Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jenë të rreptë me politikanët e korruptuar shqiptarë apo edhe me ata që nuk kursejnë sulmet ndaj reformës në drejtësi.
Po përveç Berishës, a ka politikanë të tjerë të cilët janë piketuar nga SHBA për tu futur në listën e zezë?
Për avokatin Spartak Ngjela, Amerika do të shpallë non grata të gjithë ata që vazhdimisht sulmojnë reformën në drejtësi.
Gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, Ngjela deklaroi se amerikanët i kanë gati letrat për përfaqësuesit e politikës tonë dhe nëse këta të fundit bëhen pengesë për zbatimin e reformës, SHBA do të hedhë hapin e fundit.
“Unë kam një bindje të brendshme nëse këta do të vazhdojnë të dalin hapur kundër reformës në drejtësi do t’i nxjerrin non grata në Amerikë të gjithë.
Rama siç duket këtë kishte që ka folur. Mbase e kanë kërcënuar edhe Ramën dhe kushedi se çfarë i kanë thënë.
Unë e di që në rast se ata do të bien ndesh me reformën në drejtësi, për këtë jam i sigurt, politika amerikane do të hapë letrat sepse nuk ka rrugë tjetër.
Kur e morën Saliun dhe e futën në çadër që erdhi Brian Yee këtu, mendon se nuk i nxorën letrat? Patjetër që i nxorën letrat.
Këta çfarë presin? Mos duan që t’ua nxjerrin në publik letrat që tu thonë po pengoni reformën në drejtësi?
Kështu që po frenuan reformën, të gjithë non grata do të shpallen dhe amerikanët do të nxjerrin letrat. Nuk je i dëshirueshëm për ta nëse pengon reformën”, tha Spartak Ngjela.
Për listë të amerikanëve me emra të politikanëve shqiptarë foli dje edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.
Në një reagim për gazetën, Klosi u shpreh me siguri që SHBA disa anëtarë të politikës tonë nuk i shohin me sy të mirë, ndërsa paralajmëroi edhe se shumë prej tyre meritojnë të shpallen non grata.
“Unë do të thosha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës patjetër që kanë një listë të politikanëve shqiptarë që nuk i shohin me sy fort të mirë.
Një gjë e tillë ka qenë, ekzistonte që në kohën kur unë isha në SHIK. Por natyrisht diplomacia nuk jua lejon që këto gjëra të thuhen hapur, po nuk u mbush kupa tamam. Por që ata kanë opinione të ndryshme për politikanët shqiptarë, kjo është e padiskutueshme.
Pastaj a i përdorin këto opinione siç i kanë përdorur, siç mund të jetë një rast që ndalojnë dhënien e vizës, i cili është një mesazh që sigurisht domethënës. Ka edhe shumë politikanë shqiptarë që meritojnë të shpallen non grata nga SHBA.
Kam frikë se janë shumica e tyre”, deklaroi Klosi.
Ai shtoi se një faktor kryesor që ndikon në vendimin e SHBA për të shpallur non grata politikanët shqiptarë janë sulmet e tyre ndaj reformës në drejtësi. Sipas tij, amerikanët nuk iu lënë dot hapësira armiqve të reformës dhe i ndëshkon ata.
“Një nga arsyet që mund të detyrojnë amerikanët të të shpallin non grata mund të jenë edhe akuzat kundër reformës në drejtësi.
Këtë e kam bindje për sa kohë që reforma në drejtësi është kryesisht vepër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shumë e qartë që ata nuk mund të jenë painteresuara për ata që e pengojnë këtë reformë.
Dhe një nga mjetet që kanë dhe që e përdorin për ta shprehur këtë dhe për të korrigjuar qëndrimet të politikanëve shqiptarë është shpallja non grata e tyre”, tha Fatos Klosi.
POLITIKANET TANE TE NDYRE , NUK I PLAS FARE PER KETE QENDRIM TE AMERIKES . NON GRATA, PER ATA ESHTE SI NJE TITULL , SI TROFE , NE KRAHASIM ME BURGUN . AMERIKA NA BEN NDER TI SHPORRI NGA SKENA POLITIKE DHE JO VETEM NGA AMERIKA .
Flasin ish bllokmenet per Ameriken.
Kaq poshte ka rene Amerika sa keta rrjepacaket e bllokut kuq
e permendin Ameriken si dikur Beogradin a Mosken.
Amerika si ajo puna e Cekut te Bardhe po ja fut perseri Shqiperise dhe shqiptareve pasi , si te thuash, dhe nuk ka faj Amerika e LULUVE/ARVZIVE, po i nxjerr ne pension pa i prekur nga ana ekonomike e financiare keta oligarke mafjoze qe kane marre peng Shqiperine dhe e kane zaptuar e pronesuar si ta kishin te babait.
–
Pra ,per ata qe akoma, lavazhi i Rames po ben efekt, vetem konfiskimi i pasurise dhe pronave vecanerisht te 4 mafjozeve:
META
SALI
RAMA
LULZIM
do sjelli ndryshimin e vertete qe Shqiperia ka nevoje.
Pse jane shpall non grata ne SHBA, ata bahen 100 vjec. Sot ja heqin te drejten e vizes, neser ja japin prap por, ma e bukura asht : Politikanet Shqiptar ndertojne statusin e tyre moral, mbi te drejten apo heqjen e vizes per SHBA, e jo per cka kontribojne per shtetin dhe popullin e vet !!
Askujt nuk i interreson qe Shqiperia te stabelizohet. Edhe i marri e di kete.
Prrallat e ngjeles, mjaft i publikuat shkrimet ti plakut se lat nam
Nga burime te sigurta që më vijnë nga departimenti Amerikan,
berisha u “shpall non grata”pasi panë foton e mësipërme.
Kalorsi fytyr vrerosur.
I vini prangat ketij monstre po lini heqje vize.
Pjesa me e madhe ja ka heq vizen ketij krimineli pervec shpellareve.
Sakte Miku!
Në qoftë se Amerikanet kan letra, PSE nuk i hapin???????????????.
PSE e lën Shqiprinë ne agoni??????????
Letrat NUK i hapin sa kohë, që ata nuk kan perfunduar planin e interesave te tyre!!!!!!!!!
Më ato letra ata do vazhdojne te shantazhojne Ramen, Thacin etj. per kufijte e Kombit Shqiptarë Si ne Kosov, Maqedoni dhe kufirin me Greqinë.
Ata bashk me USA dhe EU, perjashto këtu Gjermanin,Anglia dhe Kroacis do na fundosin ne.
USA dhe EU kan 30 vjet që i shtrojne tapetin e kuq ketyre horrave tanë. PSE,Pse ????????????????????
Mjaft me keto palacolleqe se u bete bajate. Asgje ska per ti ndodh askujt, ja pyesni Gramoz Rucin! T’ju behen ilace ato para gjaku qe ju keni vjedhur shqiptareve, vec kaq mund ti uroj klases politike te ketyre 28 vjeteve se per ndeshkim penal, financiar apo moral as qe ka me shprese…
Perendimi/USA ju heq te drejten e vizes por ju jep te drejten te perdorin milionat e dollareve qe kane vjedhur edhe i kane ne bankat e tyre…? Qellove si kalama o Mane..:)
Amerika esht padyshim miku me i madh the me kelleqe i Shqiptaris ne pergjithsi.Kush e mohon ose nuk mbush mir ose ska gjak shqiptari.
Prapseprap,ky ngjela na I shpifi qe ben si kopetent sikur ky ka security clearance te presidenti flet edhe plus servilizmit te tepruar na hapi barkun.1 gje me shum,eshte per te ardh keq qe te gjith jan kaq te komplexuar sa metri i aprovimit per nje ose nje tjeter vin nega nje shtet tjeter.
Politikanet e kan cuar kete Shqiprine e shkret ne kete derexhe qe institucionet shtetrore dhe gjithcka mban zero kredibilitet ne opinion.
Dhe qekur prestigji qartsisht na ka humbur ndoshta do i shte me mire qe edhe anen administrative ta bente Amerika,te pakten per dise vite.Ndoshta mund te shifnim ndyshime megjithmend,jo llogje dhe premtime bosh.
Ka ardh koha per ndryshim..mjaft kemi ricikluar te njejtet aktor per 28 vite.ka nje shprehje..The definition of insanity is doing the same thing over and over and expecting different results.