Turi ka postuar një foto të veçantë familjare, në të cilën nuk mungon askush për të përmbushur misionin familjar.
“Eljo kishte dëshirë për ditëlindjen e vet të mbillnim 5 pemë, për ne 5 Hyskot. Dua të falenderoj zotërinë dhe zonjën e APR Tirana që bëjnë punën më fisnike në botë, të mbjellësh jetë”, shkruan Turi. Dhe do thoni ju ku janë pesë Hyskot?
Se Turi, Orinda, e ëma Elida dhe Eljo bëjnë katër. Po qenushin Pica e harruat ju?
Shumë qytetarë po zgjedhin që për raste të veçanta si ditëlindje apo përvjetorë, të zgjedhin të mbjellin pemë në qytetin e tyre.
Nisma e Bashkisë së Tiranës për fushatën e mbjelljes së pemëve, ka sensibilizuar kryeqytetasit duke u bërë njerëzve të tyre të dashur dhurata të veçanta siç është edhe mbjellja e pemëve.
Gjeja me e bukur ne foto eshte qenushi dhe lopatat.