Rada Trajkoviç: Taksa hiqet javën e ardhshme, marrëveshja Thaçi-Vuçiç në fund të shkurtit

1 Shkurt 2019, 21:28Rajoni TEMA

Kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se javën e ardhshme pritet që të pezullohet taksa e Kosovës ndaj  gjitha mallrave serbe, si dhe pritet që në fund të shkurtit do të nënshkruhet marrëveshja me tre pika mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas informacioneve që Trajkoviç posedon, një nga pikat e marrëveshjes do të jetë se Serbia nuk ka asgjë kundër që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.

‘Serbët, veçanërisht ata në enklava, janë shumë të frikësuar për të ardhmen e tyre, për atë që po ndodh momentalisht në Prishtinë e që janë biseda aktive dhe presione që vijnë nga sekretari John Bolton ndaj Thaçit, Haradinajt dhe paralelisht ndaj kryeministrit Rama në Shqipëri’, është shprehur Trajkoviç, duke shtuar se javën e ardhshme do të pezullohet taksa ndaj Serbisë dhe anëtarët e Qeverisë do ta mbivotojnë  kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gjithashtu, Trajkoviç ka shpjeguar edhe situatën në të cilën do të gjendet kryeministri Haradinaj i cili nuk do të heqë dorë nga taksa sipas saj.

‘Ai (Haradinaj) do t’i qëndrojë prapa taksës, por nuk do të ketë zgjedhje, por në këtë mënyrë me mbivotim, Ramush Haradinaj do të shpëtojë veten dhe koalicionin e tij qeverisës’, është shprehur kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën.

Trajkoviç gjithashtu është shprehur se Beogradi praktikisht e ka pranuar që Ushtria e Kosovës është një nga elementet kryesore të sovranitetit të Kosovës.

Këtë deklaratë Trajkoviç e tha duke iu referuar marrëveshjes Kosovë – Serbi të vitit 2013 në të cilën sipas saj thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk kanë të drejtë hyrje në veri të Mitrovicës pa lejen e KFOR-it.

Ajo ka shtuar gjithashtu se “nga ana tjetër, Serbia ka një marrëveshje të ngjashme se forcat ushtarake nuk mund të hyjnë në veri pa miratimin e KFOR-it, kështu kjo jep ndjenjën se veriu do të përcaktohet nga marrëveshja e Thaçit me Vuçiçin në shkurt.

5 komente në “Rada Trajkoviç: Taksa hiqet javën e ardhshme, marrëveshja Thaçi-Vuçiç në fund të shkurtit”

  1. Baliu says:

    Mbahu Rado mos ke droj, se ke djem ne Buroj.

  2. Finoku says:

    John Bolton personazhi me negativ per ceshtjen shqiptare ne ballkan
    Ka ndonje shqiptare tjeter pervec Thacit Rames qe beson se serbia do ta njohe kosoven pasi te marri veriun e saj!!!!!!
    Dmth edhe te doje serbia do te japi ok e saj edhe rusia e putinit!!!!!!!!!
    Por pse jeni kaw naiv more te shkrete do te leshoje kete leter me vlere qe ka rusia(kosoven) pa marre dicka tjeter ne zonat e saj geostrategjike !!!!
    Kosova eshte nje shtete qe mori pavaresine ne 2008 dhe e njohur nga 100 e ca shtete dhe nga keta te tere shtetet e civilizuara te perndimit ka harritur sot ñe emer te ketij dialogut te futet ne monopate te rrezikesheme qe po shperbejne teresenine e saj si shtete
    Edhe pse po perpiqet patrioti i madh R Haradinaj me dy veprimet e fundit (taksa dhe ushtria) qe te forcoje dhe ta konsolidoje si shtet perseri gjarprinjte nga brenda po e kafshojne dhe ne fund do ta cojne drejt doreheqjes
    Kosova po futet ne nje valle shume te rrezikesheme qe do kete si perfundim humbjen e veriut dhe nje modelin skocez per pjesen tjeter te saj dhe pastaj do jete shume vone per reagime duke i dhene nje drite jeshile serbise te jete pjestare e BE ne shoqeri me te fuqishemit
    Eshte e pakuptimete kjo nxitje dhe llahtare qe te zgjidhim ceshtjen e Kosoves tani me adiministraten e Trump!!!!!!!!!!!!!!!
    Nje adiministrate qe akoma edhe ne amerike eshte ne hetime per bashkpunim me rusine!!!!!!!!!!!!!
    Dhe ne postin e keshilltarit te sigurise kombetare eshte nje nga kundershtuesit me te rrepte te pavaresise se kosoves me 2008!!!!!!!!!!!!!
    Amerika per keta syreshet tane kush eshte Trump dhe Bolton
    A jane kontaktuare keta naiv dhe syresh me kongresmene dhe senatore qe kane nje filozofi tjeter persa i perket mardhenieve Kosove serbi!!!!
    Kosova nik ka pse te ngutet
    Kosova ika bere detyrat e saj
    Problemi qendron te serbia
    Dhe zgjidhja eshte predioni ndaj serbise
    Serbia e ka nevoje hyrjen ne BE
    Alternativa qe i jep rusia eshte qesharake
    Te behet pjese e bashkpunimit euroazitik ku plestare eshte rusia biellorusia kirgizia kazakistani xaaaxaaaaxaaa
    Pra serbia ka nevoje per BE
    Dhe ka nje afat me te afert
    Po pa njohur kosoven kjo eshte e pamundure

    Me ane te bisedimeve dhe dhelperise diplomatike ajo edhe veriune do ta marre
    Edhe ne BE do te hyje
    Por edhe kosoven nga ajo cdo ngelet muk do ta njoh pasi do te futet ne loje aleati i saj i madh Rusia
    Po KOSOVA CDO FITOJE!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. ,,,,, says:

    keta jane ata qe bejne ca u do bytha …………….
    projekti politik esht 20 vjete perpara dhe zbatimi i tij 20 vjet me pas

  4. ,,,,, says:

    keta jane ata qe bejne ca u do bytha …………….
    projekti politik esht 20 vjete perpara dhe zbatimi i tij 20 vjet me pas
    kundershti ka per cdo gje ne bote – atyre nuk u plas fare

  5. vang says:

    E moj Rada : Cfare kryetare je ti qe nuk e dike se si e pengon Serbia Kosoven per tu pranuar ne organizata dhe forume nderkombetare.Na e mbushe mendjen. Edhe kfori do iki nje dite dhe perderisa eshte teritor i Kosoves kushdo ka te drejte te shkoje kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje