Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, seancën e sotme e filloi në duke folur në shqip, çka edhe zyrtarisht vuri në zbatim përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me ligjin që pak ditë më parë u publikua në Gazetën Zyrtare.
Menjëherë pasi lexoi emrat e deputetëve të cilët kanë arsyetuar mungesën e tyre në seancë, reagoi për procedurë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili akuzoi Xhaferin se këtë e ka bërë për marketing politik në prag të zgjedhjeve presidenciale, pasi siç tha, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, gjuha e vetme në përdorim është maqedonishtja.
Në kundërpërgjigjen e tij, kryeparlamentari Xhaferi tha se ligji për përdorimin e gjuhëve i mundëson atij të flasë edhe në shqip.
“Mjaft durova një vit nga votimi i ligjit që të mos kryesoj seancat në gjuhën shqipe”, tha ai duke shtuar se nuk shkelte as ligjet dhe as kushtetutën.
Paraprakisht, në takimin e rregullt me gazetarët, i pyetur për tabelën para godinës së parlamentit, Xhaferi tha se mbishkrimi në shqip do të vendoset atëherë kur dhe zyrtarisht do të vihet në përdorim emri i ri i shtetit.
Hahahaaaa …. Turko- “Maqedonasi” Talat Xhaferi, fletka “Maqedonisht”.
###
U “pordh” muhabeti qe kur barbaret mbushen zorret dhe filluan te shkruaj “histori”.
Keta pisa qe bejne “patriotin” jane Turq qe flasin Shqip.
###
Kjo gje nuk ka perse te na beje te lumtur, por te kujdesshem. Nuk kane as nje lidhje me kulturen Arberore te Skenderbeut (qe per c’do Shqipetar Ai duhet te jete “pika e referimit”).
###
Perse te jemi te lumtur vetem qe flasim Shqip, kur dita dites po Turqizohemi ???
Ti nuk turqizohesh dot, se je COBAN ? ? ?
Urime dhe vetem urime!!!