A mund ta destabilizojë Shqipërinë më 16 shkurt, Sali Berisha?

2 Shkurt 2019, 19:20Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela!

A do ta destabilizojnë dot Shqipërinë dhe Kosovën Rama dhe Thaçi?

E kanë të pamundur.

Po Berisha a mund ta destabilizojë Shqipërinë më 16 shkurt të këtij viti?

Destabilizimin e Ballkanit e kërkon me ngulm Putini. Me të janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që bëjnë sikur zihen me njëri-tjetrin si rrugaçët me fjalë të ndyra.

Të tre bashkë e kanë shpresën te lobi serborus në Uashington, dhe te ndërhyrja e Rusisë në Shqipëri me ata që ajo mendon të sjellë në Shqipëri si në kohën e Çadrës, por dhe me agjenturën ruse në Shqipëri që nuk është e vogël.

Por, lobi ruso-serb në Uashington është nën hetim, ky është fakt. Kështu që është i neutralizuar. Prandaj gjithçka pritet nga aktorët shqiptarë.

Aktorët shqiptarë, Berisha, Rama, Meta, tani që janë të kapur të tre me korrupsion, e kanë shpresën te Beogradi por edhe Beogradi edhe Moska te këta e ka shpresën.

Po politika amerikane?

Ajo deri tani është konstante. Edhe Jhon Bolton, kundërshtari i deklaruar i Kosovës, nga frika e hetimit, tani është tërhequr dhe e detyroi edhe Thaçin që të tërhiqet për Mitrovicën, duke deklaruar se Mitrovica dhe Ujmani, nuk jepen.

Por, faktori kryesor i patriotizmit shqiptar tani është kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Qëndresa e tij do ta mundë përfundimisht politikën ruse në Tiranë dhe në Ballkani Perëndimor.

Putini do destabilizimin e Ballkanit. Ky tani është fakt. Kurse kançelarja gjermane, Merkel, është në avangardën anti Putin, dhe bravo i qoftë, sepse ky është një qëndrim historik.

Kurse politika amerikane duhet të ngrihet në nivelin e duhur, edhe pse presidenti amerikan është me probleme. Ka pasur një dyshim këto ditë në lidhje me angazhimin amerikan kundrejt çështjes së Kosovës, por një gjë është e sigurt në këtë situatë se, të gjithë ata që kërkojnë dhënien e Mitrovicës Serbisë, janë me politikën ruse dhe kundër interesit shqiptar dhe interesit amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Tërheqja e Thaçit që u deklarua kundër një mundësie për dhënien e territorit të Mitrovicës, tregon se gjithçka në Uashington po shkon drejt interesit shqiptaro-amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Por e keqja shqiptar e sot është korrupsioni kryeministror Berisha-Rama.

Çfarë pritet të ndodhë me korruosionin kryeministror Berisha – Rama? Këta në fakt janë të falimentuar dhe pse i bashkon i njëjti hall: SPAK – u.

Rama me naivitet, para zgjedhjeve të vitit 2017, bleu asetet toksike të Berishës. Rama në fakt priti destabilizimin e Shqipërisë deri te Çadra e Saliut, por kur kjo ra, ky i trembur mendoi të shpëtonte gjendjen me bashkim, duke blerë asetet toksike korruptive të Berishës.

Që nga ajo kohë edhe ky për destabilizimin e Shqipërisë është dhe ndihmon në intoksikimin e situatës shoqërore në Shqipëri. Rama, duke kërkuar të shpëtonte Saliun e humbi edhe vetë fatin që mund ta shpëtonte nga ndëshkimi antikorrupsion.

A mund të shpëtojnë? Jo. Janë të dy të humbur dhe bëjnë luftë fallso me shpresë që ana e Saliut të mbushë në mënyrë agresive sheshet dhe bulevardin më 16 shkurt. Prandaj bëjnë sikur zihen.

Është për të qeshur. Nuk e arrijnë dot, edhe pse Rama ka vendosur në polici drejtorët e Berishës pikërisht për këtë arsye.

Por politika është forcë.

Politika amerikanë do të ushtrojë forcë ndaj të dyve. Kjo është e dukshme. Korrupsioni kryeministror shqiptar, me Zërin e Amerikës, kuptohet se tani është futur nën rrezen e shënjestrës amerikane. Dhe kryesori deri tani është Edi Rama.

Janë të humbur, të falimentuar dhe me aksione toksike që iu kanë mbetur në dorë si letra pa vlerë, dhe që nuk kanë më asnjë forcë në opinionin publik shqiptar.

Stabiliteti i Shqipërisë është interes amerikan. Kjo nuk diskutohet. Vërtet mendoni se Putuni ka mundësi të destabilizojë Shqipërinë dhe Kosovën me aksionet toksike të zhvlerësuara plotësisht të Ramës dhe Berishës?

26 komente në “A mund ta destabilizojë Shqipërinë më 16 shkurt, Sali Berisha?”

  1. Iliri says:

    Avokati ka filluar te ngaterroi kekun me byrekun.Rama bashke me Ameriken dhe Europen inicuan reformen ne drejtesi dhe po e zbatojne ndonese ngadale.Nuk e kuptoj avokatin qe fut dhe Ramen me ata qe e kan kundershtuar reformen.Ka vetem 2 arsye avokati: 1 Ka meri me Ramen qe nuk e beri minister. 2.Ka filluar procesi i plakjes dhe nuk di cfare thote.

    1. Enveromanist dhe Nihilist! says:

      Ngjela vuan nga enveromania. Te gjithe shoket armiq te pushtetit popullor i beri Enveri, perfshi edhe te jatin e Ngjeles dhe Ngjelen vete. Enveri i rrasi ne burg te gjithe keta ose ju preu koken duke i shpallur te gjithe, vec vetes, armiq te popullit. Ngjela nuk shkon larg nga Enveri dhe i ka shpallur te gjithe politikanet shqiptare qe deri dje ishin miq te tij armiq te popullit. Ngjeles, Berisha i dha post ministror e deri tek Rama e me tej, qe i ka patur miq personal. Si mund te perdoresh filozofine e xhelatit tend more Ngjela? Tregon sa poshte ke rene dhe madje je kthyer ne nje mbeshtetes i zjarrte i filozofise enveriane deri ne enveromani. TE GJITHE ARMIQ TE POPULLIT! Ne fakt, per Ngjelen, Shqiperia eshte vetem AI. Nuk ekzistojne te tjere sepse ose jane idioter ose jane armiq. Pra Ngjela vuan edhe nga Nihilizmi!

    2. Tony uk says:

      Po Ramen pse e fut ne te njejtin thes!!!!
      Ah mor Taku inati personal per nje post te ben te dukesh karagjoz fare.

  2. Durresi says:

    Ore ky ka pjerdh fare. Mereni çojeni te 5-sa plakun ti bej shoqeri Sali Serbit me 17 Shkurt 2019.

    1. undefined says:

      Ky ka rjedhur fare se cka Edi me Salen vetem ky dhe fatos lubonja e dineDuhet te kaloje burgun qe te keshe rjedhur ne kete gjendje te mjerueshme

  3. Beni says:

    Taku cfare ke me Ramen o derezi…perse hedh llum me shume se kazani i berishes…Mos e barazo Ramen me gungsin kriminel Sali Berisha sr eshte turp…po te mos ishte Edi Rama nuk do kishim as reforme ne dtejtesi e as SPAK…Kthjellohu pak o Taku….

  4. qazim says:

    Rrafsho thepin o Ngjele.Me dukesh si ai motorri i vjeter qe kur ndizet i ben skapamentoja perrrr,perrrr.Behu nje cike objektiv e lere menjane inatin me Ramen o filozof.Coje te keqen aty ku duhet.Veten nje njeri e degjeneroi kete vend e ky eshte SB,derdhi energjite vetem kunder tije o njeri.

  5. Refugjati says:

    Nepermjet shkrimeve të z.Ngjela,kuptojme haluçinacionet e tij me pseudo analizat që servir si filozof politik,duke u bere lemsh me mendimet që çfaq për faktorin shqiptar,lere pastaj për ate amerikan.Mbi ç’baza dhe fakte barazon Berishen dhe Bashen me Ramen dhe meThaçin,pa vazhduar me tej me z.Bolton.Nuk jà vlen të ndjekesh këtë lloj shkrimi,humbje kohe.

  6. Nje qytetar says:

    Ik ere budalla muti ! Ik ere mitoman , delirant ! Na cave bythen me brockullat e tua , a thua se ke ne duar gurin e se vertetes ! Idiot !

  7. Ladi says:

    Jepi ndonje direktive apo orientim te sakte Washingtonit, se kane shume nevoje per inteligjencen tende brilante, o trushkulur…

  8. vang says:

    OZ.Ngjela.Tunde njehere koken se mase nivelohet truri. Sa here ben nje artikull me 20-30 rradhe thua te njejtat gjera .Kaq budallenj jemi ne sa zeniet (,dhe jo bejne sikur zihen,)e tyre me fyerje,vecanerisht Berisha ,fyerje qe tjetrit i shkaterron familjen dhe personalitetin te jene gjoja.Keto qe thua jane absurditete.Mos bej sikur Amerika merr mendimin tend para se te veproje ne Tirane?

  9. marjani says:

    po kush eshte I paster ti ,pse nuk e pastrove qeverrine kur haje pije rrije dhe kishe shume ne dore ,bere nje vrime dhe pe mullen tende tani qe ske e ben si dhelpra ,me nzirr nje fakt qe KMka dore diku vetem nje ,ti pin cigare dhe kujton se do besh mjergull ne qell te hapur jo zoti ngjela pushtetarit nuk I hidhen akuza ne te tilla momente ti nuk arrin dot njeriun e ndershem qe paguante dritat qe nuk vodhi pronen e perbashket qe nuk njollosi duart me gjak qe nuk deri sine mall te babait ta mashtrosh dhe te tille tendershem dhe inteligjente jane shume dhe me shume Akoma populli do drejtesi qetesi ju nuk do harroheni per keto shtellunga ti kujton se fol fol dhe coc do mbetet turp per ju qe jeni I biri I KN,

  10. besi says:

    Taku taku torollaku!Edhe kungulli, ka thene i madhi Namik Dokle ,do djelle te piqet!Po Taku kaku torrollaku ku u poq pasi ka qene pa diell?

  11. Mali says:

    Taku ke ikur po cfryn kunder Rames vetem per nje karrike thirri llogjikes oooo sahan lepiiiiires o njeri Po te qe Rama i tille nuk bente shttttet nuk ja vlen te merrrrrem me tyyyy

  12. Kadriu andi says:

    …me keqardhje e them por ky eshte bere gallataxhi…

  13. Piro says:

    Hik or budall. Ti sdi cfare behet. Bredh rrugeve dhe shkruan ndonje faqe per te treguar se je gjalle.

  14. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    RESPEKTE AVOKAT NGJELA ! Qentë Rrugaçë që Lehin këtu kundra teje këtu janë MILITANTË ORDINERÈ të 3 Partive PROSTITUTA HAJDUTE !!!! Bjeru HAJDUTËVE Taku , dhe mos u ndal .

  15. nord.al says:

    Eshte shkrimi i fundit qe lexoj nga Ngjela. Nuk ia vlen te harxhosh kohen me budalleqet e tija.

  16. Llaman says:

    Humbje kohe te lexosh Takun, as informacion, as analize, por copa medimesh te pa lidhura qe ngjajne me shume alucinasione psiqike

  17. shqip says:

    Ndrro dozen e ilaçeve. Shihi daten e skadences.

  18. BRSS says:

    ÇA MERENI ME KETE TRAPIN QE FLET PERÇART TE NJEJTAT GJERA THOT GJITHMON KY ESHTE BER VARI KARIN

  19. stroralliu says:

    Taku===kungull i rritur ‘nen hije’….mos e shani….aq diell ka pare nga vrima e biruces.

  20. Albani says:

    Vetem nje gje ka thene sakte Saliu per Takun, e ka quajtur Njeriu i Perallave. Takun t’a kesh ne nje nate dimri te kenaq se te tregon përralla pa mbarim.

  21. Fieri says:

    Hajdut eshte, si te gjithe politikanet tane, por Rama ooo Taku vetem armik nuk eshte, ty o Tak inati ta erresoka arsyen ose ke rrjedhur nga trute njesoj si plaku Merre( Sala )

  22. Cuku says:

    Hahahahaha
    Spurdhjak Ngjala boton te njejtin shkrim cdo date 4 te cdo muaji
    Ka rreth dy vjet me te njejtin shkrim ,se nuk I dha Rama ndonje kocke per te lepire
    Spurdjakun ka dy vjet qe e ka lene mendja

  23. asd says:

    Spartaku ka pritshmeri me te larta se realiteti. Sipas tij zgjidhet gjithshka ne 6 muaj, ndersa sipas gjasave mundesia me e madhe qe shqiperia te permiresohet vetem afatgjate… Ndoshta edhe 10-20 vjet te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje