me ngjarje te botes njerezore.

  10. grate tiranse says:

    Kush ashte kjo vajze komuniste dhe imorale? sipas shkrimit, cifti ne foto eshte dajua im me gruan clidhje ka kjo foto me shkrimin?

    1. Peço says:

      Hidhe në gjyq gazetën, zotëri, dhe kërko një dorë të mirë paresh. Le ti djeg bytha mirë Mero Bazes që boton çfarë ti dojë trapi pa më të voglin kontroll.

  11. Jimi says:

    Ke te drejte Jaran Kaloci! Prandaj mbas clirimit te vendit komunistet filluan persekutimin ne mase te hebrejve!? Nuk lane kembe “cifuti pa ngujuar ” ne konviktet e universitetit te Tranes ! Nuk lane institucion shteteror pa “detyruar cifutet ” te punesoheshin ne “pune te detyruara” si bankiere, inxhinjere, profesore, mjeke e tjera ! Mjere ata “cifute” c’;kane hequr nga ai rregjim, pa le vajten dhe i detyruan te beheshin edhe anetare partie (komuniste)!? Nashi e kuptonj une pse parlamenti izraelite i ka dhene Shqiperise medaljen e (mos)mirenjohjes!?

  12. KOZi says:

    Ore po perse comentuesit merren me shkruesin e artikullit dhe nuk merren me temen. Ne rast se i referohet dokumenteve te arkivit cfare ka ketu per kundershtime. Gjeni juve dokumente tjera, arkivi eshte i hapur, kini deshire,kohe e durim te studioni,shkoni ! Akoma nuk kini dijeni qe Cifutet jane ndjekur e vrare ne Rusine Komuniste me perpara se tek Gjermania Naziste !? Akoma nuk kini dijeni qe Marreveshtja Molotov- Ribentrop ka patur edhe nje pike per ndarje te Polonise.Po lufta e Spanjes si mbaroi me fitore te Frankos , epo ishte te marreveshtje edhe kjo ,,,nejse se dolem nga tema! Ka mundesi qe comentuesit shqetesohen pikerisht se studiuesi i di me emer e mbiemer te plote personazhet, epo kete ka studimi…..tung

    1. Gent says:

      O KOZi…mesoje se Bashkimi Sovjetik dhe Stalini ishin te paret qe mbeshteten krijimin e shtetit te Izraelit. Injoranca jote eshte e njejte me injorancen e Kalocit, qe ka gjetur menyren si te nxjerre buken e perditshme. Sa kohe qe fondacione perendimore i japin para Kalocit per te share komunizmin, ai kete do beje. Se nuk di ta shaje me fakte, kjo eshte tjeter gje.

  13. Lini says:

    Per aq sa ndihmuan shqiptaret,RESPEKT!
    Per aq sa shpetuan,RESPEKT!
    Nuk ka rendesi se ishin cifute,apo te tjere.
    Rendesi ka qe shpetuan.
    Ne fakt dikur a pasur ca vlera te mira njeriu shqiptar.
    Sot sheh vetem helm dhe percartje haliciunaniste,sharje dhe percmim te vetes dhe njerezve shqiptare.
    Nuk keni pse shani ca vlera te mira te dikurshme.

  14. Ivan i madh says:

    O idiot Kuloqia si nje i bashkepuntor i 55es te re(Tema) pse si jep te gjitha dekumenta si jane realist e jo ti censurosh. Se ajo qeveri kuislunge nuk mund te mban te ebrenjte se ju dogji se shpirti se ajo nuk mbronte shqipetaret e jo ato po pse sthua sa paguan ne flori. Po fraza me idiote është se Policia gjermane ju lutem me dore ne zemer policise kuislunge që te bashkepunonin kur gjermanet ishin nje fuqi e madhe që mban te ne kembe kete qeveri kuislunge te prinderve te tu o Kuloqia.E jo po mos u zbythen e i kerkuan falje per kete veprim sipas teje prinderve te tu tradhetare. Tani besoni keta mender historiane qe kane bere vend tani tek 55 sa re(Tema) se F. Balliut ju mbaruan leket dhe ska mundesi te paguaje keta minj halesh si shkruesi i ketij artikulli.

  15. Landi says:

    Qemto,Kaloc,edhe trimerite e diteve tona,S’te kemi pare ne kesi rastesh,apo je vetem per te gervishur halene?Po a ke veshur doreza,se te vjen ndohtja edhe ne rrobat e tua?Sec jeni disa ju,te sojit tuaj qe,nje gje te mire po te vereni,keni deshire ta perdhosni.Gjej ore i uruar,gjyhnataret qe po e permjerin Shqiperine dhe beji te percmuar!Ato pak vlera qe kemi,leri te rriten se te bejne mire edhe ty,nese je shqiptar!

  16. Nik says:

    Komentuesi Kozi pèrkrah Kaloçin dhe na udhèzon tè merremi me gazetèn .Qeveria kuislinge ishte pro fashizmit dhe nazizmit dhe pik,pèrsa ju takon çifutève janè trajtuar mir nè kohèn e luftès por edhe mè mir mund tè trajtoheshin nè komunizèm sepse i njohim dhe jemi rritur me disa prej tyre .Kaloçi meqènse èshtè abonuar nè arkivat e shtetit na ka marr njè episod tè njè femre qè ka kallzuar çifutèt por do tè dèshiroja tè ishte mè i qart nqse ka dokumenta mè konkrete .Nder dhe respekt pèr çifutèt si dhe shqiptarèt e internuar nè kampet naziste.

    Tè ndihmojm Kaloçin me spiunimet e ballistave nè Vlorè.Unè nuk e kam pèrjetuar luftèn sepse nuk kisha lindur por gjyshi im kujtonte me lotè nè sy gjithmon humbjen e vèllait tè tij 22 vjeç 1943 i njèsiteve guerrile vlorè .Ishte plagosur dhe familja e tè nderuarit ish prokurorit A, çela nè Vlorè nè rrugèn Zhysten Godar – vendosèn jetèn e tyre nè rrezik dhe strehojn nè shtèpi e mjekojn pèr disa ditè dhe njèsiti guerril i pèrgatit njè pasaport fallco pèr ta shtruar nè spitalin e Vlorès dhe kètu ndodh tragjedia.Njè spiun nga familje ballistash me mbiemrin Q,,,i spiunon tek fashistat se nga ajo shtèpi do tè vij njè karrocè qè do tè marr njè partizan tè plagosur dhe do ta shoqèroj nè spital ,porsa ka dal nga shtèpia nè rugèn Zhysten Godar forcat fashiste qèllojn pèr vdekje 22 vjeçarin i cili humbi jetèn.Pèr fatin e mir njèsiti guerril nè vlorè nè kohè rekord mèsuan se kush spiunoj dhe i kryen atentat ballistit duke e vrarè,dmth,spiunimi i njè ballisti ndaj partizanit ,kjo pra ishte pèr Kaloçin .

  17. Lisi says:

    O Koliq,me kujtove nje shprehje popullore qe babai im ,rahmet past, e perdorte shpesh:
    “SE KE FAJIN TI O MIK ,POR KAM VETE SHPIRTIN E LIG”!
    Kete ”llogjiken” tende e perdora une ne nje bisede me nje Prof. ne Uneversitetin e Barit ne veren e vitit 1991.
    Besoj qe Ju kujtohet exodi i shume te rinjeve, edhe universitar, mbushen, ose u kacavirren ,duke mbajtur njeri tjetrin, mbi Vaporret e
    ” mbingrkuar” ! Shume miq , mbas disa muajesh, me kerkuan qe te takohesha me femijet e tyre ne Bari ,dhe kur kur te kethehesha t’u sillja ndonji haber. U takova me ata te rinje qe munda ne hollin e hotelit qe kisha rezervuar!
    Djemte ,tashme emigrant, i shoqeronte nje prof. qe permenda me larte! U ndjeva krenar kur Profesori foli me vleresim absolut per djemte!
    Mbasi diskutuam gjate , mu duk me ved te vleresoja ate pritje te jashtezakoshme te qyte tarve te Barit per emigrantet, por njekohesisht, shpreha keqeardhjen per ato raste qe disa nga keta emigrant jane sjelle si kriminel.
    Prof. u pergjigj:” Vlera e nje kombi matet me figurat e medha qe ai ka nxier!” Dhe diskutuam per Nene Terezen, Skenderbeum, Michel Angelon,Dante Aigerin ,etj.
    Prof. i nderuar kishte te drejte dhe per vleresimin e te rijeve qe ishin ne ate bisede-“Jane mbi nivelin mesatar te moshatarve Italian ” -ishin fjalet e tij. Dhe koha i dha te drejt atij.

  18. leka says:

    Titull i ndyre. Kush e verteton qe vajza ishte imorale? Ballisti qe shkruan? Njesoj si te lexojme dokumentet e mbas luftes ku armiqte e kriminelet e popullit jane po keta balliste….pasta “dashnori komunist” po ai person e shkruan….eshte shprehje e ulet e vulgare qe nuk mund te behej pjese e titullit sepse jane vleresime te nje personi te njeanshem persa i perket fakteve…ketu botohen si ar i kulluar…turp

  19. katarakti says:

    Nuk e di, por foto e ketyre 2 te rinjve me la nje pershtypje shume te mire. Krahasuar me nivelin çeçen te shqiptareve ne ate kohe, keta ne foto dukeshin si nje çift europian. Shqiptaret e arriten kete pamje dhe kete qyteterim vetem ne vitin 1970.

  20. Osman Velja says:

    Po shoh qe ata shqiptare te mjere, qe e kane te helmuar trurin pertej cdo shelbimi nga komunizmi, nuk duan t’i pranojne faktet, dokumentet historike, nese ata bien ndesh me dogmen, qe u eshte mesuar ne shkolle ne vitet e komunizmit.E sulmojne me fjalor parlamentar Dashnor Kalocin vetem se ka publikuar ne menyre integrale duke nderruar vetem inicialet e komunistes qe paditi hebrenjte. Kjome kujton te njejtin tip njerezish, qe sulmonin Kastriot Dervishin, kur botoi dokumentet perfshire edhe nje deklarate te Dulles ne mbledhje te byrose, qe provonin se Nexhmije Xhunglini (Hoxha) kishte qene anetare e Partise Fashiste Shqiptare!.
    Cdo gje qe shkruan Kalocci eshte e vertete. Komunistja spiune quhet Ora Kazazi nga Durresi. Dashnori i saj komunist vdiq ne Mathauzen,keshtu qe spiunlleku dhe shpifja per cifutet i shkoi kot. Pas vitit 1944 Ora arriti deri ne nivelin e drejtoreshes se Bibliotekes se Durresit dhe nuk u martua krre.Persa i perket moralit te komunistes Ora theksoi se ka nje raport te “Squadra Bon Costume” te kuestures Durres qershor 1943, qe e cileson Oren si femer me moral te dyshimte.Ky raport i skuadres kundra vesit te kuestures Durres ruhet ne arkivin e Ministrise se Brendshme, ndersa raporti i skuadres kundra vesit te Kuestures Tirane, raport i kunderfirmosur edhe nga kuestori Papalilo, qe ben fjale per femrat malazeze punonjse bordellosh, ku permendet edhe emri i Dulles, si biseksual eshte zhdukur. Ne raport krahas frekuentimit te bordellove nga ana e Dulles jepen edhe emrat e dy ashikeve te Dulles, Dem Xhepa (element antiitalian dhe anti zogist) si edhe mbiemri Qorraliu element pro zogist dhe anti italian, por per parrezikshmerine e te cilit jepte siguri eccellenza Fortuzi drejtor i entit SASTEB!

    1. informacion says:

      Kaloci ka gjetur nje dokument ku vertetohet nga Gestapoja qe nje person i quajtur Osman Velja ishte pederast, ndersa e jema e tij ishte kurve me pagese!
      Po ashtu Kaloci ka gjetur nje dokument shume origjinal, ku vertetohet se 10 hebrenj ishin anetare te qeverise kuislinge te Shqiperise dhe ishin ne sherbim te nazisteve!
      Keto dokumenta origjinale i ruan Kaloci ne xhepin e vogel te krahut te majte.

    2. Moisi Golemi says:

      Osman Velja është vetë Kaloçi. Dava ashiku.

    3. Moisi Golemi says:

      Osman Velja është vetë Dash Kaloçi. Punë ashikësh, me 20 emra.

  21. Albann says:

    Pra hebrenjte qenkan mbrojtur nga gjermanet?Shune edukative.Lufta e klasave vazhdon.Kaloqi ka zene vendin e hafijeve komuniste.

  22. piktori says:

    jo vetem bardhe e zi, edhe pse behej lufte, nuk liheshin pas dore politika,diplomacia, e ne rastin me te keq, edhe trafiqe e kontrabande,dihet hebrenjt
    gezonin goxha pasuri , do te shpetonin jeten e familjeve te tyre, e pa tjeter do te “sakrifikonin” pasurin per kete,

  23. Nuk më vjen turp që jam shqiptar,! says:

    “zemërgjerësia” për hebrenjtë gjatë luftës vinte nga monedhat e arit që paguanin hebrenjtë për t’të shpëtuar jetën e tyre, dhe jo nga humanizmi i pushtetarëve të kohës. Kur 4 hebrenjtë e liruar në Shkodër paskan paguar 60 000 franga shqiptare = 3000 napolona floriri tek gjermanët prefekti i Shkodrës me të drejtë shqetësohet sepse gjermanët kishin ndërhyrë në biznesin e tij dhe të eprorëve të tij. Asnjë shqiptar nuk i ka mbrojtur hebrenjtë për humanizëm por për të përfituar nga vështirësitë e tyre por për hebrenjtë që humanizmin nuk njohin as sot, ky veprim i duket mbresëlënës.
    Kur popujt e vendeve të pushtuar luftonin kundër Gjermanisë, hebrenjtë fshiheshin bashkë me paratë e tyre ku të mundnin duke pritur që të tjerët të luftonin për ta. Kjo është e vërteta sipas mendimit tim.
    E di që, ata që krenohen se janë shqiptarë (mua nuk më vjen turp që jam shqiptar por as mund të krenohem se jam pjesë e një populli që nuk i ka dhënë asgjë njerëzimit) do të mërziten por nuk më pëlqen kur ushqehen me lugën bosh.

    1. Berti says:

      Pikerisht!!!!e drejte

  24. Derrimaç says:

    E vërteta më e madhe e këtijë “derrimaç”Kaloçi apo shpifje,intrigë,broçkulla është kurrë citon medemek letrën më 16 prill të 1944 sipas tijë Jugosllavia ishte e shpërbër…
    1) çifuti Diplomon Salltien………………….nënshtetas ish_jugosllavisë…….
    Që këtu duket fallsifikimit që ka bërë “derrimaç”.
    Kush të dojë le t’a besojë.nuk dua të zgjatem veç do t’i uroja si nëna plak ..mallkuar qofsh e haram e paç bukën e kësaj toke.

  25. Nediri says:

    Eshte shkruar shume per shpetimin e hebjeve ne Shqiperi,por a kane paguar gje me flori hebrejte per documentet fallco qe kane marre?

  26. Nik says:

    Sallomoni ishte nenshtetas i ish-Jugosllavise? Ne vitet 40 ky muhabet? Jugosllavia u be ish ne vitet 90. I trillon vete historite Dashnori apo ja shkruan ndonje gomar tjeter?

  27. Nik says:

    S’qenka lodhur hic ai prefekti, nga Sallomon Isak Salltiel e nderroi ne Sali Isa Saltiel. S”dallohet hic qe eshte cifut.

  28. Nje mergimtar says:

    Eshte fakt i njohur boterisht se asnje hebre qe jetonte ne Shqiperi nuk u dorezua tek gjermanet,(me sakt nuk u perndoqen).Natyrisht ishte populli i thjeshte qe i strehoi e i mbrojti,ishin ata qe nuk i dorezuan tek pushtuesit.Sa per dokumentat me te cilat u paisen si vendas,ata i morren nga organet zyrtare te cilat i blene me te ardhurat e tyre,ky fakt sot mund te intrpretohet edhe si mbrojtje e kuislingeve “te meshirshem”Ata kuislinge nuk kishin meshire per shqiptaret qe vriteshin si komunista apo si kundershtar te fashizmit.Kaloci e kalocerit sot per te share komunistet e per te ngritur bashkepunetoret e fashizmit nxierrin te tilla peralla.Kushdo qe perkrah te tilla mbrockulla tregon se eshte i pa ditur.Per te share diktaturen e vendosur pas 1945-ses ka plot gjera te tjera,por lufta nuk u be per diktaturen komuniste,por ne emer te shqiperis se lire si cdo lufte e bere ne shekuj nga shqiptaret.Vuajtjet nen diktaturen “socialiste” s’kane asnje lidhje me luften.Bashkepunetoret e fashizmit u ndeshkuan ne te gjithe Europen,deri ne fillim te viteve 50-t.Per disa kriminel kunder Hebrejve edhe deri ne fund te viteve 80-t.Do te ishte ne nderin e sejcilit qe te mos hedhe balte mbi ata shqiptare qe sakrifikuan jeten per lirin e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje