Deputeti i PD, Edi Paloka dhe Flamur Hoxha, vëllai i deputetit Bedri Hoxha janë zbuluar se kanë fituar rreth nëntëqind mijë euro nga shitja e pronave dy të moshuarve të familjes Voci, me banim në Lezhë.
Bëhet fjalë për shpenzimin nga këta të fundit të një pjese të 5.5 milion eurove të dhuruara nga manjati suedez, Sten Ake Lindholm, pronar i rrjeti i një sërë supermarketesh.
Përveç dyshimit rreth burimit të të ardhurave me të cilat dy deputetët, Edi Paloka dhe Flamur Hoxha, vëllai i deputetit Bedri Hoxha , i kanë siguruar pronat, ajo që e bën të bujshëm ngjarjen është fakti se rreth shumës 5.5 milion euro të dhuratës së pretenduar nga suedezi miliarder, Prokuroria ka nisur hetimin verfikues. Pasi dyshon se kemi të bëjmë me pastrim parash.
Çka rrjedhimisht i bën Palokën dhe Hoxhën të dyshuar për përfshirje në shitjeni fiktive të disa apartamenteve etj.
Sipas vendimit gjyqësor të dhënë në Lezhë, dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro.
Ndërkohë Flamur Hoxhes, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro.
Paloka nuk i ka të evidentuara në deklaratat e pasurisë këto apartamente dhe as të ardhurat e pabesueshme nga shitja e tyre.
Gjë që ka ngritur dyshime tek Prokuroria se ato janë shitur fiktivisht me cmim të lartë për të justifikuar pastrimin e parave.
Paloka ka reaguar me një prononcim për portalin CNA.
“Po kam pasur një apartament në Shëngjin dhe e kam shitur.
Kam pasur vetëm një dhe jo dy, pasi jepet shuma në lekë dhe euro për të krijuar idenë se janë dy.
Jo është vetëm një apartament në Shëngjin të cilin e kam deklaruar kur e kam blerë dhe e kam shitur”, tha Paloka për CNA.al.
I pyetur për deklarimin e kësaj shitje dhe akuzat për fshehje, Paloka thotë se “shitja është bërë në vitin 2018 dhe sipas ligjit deklarimi i pasurisë ka afat deri në 31 mars të 2019, me deklaratën do jetë edhe veprimi i cili është ligjor për një pronë që unë e kam shitur”.
E ke thitur apo e ke thtithur? Ku I more parat ta blesh ne rradhe te pare? Po ju te gjithe jani bandite. Ptu rrace e poshter paski qene.
IKE MISTER TH IKE ME GJITH SAL E METEN BASHKE…HAHAHAAAA?!!!
zgjuarsia e ketij tipit nuk ka kufij , keta plera politikane qe nuk ngrene dot as breket e tyre te rreckosura , se tani i kane zvendesuar me breke te reja e i veshin nga koka jo sipas zakonit , dalin e japin dhe leksione zgjuarsie ,del e na thot zoti thapa thup paska afat deri ne pas te 2019 , mos more , ti me kete qe thua zbulove ligjin e katert te njutonit , ik ore gojcorape, ik ore ju zente syte , buka qe i keni vjedhur e mohuar ketij populli, e dilni neper tv ,e na beni si ato kurvat e ndershme , jeni te gjithe njesoj plera .
Edi Paloka–klyshi i opozites te shpellarit te malesise, Spiuni numer nje i shpellarit nje zagar,nje fundrine i pa fytyre, nje legen morracak, ky njeri dhe Petrit Vasili dy maskarenjet me te ndyre te opozites fashiste.
Kur ben pastrim parash ne keto shifra te larta dhe Ed Thuthuqi merreni me mend c’fare bejne shefat e tij.
Edo mos e caj torrovilen. do kesh kohe per ate pune le te llapin keta pabuksat ti bej pare dhe bej shume se do te duhen per tu dhene prokuroreve kur te rrasin brenda dhe te burgosurve te uritur kur tu vesh ne dhome se keshtu je per marshalla rrumbullak rrumbullak.
Ju jeni te gjithe hajdute….. Prandaj nuk e doni vetingun dhe doni ti beni vetes veting.