Këshilltari demokrat kundër Bashës: Jam pro ndërtimit të kullave, sjellin zhvillim dhe mirëqenie

1 Shkurt 2019, 10:30Sociale TEMA

Në të gjitha daljet e tij publike, Lulzim Basha është shprehur kundër ndërtimeve në Tiranë.

Madje, jo pak herë, zëdhënësja e PD-së shfaqet në deklarata për shtyp për të sulmuar zhvillimin e ndërtimeve, edhe pse kur Basha ishte kryebashkiak i Tiranës në vitet 2011-2015 lejet e ndërtimit lulëzuan edhe në zonat e mbrojtura.

Madje, PD ka shkuar deri atje sa e quan biznesin e ndërtimit si mafia e ndërtimit që pastron para. Por, me sa duket jo të gjithë eksponentët e opozitës mendojnë në këtë mënyrë.

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja është shprehur pro ndërtimeve dhe kullave shumëkatëshe në Tiranë, duke i cilësuar ato si zhvillim për qytetin. Një qëndrim krejt i kundërt me çfarë thotë në publik Lulzim Basha dhe PD-ja zyrtare.

“Unë personalisht kam qenë kundër moratoriumit të ndërtimeve, edhe si këshilltar. Unë besoj që ndërtimi është një motor për ekonominë e qytetit, ndërtimi rrit standardet e jetesës.

 Unë them që duhet të shtohen madje edhe kullat, po. Projekti fillestar ka qenë që të bëhet një zgjatim bulevardi si në të gjitha kryeqytetet e botës, ku ka një distrikt financiar.

 Pra duhet patjetër, edhe kullat duhen. Janë fabrikat e shekullit 21, callcenter-at kanë nevojë për hapësira, kompanitë digjitale, televizionet kanë nevojë për hapësira, kompanitë moderne të shekullit 21 kanë nevojë për hapësira. 

Pra unë jam pro kullave”, ka thënë këshilltari i PD për Fax News, Akil Kraja.

1 komente në “Këshilltari demokrat kundër Bashës: Jam pro ndërtimit të kullave, sjellin zhvillim dhe mirëqenie”

  1. mirel says:

    DAKORT PRO kullave por jo ne tiranen e vjeter por tek bulevardi I ri dhe tutje deri ne paskuqan po,,,dhe me hapsira 50 m nga njera -tjetra..////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje