Letra e Kosovës për UNESCO-n: Lahuta s’i takon vetëm popullit serb

30 Janar 2019, 11:01Rajoni TEMA

Komisioni parlamentar për arsim, kulturë, rini, sport, inovacion dhe ndërmarrësi do të kërkojë nga UNESCO-ja që lahuta të mos njihet vetëm si instrument i serbëve, por edhe i shqiptarëve e popujve të tjerë.

Për këtë Komisioni ka nisur drejt Parisit një letër prej dy faqesh, ku jepen shpjegime se përse ky instrument u takon disa popujve.

Të martën letra i është dërguar Ambasadës së Kosovës në Paris, në mënyrë që Ambasada t’ia dërgojë organizatës në adresë të drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Por ky reagim mund të shkojë në selinë e UNESCO-s më shumë se dy muaj prejse Serbia ia ka arritur qëllimit: “Të kënduarit me gusle” është regjistruar në emër të Serbisë.

Miratimi i propozimit është marrë pas sesionit të trembëdhjetë të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme, që u mbajt në Port Louis, Republika e Mauritit, prej 26 nëntorit deri më 1 dhjetor 2018, në Qendrën Ndërkombëtare të Konventës, Swami Vivekanada. Aty u vendos që “Të kënduarit me gusle” të merret nën mbrojtje.

Në letrën që Komisioni i Kuvendit ia ka përcjellë Ambasadës së Kosovës në Paris renditen disa fakte që dëshmojnë se lahuta është instrument i përdorur nga disa popuj.

Për këtë, Komisioni ka shkruar që është mbështetur në argumentimin e fuqishëm të ekspertëve të kësaj fushe nga Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe institucioneve të tjera në Shqipëri dhe Kosovë, shkruan “Koha ditore”.

“Lahuta nuk shpreh identitetin kulturor të një populli të vetëm, në këtë rast atij serb. Lahuta është instrument i vjetër kardofon, ky instrument muzikor ka pasur përhapje në Evropë e jashtë Evropës.

Edhe sot disa popuj e përdorin lahutën, me disa dallime nga njeri-tjetri. Dëshmi janë edhe emrat e saj nga disa gjuhë të popujve evropianë dhe aziatikë”, shkruhet në letër.

Aty sqarohet se shqiptarët e përdorin lahutën në pesë shtete ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Perëndimore, Mal të Zi dhe Serbi.

Sqarohet se te shqiptarët lahuta vlerësohet lart dhe ekziston edhe kulti mbi lahutën, ajo zbukurohet me gdhendjet e figurave të njohura mitike nga periudha e antikës, e kulturës ilire të figurës së gjarprit dhe të kokës së dhisë.

15 komente në “Letra e Kosovës për UNESCO-n: Lahuta s’i takon vetëm popullit serb”

  1. Timi says:

    Jo vetëm Kosova. Duhet bëre shumë shtete bashkë të ankimojë vendimin e unesko. Serbët vjedhin kulturat tona e ne shikojmë yjet. Turp.

    1. beni says:

      Ieorgos Kastriotis kendonte me lahut

    2. beni says:

      Kendonte zorben domethen

  2. Andrea says:

    Serbet ,pasi muarren territoret shqiptare , marrin dhe trashigimine e shqiptareve , ashtu si sllavogreke , muarren territore , morren dhe veshjet e Sulit , qe sot mburren para parlamentit.

    1. Flm says:

      O koqe, ja kthjellohu pak dhe mendo, p.sh. legjenda e “Mujit dhe Halilit” eshte Serbe apo Shqiptare ???
      ###
      Me ve te dyshoj te jete Shqiptare nga emrat Turko-Arab te heronjve … Muji (shkurtim i emrit Mustafa) dhe Halil (Khalil ne arabisht).

  3. Flutura says:

    Ku ishin shqiptaret kur e vodhen Serbet? Apo grindeshin mes vedit?

  4. Klimax says:

    Nje vegel muzikore qe mendohet sipas historikeve se ka ardhur ne Ballkan rreth viteve 630 nga sllavet nuk mund te deklarohet si “kosovare”! Aq me keq qe ka dhe disa te tjere qe deklarojne se mund te ket ardhur nga mongolet (Morim kuur) apo nje teori tjeter ku mendohet se ka ardhur nga udhetaret arab ne vitet 1000-1100.
    Ne qoftese kosovaret mendojne se jane autoktone ne ato troje, atehere gabojne totalisht ne kembenguljen e tyre per simbolin e lahutes sepse vetem dy jane shancet qe lahuta eshte (edhe) kosovare, e para, ose edhe kosovaret jane te ardhur si sllavet mbas viteve 600, ose, e dyta, kosovaret adoptuan lahuten nga sllavet apo ndoshta nga mongolet apo arabet!
    Keshtu qe kur nuk protestojne mongolet apo arabet ne UNESCO, c’dreqin duan kosovaret me kete “muhabet”??!!

    1. albert says:

      Shqiptaret e Kosoves jane Dardane !
      Shovinizmi yt nuk nderron gje. Ata perseri mbeten Dardane!

  5. Himarjoti says:

    Klimax supaxhiu i 300 evrove greke je i gjithanshem por ketu ta mbeshtes sepse si fshatar 100% qind autokton i njeh mjaft mir veglat muzikore shqiptare sidomos ato te gjinis mashkullore.Shko e permjer nga gazetat greke per ha me nder m.. ne gazeta shqiptare.

  6. Vorio Epirioti says:

    Lahuten e perdori Omiros per te kenduar vargjet e Iliades.Omirosi ishte mbjeshter ne lahute.Lahuta eshte greke serbet,shqiptaret,arabet e vollen nga greket

  7. Kushtrim Peja says:

    Klimax si duket vetëm titullin ke lexuar, ankesa thotë që lahuta i takon edhe popujve të tjerë dhe askund nuk e thotë popullit kosovar por shqiptar , urrejtja e juaj vreher nga larg por shqiptarët e Kosovës apo shqiptarët ne përgjithësi nuk te kan faj qe jetë e keni si një qen rrugë por fajtor jeni ju dhe arsyeja është injoranca e juaj, të njëjtën e them edhe për disa komentues të tjer që shkruajn shqip dhe mendojnë si një serb i sëmurë nga urrejtja për shqiptarët.

  8. Altin. says:

    Une nuk kuptoj nje gje me ju gazetaret e gazetes “Tema” .Si ka mundesi qe ju nuk bllokoni ose denonconi ne organet perkatese individe antishqipetare si klimax&co qe vetem vjellin ne dem te kombit shqipetar?Jam i habitur nga mosperfillja juaj!!!

    1. abc says:

      Sepse “ka” ose duhet pa tjeter te kete Liri te te menduarit, shkruarit dhe te folurit …. ore majmun, pjell e diktatures fashisto, komuniste.

  9. xy says:

    Altin,Tema eshte e Klimaxave,Vorioepirit,janull…..

  10. Arber says:

    Serbia aplikoi dhe u be pjese e listes se trashegimise boterore shpirterore. Nese ky aplikim ka qene I justifikuar mire, komiteti I trashegimise boterore ka pranuar dhe aprovuar kerkesen e shtetit pale. Ndaj ky ankimim ne Unesco tani pas berihait, ska asnje vlere. Para disa vitesh ministrite e vendeve tona (Shriperi-Kosovo) nisen studimin dhe perpilimin e dosjes po qe asnje here nuk u konkretizua.
    Gjithsesi asnjehere nuk eshte vone. Shqiperia, Kosova, Mali I Zi mund ti bashkengjiten nominimit. Kjo jo me letra te kota kritizere por me marreveshje te perbashketa dhe pune konkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje