REPLIKA/ I dëgjuat ç’thonë Valentina Duka, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj e Artan Fuga?

30 Janar 2019, 18:45Politika TEMA

Nga Edmond Çata, PhD.

Pse rithemelim të UT

Deklaratat e pedagogëve të UT konfirmojnë vetëm një gjë: Domosdoshmërinë jetike të rithemelimit të UT! Që studentët e sotëm e të ardhshëm, vetë shoqëria shqiptare, të shpresojnë për një universitet publik dhe arsim cilësor!

I dëgjuat ç’thonë për qeverinë eksponentët kryesorë të “Forumit për Autonomi” dhe të PD-së Valentina Duka, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Artan Fuga? Qeveria ka paralizuar dhe po shkatërron universitetin! Po denigron pedagoget! Po tallet me studentët! Nuk iu plotëson kërkesat e studentëve, nuk rri buxhetin, nuk përmirëson infrastrukturën! Është kundër universitetit të lirë dhe përbën rrezik për lirinë e universitetit!

I dëgjuat ç’thonë për universitetet Valentina Duka dhe Artan Fuga? Kanë mangësi! Por mos na kërkoni të jenë Harvard apo Oksford! Jo universitet kazermë, por të lirë dhe me demokraci universitare! Universiteti ka të meta dhe vese të rënda, por më mirë këto sesa diktatura. Shkenca, dija nuk bëhen me detyrim!

I dëgjuat çfarë thonë Duka, Fuga, Marku, Gjekmarkaj, apo Asambleja e UT, cilët janë përgjegjësit e gjendjes së mjeruar të universitetit dhe arsimit të lartë? Nuk janë fajtorë pedagogët! Është qeveria! Është cenimi i autonomisë dhe lirisë akademike të universitetit dhe pedagogëve! Janë VKM 777/781/783, Urdhrat 183/184/185, dhe Ligji 80/2015!

I dëgjuat ç’thonë Duka, Fuga, Marku se kush i jep fund kësaj gjendjeje të mjeruar të universitetit dhe arsimit të lartë? Vetë universiteti! Vetëm pedagogët janë shpëtimi! Edhe çështjen e plagjiaturave e zgjidhin vetë ata! Vetëm një model i ri universiteti! Vetëm anulimi i Ligjit 80/2015 të kundërshtuar që në fillim!

Studentë! Njerëz!

Mjafton t’i mbani vëth në veshë këto deklarata për të kuptuar se pedagogët e UT nuk po ngrenë zërin sepse ju dogj barku për arsimin cilësor, për universitetin cilësor, për kërkesat dhe interesin e studentëve, për të mirën e publikut dhe shoqërisë, për autonominë e universitetit, për dëmin e ligjit të arsimit të lartë, apo ato që bën apo nuk bën Edi Rama! Në vend që drejtuesit dhe pedagogët e mbledhur tek “Liria” të bënin një “mea culpa,” një katharsis të ndërgjegjes së tyre akademiko-profesionale, shkatërruesit ndër vite të UT dhe të arsimit cilësor thanë: Do hyjmë në grevë!

Po, po! Ata mund të hyjnë në grevë! Por, jo për ata qindra studentë që qëndruan rrugëve me ditë të tëra jashtë në acar kundër sojit të Nikollës e kompani që Artan Fuga i thurte lëvdata post-mortem! Jo për arsim dhe universitet cilësor! Nëse i futen grevës, kjo do bëhet vetëm për një qëllim: të mos vihen para përgjegjësisë për papërgjegjshmërinë profesionalo-shkencore si drejtues apo pedagogë, të mos iu dalë në dritë paaftësia akademiko-shkencorë; të mos iu prishet rehatia personale!

Studentë vs. Qeveri vs. Pedagogë të UT

Në betejën studentë-qeveri jam me studentët për arsim cilësor, jo me pseudo-studentët me axhendë politike! Qeverisja e sotme, të gjitha qeveritë e mëparshme janë përgjegjës për gjendjen e arsimit të lartë dhe universitetit. Jam kritik ndaj qeverisë, sepse arsimi cilësor nuk është detyrë vetëm e drejtuesve dhe pedagogëve të universitetit. Për shkak të rëndësisë për individin, shoqërinë, ekonominë, qeverisjen dhe vetë shtetin, garantimi i cilësisë së universitetit dhe arsimit është detyrë edhe e qeverisë! Ç’bën ose nuk bën një qeveri për cilësinë, i bën gjërat tamam apo gjysmake, i çon në drejtimin e duhur apo të gabuar, janë gjithnjë arsye për kritikë ndaj çdo qeverie! Ca më shumë për atë të Ramës!

Por në betejën pedagogë-qeveri nuk mund të jem me shkatërruesit e universitetit! Drejtuesit dhe pedagogët e universitetit publik mbajnë një përgjegjësi akoma edhe më të madhe se qeveritë për gjendjen e sotme të arsimit të lartë dhe universitetit publik! Janë ata, që me vlerat dhe besimet, qëndrimet dhe veprimet e kanë varrosur cilësinë e arsimit dhe universitetit! Ata kanë qenë dhe mbeten jo zgjidhja, por burimi i problemit dhe së keqes! Ata, as kanë qenë, as nuk ka shans të jenë zgjidhja! Le më të garantojnë, arsimin cilësor!

Sot ata bëjnë fajtor qeverinë, ligjin e arsimit të lartë! Pa pikë turpi dhe ndershmërie pretendojnë se qeveria iu paska rrëmbyer autonominë! Kjo është pandershmëria dhe gënjeshtra më e madhe! Ata “harrojnë” se një universitet e përmbush misionin e vet jo për shkak të “ligjit”, por prej standardeve dhe praktikave të shëndosha profesionale, akademike dhe shkencore. Ata “harrojnë” se fakti se sa cilësor është një universitet dhe arsimi i lartë, më shumë se nga ligji përcaktohet nga seti i vlerave, besimeve, mendësisë, profesionalizmit dhe praktikave të rektorëve, dekanëve, shefave të departamenteve, pedagogëve të thjeshtë. Ata harrojnë se një universitet, sado të “pengohet” nga qeveria apo ligji i ditës, në esencën e vet, sukseson apo dështon nga ajo që bëjnë ose nuk bëjnë drejtuesit dhe pedagogët e tij. Kështu që përpara se të vrapojnë për të akuzuar qeverinë, apo shpallur si fajtor ligjin e arsimit të lartë, drejtuesit dhe pedagogët duhet të sqarojnë më parë se e kujt është përgjegjësia, e tyrja apo e qeverisë, për të gjitha “hyneret” që janë denoncuar publikisht nga studentët apo mediat për titujt akademikë, aktivitetin shkencor, aktivitetin si titullar dhe mësimdhënien:

I kujt është faji për lëshimin e titujve shkencorë me punime ose plagjiaturë ose pa kurrfarë vlere shkencore? I qeverisë? I ligjit? Apo i Kuleve, Fugëve dhe të gjithë atyre që kanë bërë udhëheqësin shkencor, këshillat shkencore dhe oponentët shkencorë? Kush ju ka “detyruar” ju, kush dhe si ua paska cenuar lirinë tuaj akademike, kur keni vlerësuar dizertacione apo punime shkencore dhe dhënë “pass” punimeve badiava? Kush ju ka detyruar ju të mos kundërshtoni fiktivitetin dhe falsitetin në rigorozitetin profesional dhe shkencor? Kush ju ka detyruar ju të firmosni pa pikë turpi procesverbale që lëshojnë tituj shkencorë të pamerituar? Nuk ju ka imponuar qeveria, as ligji, por jeni ju vetë që keni bërë një masakër të tillë. Ka qenë dëshira juaj, vullneti juaj, vlerat, besimet dhe mendësia juaj joprofesionale, joshkencore, klanore, klienteliste, nepotike, të turmës dhe të servility që ka vendosur!

I kujt është faji për mungesën ose pseudo-botimet tuaja shkencore? Për konferencat shkencore fiktive? Për pseudo-revistat shkencore që zgjidhni të “botoni”? Kush ju ka penguar apo cenuar në lirinë tuaj akademike dhe shkencore që të bëheni pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar sipas fushës së ekspertizës individuale? Kush ju ka penguar ju dhe punimet tuaja të indeksohen dhe referencohen ndërkombëtarisht? Qeveria? Ligji? Apo mendësia, vlerat dhe besimet tuaja që pranojnë dhe praktikojnë mashtrimin dhe gënjeshtrën si standard akademik?  Paaftësia juaj?

I kujt është faji për rekrutimin e njerëzve pa kredencialet dhe eksperiencën e nevojshme profesionale, akademike e shkencore? Për pseudokriteret? Për praktikat nepotike, klanore, diskrimiuese? Për mbushjen e universiteteve me anëtarët e partive, të interesave okulte, por jo me njerëzit e diplomuar në perëndim? Për ndëshkimin e atyre që kundërshtonin praktikat e drejtuesve? Për abuzimin dhe vjedhjet me fondet? Për korrupsionin dhe mosndëshkimin? Është faji i qeverisë? I ligjit? Apo i drejtuesve nga rektorë e dekanë e deri te shefat e departamentit? Mos lëshoi vallë qeveria ndonjë urdhër? Mos vallë ju detyroi ligji? A ka ngritur zërin ndonjëherë ndonjëri prej jush?

Përse ju rektorë, dekanë, shefa departamentesh, pedagogë refuzoni t’i nënshtroheni vetingut akademik, nëse vërtet jeni të “pastër”? Të aftë? Modeli për t’u ndjekur shembull? Përse refuzoni të ekzaminoheni nga një trupë vlerësuesish jashtë universitetit, jashtë qeverisë, ministrisë apo agjencive publike nëse jeni apo nuk jeni të denjë për të qenë staf i universitetit? Përse ia keni frikën qoftë edhe një VKM-je gjysmake si ajo Nr. 777 për identifikimin dhe ndëshkimin e rasteve me plagjiature? Përse, ndonëse janë bërë publike gjithë ato raste pandershmërie akademike, ju nuk i keni hequr titullin askujt, as Ervin Demos, as Hygerta Manastirliut, as Monika Kryemadhit e as kujtdo që publikisht i është demonstruar praktikimi i plagjiaturës? Përse nëpër universitetet publike ju nuk keni identifikuar asnjë person përgjegjës për gjendjen në arsimin e lartë dhe universitet, pavarësisht demonstrimeve të fuqishme studentore dhe provave publike? Përse asnjëri nga ju nuk dhënë dorëheqje? Përse asnjëri nga ju nuk del të pranojë gabimet dhe t’u kërkojë falje publike studentëve, familjeve, shoqërisë?

Prandaj zotërinj drejtues e pedagogë, pa iu dhënë përgjigje, përsa kohë që në asnjë universitet publik nuk ka lëvizur asgjë, nuk është ndëshkuar asnjë, nuk ka asnjë autokritikë, nuk ka asnjë nuk ka dalë asnjeri t’u kërkojë falje studentëve, a nuk duhet pritur të bëhet kjo nga jashtë tyre?

Po zotërinj! Rektorë, dekanë, shefa departamentesh, pedagogë të thjeshtë! Me apo pa tesera partie. Mund të ulërini në kupë të qiellit që fajtori është qeveria, madje fajin mund tua vishni edhe vetë studentëve që kërkojnë veting akademik. Por, përpara se të bëni këtë, duhet t’u jepni përgjigje pyetjeve të mësipërme! Pa bërë një “mea culpa” publike, pa denoncuar vlerat dhe besimet e tuaja të mbrapshta, pa pranuar fajin dhe përgjegjësinë për praktikat dhe provat e bëra publike, për realitetin në universitet që nuk ka nevojë për koment, pa kërkuar vullnetarisht që t’i nënshtroheni vetingut akademik nga një trupë jashtë jush; ju të gjithë, drejtues dhe pedagogë të universiteteve publike nuk keni të drejtën morale as t’ia hidhni fajin qeverisë, as të pretendoni se jeni zgjidhja, as të pastroni arsimin e lartë dhe universitetin, as të garantoni arsim cilësor! Ju patët 20 vjet në dispozicion për ta bërë këtë dhe nuk e bëtë. Në vend ta ngrinit në qiell, e zhytët arsimin e lartë dhe universitetin shtatë pashë në llucë. Dhe në vend të bëni një mea culpa, shpallni se do të hyni në grevë! Zgjidhja e vetme nuk jeni ju! Zgjidhja e vetme është rithemelimi edhe njëherë nga e para e Universitetit të Tiranës dhe e gjithë sistemit publik të arsimit të lartë!

30 komente në “REPLIKA/ I dëgjuat ç’thonë Valentina Duka, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj e Artan Fuga?”

  1. leksionet says:

    Shkrimi identifikon problemin shume drejt. Mund te shkohet me tej se 20 vite. Universiteti i Tiranes u themelua me studente qe sapo paten perfunduar shkollat ne “demokracite popullore”. Ato pak profesore qe vinin nga perendimi nuk iu morr mendimi. UT u formua politikisht. Megjithate, ne drejtimet e lidhura me praktiken krijoji nje baze te forte qe u shkermoq ne vitin 1990. Ne drejtimet “teorike” jo vetem qe nuk arriti asgje por krioji bazamentin e pedagogeve te sotem te lidhur me politiken e qe nuk dine se cfare eshte kerkimi shkencor. Edhe ata/ato qe paten nje pervoje te shkurter/doktorate ne perendim nuk sollen asnje risi. Te vetmit qe mund te sjellin risi jane ata qe kane punuar pas doktoratures ne perndeim por per ata nuk ka vend ne UT. UT u themelua me pedagoge qe nuk dinin se cfare eshte kerkimi shkencor (me perjashtim te atyre qe vinin nga perendimi). Edhe sot shumica mendon se kerkimi shkencor = kualifikimin pedagogjik.

    Por dalja nga gjendja nuk mund te behet duke denigruar te paaftet, por duke i hequr te drejten te shumohen e te riprodhohen. Per kete ka nevoje per nje ligj qe ndan qarte oragnizimin pedagogjik me ate shkencor dhe administrativ. Oragnizimi pedagogjik duhet te jete ne dore te pedagogeve, ndersa ai administrativ dhe shkencor prej bordeve. Bordet duhet te administrojne financat dhe kerkimin shkencor, e te emerojne titullaret e katedrave. Titullaret e katedrave jane vetem ata shkenctare qe kane provuar te sjellin para ne universitet prej fondacioneve shkencore, pra titullaret e bordeve duhet te jene fitim neto i universitetit. Keta duhet te formojne keshillin shkencor te universitetit pergjegjes per gradat e titujt. Pjesa tjeter, pra pjesa pedagogjike t’i lihet atyre qe permend artikullshkruesi.

    1. E says:

      Po te krahasoj petagoget qe me kanë dhene mua mesim ne nete univ.para 20 vjetesh me keta sot janë si nata me ditënNje student qe unë e kam puntor më lutet ta ndihmoja te merte nje provim sepse petagogu i kerkonte 200 eur sa turp më erdhiTurp per pedagoget e sotem

    2. Laerti says:

      Zoti Cata, pavaresisht titullit PhD qe mban perpara emrit, nuk te nderon aspak qe ne polemiken tende me znj. Duka ti more zotni perdor neper rreshta termin “Duket”, duke harruar se keshtu ofendoni e perfshini ne kete mesele nje familje te tere me mbiemrin “Duka”, e cila sheh punen dhe hallet e veta dhe nuk e meriton te pergojohet nga askush, aq me pak nga nje person si ti. Madje, me dashje apo pa dashje ke ofenduar disa familje ne shkrimin tend, e uroj fort qe ndonjera te beje te zesh mend duke te cuar ne gjyq, se koka ben e koka peson. Edhe ne Shqiperi koston demi moral o zotni, jo pak. Si dashamires e mik i familjes Duka, me lind e drejta te them leri rehat pjestaret e tjere te kesaj familjeje te nderuar Duka. Te duhet te kerkosh ndjese per kete maskarallek tendin, njeherazi edhe cektesi ne komunikimin, qe me sa duket te mungoka, qe eshte aq i domosdoshem per nje PhD, me sa duket fituar ne Baldushk apo Prenjas.

      1. Alb says:

        Te paska ardhur keq per Duken gagacen qe do ta conte djalin ne holande te studionte aty ku paskej”studiuar”Luli qe te behej si ai?
        O tempora o mores!

    3. Duet nje katarsis per universitetet - Kush do ta beje? says:

      Problemi kryesor eshte qe cdo qeveri ne keto 30 vjet nuk ka bere asgje per universitetet. Dikush duhet ti marre seriozisht. Duhet njejtesimi i vleresimit te profesoratit te universiteteve me ato perendimore. Eshte shume e thjeshte. Qeveria te krijoje nje grup pune ose komitet me profesore shqiptare qe punojne ne perendim. Ka shume prej tyre. Secili te sjelle eksperiencen e vet dhe tja jape qeverise falas. Pastaj te behen modifikime ne ligjin per aresimin. Une nuk e njoh ligjin por jam i bindur qe ishte i pari dhe ka nevoje per permiresim. Nuk mund te hidhet i gjithi ne plehra. Profesoret e tre niveleve (Asistent, Asociuar dhe i Plote) duhet te vleresohen cdo vit nga nje Komitet i perbere nga perfaqesues nga Rektorati, Dekanati, dhe Katedrat si edhe Profesore me te atij universiteti. Mbi baze te kesaj performance tju jepet edhe nje rritje rroge e pervitshme e lidhur me performancen dhe inflacionin. Qeveria duhet te krijoje Agjensi per mbeshtetjen financiare te kerkimit shkencor mbi bazen e merites. Tu kerkohet profesoratit te bejne botime, qofte edhe artikuj permbledhje si fillim por edhe libra ne gjuhe te huaj derisa te fillojne te marrin para per kerkim shkencor. Veprimtarite shkencore jane nga me te ndryshmet. Pra, ka shume probleme qe duhen zgjidhur por keto nuk behen me ultimatume por me bisedime. Ultimatumet nxiten nga partite dhe ju sherbejne qellimit te tyre elektoral dhe rrezimit te mazhorances. Larg politika nga universitetet!

    4. Komentuesi says:

      Bravo! Shkrim brilant.

  2. Zyri Bajrami says:

    Ze i vertete sepse ka nje shqetesim te ndjere.Qeveria ka pjesen e vete tw fajit por pedagoget kane pergjegjesin kryesore.

  3. Aspirantja says:

    nuk kame lene rresht te ketij artikulli pa lexuar. me la pa fjale. 100% me ty. keni te djrejte. Jane ata qe nga Rektori, Decani, e deri tek petagoget e thjeshte fajtore per kete gjendje te UT. u bene zullumqare, zhvatesa, me fjalen me te ulet, te ndyre teveqel, nuk gjej me fjale me te ulet nga fjalori im. nuk mund ta ndyje gojen me shume, sma pranon edukata.
    Uroj nje veting sa me te shpejte dhe rrenjesor ne UT po edhe ne universitetet e tjera.

  4. Jimi says:

    Analize e shkurter por e sakte !

  5. Petagog says:

    Dhe unë ,jam me ty !??

    1. a.f. says:

      @Peta-gog
      Te dhjefsha peta-gogun. Me mire bej ca peta byreku.
      Ndersa ky PhD nga Cincinati qe ka shkruar, ose nuk e njeh nga afer situaten, ose eshte i blere nga Qeveria. Sigurisht qe edhe stafi i universiteteve ka pergjegjesite dhe mekatet e veta, por peshku eshte i qelbur nga koka. Korrupsioni e ka zanafillen ne Qeveri, parlament, partite politike, bordet e qeverisjes se universiteteve e me radhe pastaj tek rektoret e dekanet e tyre.

  6. POPULLI says:

    po PSE NUK E ZINI NE GOJE FARE QE QEVERIA SPONSORIZON UNIVERSITET PRIVATE ME PARATE E POPULLIT….????????????????????
    PO PERSE SDUHET TE AKREDITOHEN KETO UNIVERSITETE….???????????????????????????

  7. Piro says:

    Artikull shume objektiv. Universiteti shteteror eshte kalbur. Forcat e brendeshme nuk japin shprese. Rregullimi vetem duke u rindertuar nga e para.

  8. UT says:

    U mblodh gjithë bota që te shkulte gjingjonizmin berishist në drejtësi, hajde tani edhe shkul gjobat berishiste të Toks se Xanun, si Gjeka në arsim! Këta janë kancer, që pjell injoranca, kultura tribale, kultura orjentale, injoranca sekulariste, grykesia e shpellave, yryshi i pabukesise. Na e kthyen edhe drejtësinë edhe universitetin edhe Shërbimin e Fshehtë edhe Akademinë e Shkencave edhe te djathtën që rilindi në mes të Tiranës nga studentët dhe intelektualët, Tok të Xanun të klanit shpellar.

  9. Lizga says:

    Analize e vertete dhe reale….

  10. Kastriot says:

    Te lumte pena. E verteta mbi universitetet ne drite te diellit. Pisllek gjithandej. Rithemelimi i universitetit domosdoshmeri.

  11. Erla says:

    Te lumte zoteri. Une jam vete pjese e universitetit por artikull me te goditur nuk kisha lexuar. Bravo…

  12. Lani says:

    Poshte pedagoget! T‘u hiqet gjysma e rroges! (Nga 60.000-70.000 t‘u behet 30.000-35.000). T‘u katerfishohen oret e mesimit!(sepse dy e trefishuar u jane bere tashme). T‘u kerkohet te bejne mesim edhe te dielave! ( sepse te shtunave bejne edhe tani). T‘u kerkohet te bejne mesim edhe naten pas ores 21.00(sepse paradite e pasdite e mbremje deri me 21.00 jane duke bere edhe tani). T‘u kerkohet te sjellin ngrohese edhe per studentet!( sepse per vete e sjellin me cante shpine sa here qe ben ftohte)
    Tu kerkohet atyre qe mbarojme shkollat jashte Shqiperise qe te vijne e t‘ zevendesojne po nuk iu pergjigjen kushteve qe po u vendosim! (A do vijne valle me gjithe keto qe po u kerkojme?!
    Poshte! Poshte! Poshte e vafshin andej nga shkuan mjeket! (Ishalla e dini se ku dhe behuni vete dhaskale e xherah pastaj!)

  13. Hakiu says:

    Na sëmurët veshët me kërkesën bajate e snobe të pjesëve të këmbimit nëpër universitete: “të vendit të zëvendësohen me pjesë këmbimi të importit”! Në konkurs për vende pune si pedagogë, atyre që kanë studiuar jashtë t’ua llogarisim diplomën me 30 pikë dhe atyre që kanë studiuar në vend me 10 pikë?! Po a nuk është kriter aftësia reale dhe jo diskriminimi dhe paramendimi?! Një student që sapo është diplomuar, p.sh. në Francë a Gjermani nuk e përfill askush, jo më ta bëjë direkt ministër, sikurse ndodh këtu! Një doktori shkencash të sapodiplomuar andej nuk i jepet pavarësia e dhënies së krejt lëndës në auditor. Sidomos është një budallallëk i neveritshëm kur mendon se historinë e Shqipërisë mund ta japë një të diplomuar jashtë edhe pse ai nuk e ka studiuar këtë degë të shkencës albanologjike! Dikush më ka folur një herë për një rektor donkishot i cili kish vendosur në kokën e vet që lënda “Gjuhë shqipe” të jepej anglisht??? Dhe studimet mbi këtë gjuhë duhet të botohen në SHBA, Angli, Belgjikë etj. që të të njihen artikujt apo monografitë! Pse, profesorët andej mund ta bëjnë dot vlerësimin e këtyre punimeve dhe a mund të hapin vend revistat e tyre për artikuj në një gjuhë dhe për probleme që publiku jo vetëm nuk ka interes dhe as e njeh fare! Unë di se albanologët e huaj më në fund studimet e tyre i përkthejnë dhe i botojnë në shqip, me qëllimin që të lexohen…
    Vazhdoni në këtë mënyrë t’i bini legenit për çështje të tjera absurde, se kështu keni për ta rithemeluar universitetin! Mirëpo në këto arsyetime mungon edhe arsyeja elementare dhe jo më ajo që e quajnë “shkencore”! Njerëz krejt bosh nga kafka!… Po pse i vogël është nr. i studentëve që janë shkolluar në Perëndim dhe janë pranuar pedagogë në Shqipëri? A po shkëlqejnë ata apo janë bërë pjesë integrale e batakut a mediokritetit shqiptar?!

  14. Cuku says:

    Te lumte mor zoti Profesor Doktor.
    Respekte ,nul ke cte shtosh me.shume

  15. Ing says:

    Bravo te qofte per analizen dhe problemet qe ngre per stafin akademik ne pergjithesi e per drejtuesit e UT ne vecanti qe e kane katandisur kete institucion te dijes,te formimimit e te kultures ne nje nivel shume te ulet qe vetem Universitet nuk bie ere.Jo vetem kjo qeveri por edhte gjitha qeverite e deritanishme kane pergjegjesi qe UT dhe arsimi i larte ne pergjithesi,por pergjegjesia e profesoratit eshte mbi gjithcka.UT dhe arsimi i larte,kam parasysh edhe ate privat kane nevoje per ndedehyrje te thella,ka nevoje qe te japin mendimet e tyre e te vihen ne sherbim te kesaj nderyrje duke filluar nga akademiket e deri tek pedagoget e thjeshte,bile edhe nga ata qe jane ne pension por pa gjynahet e plagjaturave.Qeveria aktuale perpara se te rishikoje ligjin per arsimin e larte qe kerkohet me “ urgjence nga DEMEK pedagoget,te ulet e te bisedoje me te gjitha grupet e interesit.Vet Kryeministri duhet te merret me kete ceshtje madhore per te ardhmen e vendit.Opozita ne pergjithesi e ata qe me veprimet apo mos veprimet e tyre kane sjelle kete situate te pakten nuk duhet te marrin flamurin e protested por duhet te behen bashkepuntore ne kete nderhyrje te thelle e delikate.Respekte autorit te shkrimit per kurajen e idete e hedhura

  16. Luani says:

    Nuk i leviz asnje pike APO presje autorit dhe komentuesve persa i perket papergjegjshmerise ekstreme te strukturave universitare.
    Thjesht dua te ve ne dukje disa aspekte te parergjegjshmerise shteterore jashte universiteteve:
    1) Masiviteti ekstrem i arsimit te larte goditi rende cilesine dhe mund te konsiderohet si faktor kyc i degradimit
    2) Zgjedhjet e organeve drejtues ne Universitete jane organizuar sipas Rregulloreve idiote te qeverive te rradhes, si kopje e modelit te shemtuar Politik. Tradita e shemtuar akoma vazhdon….
    3) Aktet dhe kritetret formale te dhenies se titujve dhe gradave mbajne firmen dhe vulen e kryeminitrave te rradhes. Permbajtjet e tyre idiote jane ne drite te diellit. Turpi i strukturave drejtuese universitare qe i kane pranuar aktet banale te qeverive, qe nuk i kane denoncuar rast pas rasti, qe nuk kane bere kunder propozimet e duhura. Perkundrazi, i kane shfrytezuar, i kane degjeneruar me tej te gjitha aktet gjate zbaimit praktik te tyre.
    Disa vendimarrje te rendesishme per arsimin, ne udhekryqin ku ndodhemi, mund te behen dhe ligjitimohen me nje Refereandum Kombetar.
    Zgjedhjet lokale jane nje rast ideal per legjitimuar nje rrugedalje te pakundershtueshme. Do te ishte Referandumi i pare i mireqene i popullit shqipar (me fare pak kosto)

  17. Fran ll says:

    Edhe paguhen me taksat tona këta gjobaxhinjte e çadrës së Lulit! Shkojnë aty ku do Xeni me Giten edhe pse nuk duan. Por ske ç’i bën, mut per tu hangur! I futën ne çadër sa Luli mori dëmshpërblimin e pallatit, tani i kanë vënë të zënë auditorët si gogole dhe të flene sipër bankave, deri sa ti dojë trapi dhe interesi Xen idiotit.

  18. Plaku says:

    Shumë drejt,në radhë të parë përgjegjësia tek “ai qe vodhi lopën” pastaj i zoti i lopës që nuk e ruajti ,njoh jo pedagogë por titullarë të tyre dhe profesorë me tituj që ende nuk dinë të shkruajnë dhe të flasin gjuhën shqipe,,
    Bir Selman i nënës ……….në se personelit pedagogjik dhe shkencor të Universiteteve publike nuk do kishim të drejtë t’u drejtonim gjysmën e pyetjeve retorike të shkrimit të më sipërm Universitetet nuk do të ishin në këtë gjëndje.

  19. Flamur says:

    Mea cupla,katharsis post-mortem nuk I kuptova A ka ndonjë të më tregoje qa duhet me thanë Shqip.
    Qenke the me PhD(palaqo, horr,debil). Jep mendim kur nuk di te shkruash Shqip.

  20. NNP says:

    Esakte analiza juaj por ne kete vend te vendosesh kritere te drejta e te vesh nje pune ne udhe te mbare eshte me veshtire se sa te besh nje revolucion .Ketu injoranca e dhuna ndaj te rese eshte diabolike.

  21. "BOHOTINA" says:

    Shume bukur. Gishti ne plage.

  22. Patriroti SHBA says:

    Pergezime nga Amerika zoti EDMOND CETA, per autopsin qe i beni gjendjes ne universitetet publike te vendit ton.
    Esht per te ardhur keq, kur shikon e degjon cfar thon keta te ashtuquajtur pedagog e profesor, qe veteem kete titull se mertitojn, per ate gjendje qe esht sot universiteti shteteror i Tiranes.
    Sa do pak qe i njohim keta mostra, me shum ekan mendjen tu servilosen drejtuseve te partive politike, se sa te mendedojn per cilesin e mesomdhenjes, ritjen e nivelit shkencor akademik te studenteve . Mark Marku, ka vite ne fakulitetin e histori filologjis, nderkoh ka qen edhe deputet i PD, por kur pan sa i vlente lekura ja vun drun. Valentina Duka me sevilizmat ndaj Berishes dhe Bashes u fut ne perlament si deputete e PD, Agron GJekmarakaj, ska len rast ne medjan e shkruar, dhe ate vizive duke i thurur lavde Berishes e Bashes, por ska mundur te pelqehet nga Basha., Akademiku Fuga esht me pak simpatizat i pushtetit dhe partive politike, por ska mundur te caj rrethimin e keti llumi qe se bashku me disa te tjer sipatizant dhe anter Te PD, dhe LSI, ne fakulitetin histori filologji dega gjuh letersi e kan katandisur universitetin ne ate gjendje qe kontrollet nga jasht e kan klasifikuar me nota negative ne raport me te tjeret, Privatet.
    Zoti Edmond, me analizen qe , ju u beni ketyre, te ashtuquajtur Forum per autonomi, slin vend per analiz te metejshme, Faleminderit dhe shpresojm qe propozimi tuaj ne bashkepunim me MASh, te ndodhi sa me par, per ta ven universitetin shteteror ne vendin qe i takon dhe e meriton.

  23. Aixa says:

    Nuk eshte e rastit qe emrat e permandur nga ju, te jene pervecse pedagoge edhe persona me profil te larte politik (deputete te PD, ose kandidate per te tille. Per mendimin tim kur sheh ata eshte njesoj so te shohesh 4 Basha, qe flasin per arsimin).
    Edhe ata edhe Shezo e kompani nuk kane hallin e Universitetit por te SPAK , si zagari qe ka hallin e te zot.

  24. genti says:

    Universiteti dhe stafi akademik ka pergjegjedit e vehta, nepotizmi ku ne nje departament gjen grua burrin dhe kunaten ne Farmaci ku ne 60% e votave jane vota nepotike kuptohet qe ka probleme!! Por qeveria nuk ka dhene asnje qundarke per kerkim shkencor prandaj mos flisni gjepura!! Te gjitha botimet e bera jane bere nga vete pedagoget!! Mos ju bini te gjtha pergjegjesite pedagogeve!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje