Ramush Haradinaj bën deklaratën e fortë: Po na kërkohet të japim veriun për njohje nga Serbia

30 Janar 2019, 13:15Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se heqja e tarifës doganore për mallrat e Serbisë lidhet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Nëse duan të rikthejnë tregun, ne e duam njohjen, nuk jam duke tepruar apo duke u prishur me ndonjë mik, ne po veprojmë ashtu siç vepron bota moderne, më jep njohjen- ta kthejë tregun”, është shprehur Haradinaj gjatë një fjalimi në një akademi përkujtimore në Junik, raporton rel.

Ai ka kritikuar liderët politikë, përfshirë edhe ata që janë në koalicionin qeverisës për shkak të siç ka thënë ai, deklaratave se pezullimi i tarifës duhet të bëhet për të ruajtur miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ai rikujtoi ditët kur të ata, sipas tij, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, synonin ta shfuqizonin Ligjin për Gjykatën Speciale për krime të luftës.

“Është mirë që ne të jemi të sinqertë me miqtë tanë, me SHBA-në, me Evropën dhe të tregojmë arsyen e marrjes së këtij vendimi. Kur e kemi pasur për vete, që u frikësonim nga Gjykata Speciale, jemi munduar ta rrëzojmë ligjin në Kuvend, edhe unë kam pas dëshirë të shfuqizohet. Edhe ne nuk dëgjonim se amerikanët thoshin se po na ngulni thikën pas shpine. Njerëzit e njëjtë kemi qenë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të njëjtit kemi qenë”, ka theksuar Haradinaj.

Duke u ndërlidhur me idenë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për pezullimin e tarifës për 120 ditë, në mënyrë që të vazhdohet me procesin e dialogut me Serbinë, Haradinaj ka thënë se nëse ndodh ky lloj pezullim, atëherë sipas tij, nuk do të ketë më nevojë për taksë.

“Në këtë rast, ai mall që hynë për 120 ditë mbetet këtu për 10 vjet”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Sa i përket mundësisë së arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me Serbinë, Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova “të japë tokë në këmbim të njohjes së pavarësisë se Kosovës nga Serbia”.

“Kanë kërkuar që të jepet tokë. Kanë kërkuar veriun, ku janë minierat, është pasuria. Sot, nuk kryejnë shumë punë, por ndoshta në të ardhmen, janë shumë jetike për Kosovën. Ose është thënë se nëse nuk jepni tokë, jepni një Republikë brenda Republikës”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka thënë tarifë prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar këtë masë dhe kanë kërkuar pezullim të menjëhershëm të saj.

37 komente në “Ramush Haradinaj bën deklaratën e fortë: Po na kërkohet të japim veriun për njohje nga Serbia”

  1. ari says:

    Meqe eshte ky princip sipas Kyemin. te Kosoves, atehere: kur te mbaroje/mos kete interes biznesi serb per tregun e Kosves, i bie qe Serbia te riktheje Kosoves Njohjen, pra te kaloje nga Mosnjohja – ne Njohje (sipas Kryemin.) pastaj ‘kur mbyllet biznesi” ajo (Serbia) te kaloje nga Njohja – ne Mosnjohje?

  2. arber_bylin says:

    Ne asnje menyre mos te pranoj Kosova ndarjen , urgjent populli ne kembe te shporri tradhtarin thaci , kryeqelbesiren spiunin francez , Dhe mbeshtetje tek politika e zonjes merkel ,qe e rrefuzon me force ndarjen e kosoves Sa te kaloj dallga e trapit qelbesire pro serbo&rus .

    1. Tironsi says:

      Ti duhet te jesh Serb deri sa shan Thacin qe do jete heroi kombetare i kosoves,po mos kishte firmosur Thaci ne Rambuje sot kosova do ishte krahine autonome e Serbise.

  3. Zigur Qarri says:

    Jepeni veriun serbis se me mire do ti dali shqiptareve. Kur te pranohen ne BE bashkohemi prap.

    1. kot says:

      Sa bukur llogjikoke Zigur. Po pse po dhe pjese nga deti Jon do e marresh mbrapsht po hyre ne BE???

    2. Dod Gjinari says:

      Ti Zigur mè duket se po lun me qarrin. Pyete serbin ! – A po e jep ai veriun e serbisè ???

  4. Alb says:

    Ky Haradinaj eshte gomar fare. Do me u heq me katolik se Papa, thuase vetem ky eshte patriot dhe te tjeret tradhetare. Nese do njohje nga Serbia kjo do ulje ne tavoline e jo masa shtrenguese se nese edhe Serbia qendron ne llogoren e saj duke u orintuar ne tregje te tjera cfare do i lesh brezave te ardhshem konfliktin?!
    Leri ato minierat se e dime ca pasurie jane, po pasuria me e madhe eshte Bashkimi Kombetar, do te kemi edhe detin ne kete ane edhe fushat ne ate ane…dhe pergjithnone sovran

    1. Dod Gjinari says:

      Po qe se Haradinaj èshtè si thua ti Alb, ti del zog gomarit !

    2. Kuq e zi says:

      I nderuar alb
      Kosova u shkeput me lufte dhe serbia doli humbese
      Dialogu nuk ishte ide e kosoves por kusht i atyre qe ne BE duan serbine se perndryshe shkon ne rusi kurse shqiptaret skane alternative
      Pra be po ben bythq***n me sumen e shqiptareve nqs duan ta blejne serbine te gjejne rruge tjeter ne si komb kemi humbur shume
      Nqs zgjidhja do ishte ne vija etnike duhet ta fillojme nga traktati i berlinit por ne skemi politikane kemi kurva
      Hapi i pare eshte shfuqizimi i thacit ne bisedime… ska kuptim nje republike parlamentare presidenti sot dje kryeminister e neser kushedi cfare te perfaqsoje kosoven pa nderpreje sikur te ishte mbret por ne fakt eshte politikan i shantazhueshem dhe europa adhuron te beje pazare me te tille politikan i komandon si me buton

  5. aleko says:

    Po po e moren mitrovicen dhe pasurit e saj cfare I ngelet kosoves?..Mbas 10 vitesh per futjen e saj ne Be Serbia e ka mbush me serb ate vend dhe kurre si vjen me kosoves o Zigur Qarri..

  6. kombi says:

    THACI KRYEKERMA E KOSOVES , BUDALLAI ME I MADH I KOMBIT , I CILI PO PERDORET NGA EUROPA , DUKE I TUNDUR PRANGAT NE HAGE . THACI PER KETE ESHTE ZBYTHUR SHUME DHE PER KETE ESHTE GATI TE JAPE CFARE DESHIRON EUROPA . EUROPA NUK KA ASNJE FAKT , POR VETEM I PERDOR PER TE NDIHMUAR SERBINE . ASNJE MUNDESI TJETER NUK KA EUROPA TE MPOSHTI KOSOVEN . ZHDUKENI THACIN NGA SKENA POLITIKI SE PO JU BEN GJEMEN NE BASHKEPUNIM ME RAMEN

  7. Orient says:

    ..europa nuk eshte per ndryshim kufijsh,keto jane pretendime sllave..dikush thote jepini veriun serbise kriminelet e jugut kerkojne jugun dhe pastaj…Kosova dhe Shqiperia ngelen, si breket e Ishes..

  8. Tepelena says:

    MBESHTETJE Ramushit. Kjo takse nuk duhet te hiqet per treguar dhe ego. Eshte e papranueshme qe perkedhelet Serbia ende, qe ka shkaktuar 3 luftra ne Ballkan dhe ka kryer krime te perbindshme. Ai shtet I poshter duhet te kerkoj,duhet te detyrohet te kerkoj ndjese, me koken ulur per githe krimet e tmerrshme qe ka kryer.

  9. Bert says:

    Problemi me te vertete eshte shume serioz,dhe problemi me i madh eshte se kesaj po i meshon Trumpi.Duket qe ne nuk kemi me mbeshtetjen e qeverive dhe presidenteve te meparshem.Trumpi anon nga serbet.

  10. Sit back and relaks■●▪ says:

    Tokat dhe kullen e Isa Boletinit po duan ta perdorin si mall per pazar per njohjen. Kosova i fali bjeshket malit te zi dhe krijoi gjykaten speciale me premtimin se do ju liberalizoheshun vizat dhe mut moren liberalizim, tani nderkohe qe perendimi nuk ka mbajtur fjalen per premtimin e pare i kerkon kosoves qe te fali toke me premtimin se kjo do sjelli njohjen. Po te isha si ramushi pas cdo kerkese te serbise per heqje te takses une do e rrisja ate me 25% mbi 100%, derisa ta kuptonin se e ka seriozisht. Derrat nuk kuptojne gjuhe tjeter.

  11. Sit back and relaks■●▪ says:

    Tokat dhe kullen e Isa Boletinit po duan ta perdorin si mall per pazar per njohjen. Kosova i fali bjeshket malit te zi dhe krijoi gjykaten speciale me premtimin se do ju liberalizoheshun vizat dhe mut moren liberalizim, tani nderkohe qe perendimi nuk ka mbajtur fjalen per premtimin e pare i kerkon kosoves qe te fali toke me premtimin se kjo do sjelli njohjen. Po te isha si ramushi pas cdo kerkese te serbise per heqje te takses une do e rrisja ate me 25% mbi 100%, derisa ta kuptonin se e ka seriozisht. Derrat nuk kuptojne gjuhe tjeter..

  12. aleko says:

    Cfare rregullimi kufiri do behet midis serbise dhe kosoves ?.. kejo thjesht do jete kufi ndershqipetare, pra vazhdon coptimi I trojeve shqipetare.Serbet kane marre tashme prej kohesh cfare kane dashe nga pjeset e kosoves deri ne NIshe , cfare duan me?..Nese dorezohet veriui pasur I Kosoves cfare I ngelet kosoves per te zhvilluar shtetin dhe ekonomin e saj?.. a eshte menduar?.. apo do ushqehen me mallet shkembore te shqiperise..Nga ana tjeter kush garanton qe pasi te marrin veriun e Mitrovices se pasur , serbet do qetsohen dhe do rregullojne maredhenjet me Kosoven dhe Shqipetaret ne pergjithjeasi?.. Per mua eshte e qarte qe nese serbet marrin Mitrovicen , ata do kene kohe te mjaftushme te merren dhe me pjese te tjera te kosoves ku ka ngulmime serbe , si dhe me objektet fetare qe I quajne te tyre , prektikisht duke e bere kosoven jo funksionale. kejo ndodh me siguri per aq kohe sa kane nga pas Rusin dhe Rusi do te thot shume , sepse eshte kejo mbeshtetje per serbet qe po I rrembejne Kosoves Mitrovicen..Haredinaj eshte ne pozicion te veshtire por besoj do te beje gjene me te mire >>Kapiteni I mire duket ne dallget e stuhive…

  13. Shkupi says:

    Pse u dashka te frigohemi ! matematike e kulluar Amerikane , taksa 100 % qe paguan Serbia humbete shum sepse me ato lek ata sponzoronin shtetet per mosnjohjen e Kosoves , tani me per ne perfitimet jane te dy fishta dhe qe Shqiperia perfiton nga ekspoti qofte edhe reeksport , me vonesen e njohhjes reciproke ! Serbia humbete shume me shume …

  14. Virusi says:

    Kosovaret duhet te flasin hapur sepse nuk po dihet e verteta. Ramushi thote kerkohet veriu per njohje. Thaci flet per shkembim teritoresh perfshi Presheven. Nje tjeter flet per kthim te kufinjte e vitit 1956.

  15. Albann says:

    Nese Kosova s do te kete ndryshim kufijsh atehere le te propozoje nje levizje popullsie(shkembim).Keshtu ruhet territori i Kosoves dhe homogjenizohet popullsia brenda Kosoves.Vertet popullohet me serbe Medgjeva and Bujanovci por s besoj Sali Serbi do shkoje ti clirojne ne te ardhmen. Ato jane e do ngelen brenda Serbise. Vetem shkembimi i popullsise zgjidh ngercin ne Mitrovice.Ne fakt s besoj qe Serbet e Mitrovices ta pranojne,gjithesesi Kosova mund ta hedhe ne tavoline. Ky lloj shkembimi ka precedente(ka baze) dhe gjithashtu nuk sjell ndonje konflikt nese behet me mareveshje(mirekuptim) midis paleve.

  16. Vatra says:

    Shqiptarët nuk e shfrytëzuan shansin historik kur patën NATON në mbështetje politika tradhtare i nxiti njerzit ti kthejnë shpinën luftës duke u mbush mendjen se pas pak ditë bombardimesh do të kthehen si triumfues tani e 20 vite kanë mbetë në rreth të mbyllur

  17. gjyshi says:

    Serbia thote se shume shtete qe e kane mjohur Kosoven, i kane terhequr ato.Kjo i bie qe Serbia mund ta njoh Kosoven per t’i realizuar disa interesa te veta dhe pas nje kohe, me pretekse qe vec ajo di t’i cpike, te terheqe njohjen dhe te kerkoje favore tjeta nga Kosova o nga bashkesis nderk.
    Ramushi nuk mund t’i qendroje ketij presioni, ai nuk ka shoke qe e perkrahin. I vetmi veprim i mencur i tij, sipas meje, eshte te jape doreheqje dhe ta coje vendin ne zgjedhje. Keshtu do te fitoje me shume. Nese dorezohet, do te vdese politikisht.

  18. Lil Toronto says:

    POPULLI I KOSOVES DUHET TA HEDHE NE REFERENDUM.
    SHIKONI ANGLINE, KANE KUSHEDI SA VJET PER TE BERE NJE KONTRATE TE BREXIT E NUK PO E KRYEJNE DOT, E JO ME TE JAPESH TOKE. (SIKUR EDHE TE MOS KETE VLERE, E JO PASTAJ MITROVICEN).

  19. Lil Toronto says:

    ASNJEHERE NUK E KAM KUPTUAR SE PSE I DUHET NJOHJA NGA SERBIA.

  20. aqifi says:

    I vetmi veprim i mencur eshte qe Ramushi te mos heq taksen sepse ajo ka ndryshuar balancen politike. Pavaresisht se ate do ta detyrojne te dorehiqet, vendi duhet te shkoj ne zgjedhje te reja. Ne kete menyre taksa vazhdon te qendroj edhe disa muaj. Gjate kesaj kohe Thaci dhe Veseli do te kene perfunduar ne Hage. Kushdo qe do te vij ne pushtet pas zgjedhjeve te reja do ta mbaj taksen bile edhe do ta shtoj ate. Per ata plehrat qe thane qe pse mos ta jap veriun ose pse te mos behet shkembimi i territoreve u them: Shkoni jepni si shkembim grate dhe motrat tuaja sepse nuk mund te shkembehen toka shqiptare me toka te tjera shqiptare.

  21. Lil Toronto says:

    RAMUSH MOS E CAJ KRYT, MAXIMUMI DO TE TE HEQIN KOLLTUKUN, PASTAJ MERR ARMEN, SE KSHU KA NGEL. SHTETET E MEDHA PERDORIN TE GJITHA MENYRAT PER TE SHFRYTEZUAR POPUJT E VEGJEL. KJO ESHTE NJE NGA FORMAT. E PSE NDODH KJO? SE THACI DO TE VARE NJA DY MEDALJONE ME SHUME NE KOSTUMIN E TIJ. TURPI DO T’A NDJEKE DERI NE BOTEN E PERTEJME. TURP, TURP………………………..TURP…….

  22. SS says:

    DERI TANI PO I ZBATON MIRE DETYRAT E LENA NGA USA ……!!?

  23. Analisti amator says:

    Interesi te dashur komentues eshte boshti I cdo politike. Jam i detyruar te them qe Evropa nuk do “ndryshim kufijsh” sepse Serbi menjehere do kerkoje gjysmen e Bosnjes ku shumica jane Serbe. Mos te harojme se kur NATO nderhyri ne Kosove nuk nderhyri per token por per te “drejtat e njeriut”. Pikerisht Serbia dhe Rusia do e kethejne pllaken ne kete drejtim ne te arthmen. Evropes i leverdise ta mbaje Rusin larg dhe “konflikti I ngrire” i Serbise me Kosoven, dobeson Serbine dhe eshte vazhdim i politikes se vjeter evropiane qe duke ndeshur Serbet kunder Shqiptareve, ka mundur te mbaj larg Rusin. Kjo eshte arsyeja qe Merkel nuk do “shkembim territoresh” por nga ana tjeter nuk eshte e “zonja” qe te detyroje Serbet te pranojne Kosoven. Bile thene troc as qe e can koken per kete. “Konflikti i ngrire” eshte me mire per Gjermanine se sa clirimi i energjive te Serbit per te kerkuar tokat ku Serbet bejne shumice ne vendet e Ballkanit. Ne kete kontekst partizani i Evropes eshte Hajredinaj…
    Amerika nga ana tjeter nuk eshte e vertete se mbron interest e Serbit, sic thone disa komentues, por ka interest e veta sic jane bazat ushtarake dhe mbi te gjitha fakti qe Shqiptaret jane aleati me i mire i tyre ne Evrope. Amerika mendon ta konsolidoje kete fitore duke nxjerre jashte loje Evropen. Me sa duket edhe Rusit i leverdise qe Evropa te dale jashte loje ne kete kontekst. Qendrimi Amerikan dhe ai Rus konvertojne me mire se ai Evropian me Ameriken apo Rusine. Ne kete kontekst partizani i Amerikes eshte Thaci. Tani per shume njerez qe nuk jane marre me keto problem, Thaci duket me simpatik sepse eshte me i prere ne “patriotizmin” shqiptar. Thaci nga ana tjeter i ben hesapet ne prespektive. Marreveshja me Serbin do i hapi rruge Kosoves te behet shtet dhe te bashkohet me Shqiperine. Me kete ide bashkohet edhe Vucic. Ai disa here ka paralajmeruar qe “konflikti i ngrire” eshte katastrofik per Serbine. Kercenimet e Amerikes se po nuk arritet marreveshjen, pasojat do jene te renda per Serbine, kane bere efektin e duhur ne Serbi. Populli Serb, ashtu si dhe shumica e popullit Shqiptar jane kunder marreveshjes. Shumica e Serbeve mendon se marreveshja, pavaresish nga perfitimet, eshte dhurata me e madhe qe i behet Shqiptareve. Atyre u dhurohen tokat Serbe te quajtur KOSOVO. Nga ana tjeter ne na vjen keq qe te japim dy apo tre komuna te populluar nga Serbet , ne shkembim te Presheves, e populluar nga Shqiptaret. Me falni se u zgjata shume por shikoj qe shume komentues ja kepusin toma per roma. Disa thone qe Evropa nxit ndarjen e Kosoves apo Amerika ka tradhetuar Kosoven…..Brockulla ne diell….

  24. A says:

    Km I Kosoves duhet te beje kontakte diplomatike dhe lobime pa nderprje me BE,USA per te prezantuar problemin ne kendveshtrimin etij si dhe kordinimin e politikes se Kosoves me ata,duke perfituar KOHE qe ne kete rast eshte sh.e domosdoshme per tju shmangur balances politike te CASTIT ,e cila me presionin in e ushtruar ndaj Kosoves,duket se favorizon Serbine…

  25. emigranti says:

    Qendro fort z. Haradinaj. Te gjithe shqiptaret e ndershem jane me ju.
    Taksa eshte e drejte e qeverise se Kosoves dhe asnje presion I jashtem, I nderthurur me presione te njerezve te tyre brenda Kosoves nuk mund ta ndryshoje pa arritur qellimin final, njohjen e Kosoves.
    Kush eshte per dhenien e territoreve, edhe keshtu te zvogeluara kohe pas kohe nga zaptimet serbe, eshte kunder Kosoves, pavaresisht se me fjale mund te hiqet si mik I saj, apo patriot ne rastin e politikaneve te shitur.
    Pasiviteti dhe letargjia e qeverive te Kosoves qe nuk paten nje strategji te qarte por pritnin gjithnje nga perendimoret se cfare te benin, ne nje kohe qe serbet rritnin gjithnje e me shume kerkesat e tyre gjate bisedimeve te zgjatura pa realizuar asnje premtim per shqiptaret, sollen ate qe serbet te paraqiten nga agresore e dhunues te popullsise shqiptare ne viktima te shqiptareve.
    Eshte koha per te qene me agresive ne mbrojtjen e Kosoves. Vetem keshtu ndalet agresiviteti serb per shfrytezim e grabitje te Kosoves.
    Miqte I falenderojme per kontributin e tyre ne pavaresine e Kosoves qe koincidoi dhe me interesat e tyre, i nderojme e respektojme, por nuk mund te lejojme nderhyrjen e kujtdo ne vendimarrjen lidhur me sovranitetin territorial te vendit, apo me masat qe kontribuojne ne sovranitet.
    Vetem keshtu serbet do ta shohin Kosoven si partner, jo si vasal e do ta respektojne ate.

  26. Ago says:

    Ramushi eshte hero kombetar. Asnje leshim serbeve dhe Serbise. As nje cm toke te mos jepet e Kosoves. Taktika e Qeverise Kosoves eshte efikase per sot dhe te ardhmen. Me jep njohjen te te heq taksen. Me shqip dhe qarte nuk ka me. Cdo shtet eshte pergjegjes dhe administrues i territorit te tij.

  27. aleko says:

    Po kurre mos e njofshin serbet, ata ne pune te tyre ne ne punen tone..pse duhet dhene Mitrovica e pasur?.. Me cfare do jetojne Shqipetaret?..

  28. Detari says:

    Asnje leshim, taksa te vazhdoj per 500 vjet.
    Po ashtu serbise ti kerkohet demshperblime (bilionash) per masakrat dhe shkatrrimet por edhe te kerkoj falje.

    Shqiperia dhe Kosova duhet te ndryshojne ligjin me pashaportat ashtu si i ka dhe Gjermania, nuk mund te kesh 2 nacionalitete (grek-shqip-serv).

    Keshtu shuhen te gjithe vorjolehskot qe shiten fisin per 2 lek, po ashtu dhe te ardhurit serb ne mitrovic ose te kthehen nga kane ardhur ose te behen “kosovar”.

  29. KAVAJOTI says:

    ESHTE DERDHUR SHUME GJAK PER ATE TOKE!TELERANCA XERO!

  30. Virusi says:

    Shtuar atyre qe thote Analisti Amator, ndaj Serbise Kosova ka avantazh kohor pass Serbia kerkon integrimin kurse Kosova ende Jo. Serbia qe ka disa probleme kufitare s’mund te meret me kufijt e saj perendimor me Kroacine dhe Bosnjen pa mbaruar pune me kosoven. Sepse integrimi evropian I ballkanit kerkon zgjidhjen e gjithe konflikteve kufitare mes ketyre vendeve. Zgjidhja perfundimtare midis dy vendeve, nuk mund te behet duke marre Serbia veriun e kosoves vetem per njohjen e kosoves. Nuk ka sens qe Serbia te marri veriun duke mbajtur brenda Luginen e Presheves. Keshtu konflikti nuk mbyllet. Mendoj se Presheva do te jete pjese e marreveshjes. Kjo jep arsye qe ajo cka thote Ramushi nuk eshte e tera. Kufinjte aktual te kosoves kane nje histori. Kosova ka qene kompakte por eshte coptuar qellimisht. Ata kufinj njihen nga te dyja palet dhe nuk eshte cudi qe marreveshja tu referohet atyre kufinjve. Aktualisht eshte zbuluar vetem nje pjese e pazllit. Me siguri do kete te dhena te tjera, debate dhe diskutime ne parlamentin kosovar dhe pse Jo referendum.

  31. american16al says:

    Jepini parmenden ketij se di ta perdori mire!!!!
    Politika kerkon gjakftotesi dhe mencuri jo deklarata populiste dhe kryenecesi!!!

  32. Trimi says:

    Po per se u be lufta ? qe te hym ne negociata te ndajm toke?! Kosovaret te hyn me negocita per te humburit e luftes per pasurine qe i ka vjedh kosoves jo te hyje ne negocita te japi toke ather le te bashkohet prap me serbine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje