FOTOT: Këta janë të dënuarit që kanë pozuar krah Lulzim Bashës

1 Shkurt 2019, 15:09Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka një CV të mirë në kur vjen puna të lidhjet e tij me personat e botës së krimit ose ata qe e kane shlyer denimin, të cilët jo vetëm i takon rregullisht, por i vendos në disa raste edhe kryetarë partishë, ose me keq akoma, ndërhyn që ata të dalin nga burgu ku vuajnë dënimin.

Kështu shkruan portali Lexo.al i cili sjell mëposhtë rastet më ‘pikante’ të kryedemokratit Basha, i cili që kur ishte ministër i Jashtëm dhe kandidat për deputet në Elbasan, dyshohet se është përfshirë në lirimin e një krimineli në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…

Që nga ky moment, Lulzim Basha i ka intensifikuar marrëdhëniet me njerëz të botës së errët, Brenda dhe jashtë vendit.

Më poshtë po ju sjellim disa raste të raportuara gjerësisht në media:

Rasti i parë është ai i Arben Xibrit, që dyshohet të jetë dhe organizatori i trafikimit të 130 kg lëndësh narkotike.

Arben Xibri, eshte nje person i afert me kryetarin e Partise Demokratike Lulzim Basha sic shikohet dhe nga fotoja e tij ne Facebook.


Një tjetër rast i rëndë është ai i Shpëtim Likës nga Rremulli i Matit. Para 3 vitesh, tre ton hashash u zbuluan në një magazinë në një magazinë, në fshatin Rremull.

Magazina ku u gjet sasia e drogës është në pronësi të shtetasit Shpëtim Lika, banor i fshatit Rremull, të rrethit të Matit, i cili është shpallur në kërkim.

Shqiptarja.com zbulon se, autori i dyshuar i kësaj bime narkotike, shtetasi Shpëtim Lika, 45 vjeç, ka qenë kryetar i PD-së në ish-komunën Rukaj.

KABLLOGRAMET:

Lulzim Basha i cili në 2009 kur ishte kandidat për deputet në Elbasan dhe ministër i Jashtëm, sipas kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ndërhyrë për lirimin e një krimineli nga burgu, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.

Në kabllogram shkruhet saktësisht: “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”

Tetor 2018:

Deputeti socialist Taulant Balla publikoi fotot e Lulzim Bashës, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha me një të arrestuar për trafik droge 7 vite më pare, te quajtur Oligert Musta .

Oligert Musta është arrestuar në vitin 2011 pasi në automjetin ku ai udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë u gjet një sasi kanabisi e cila po trafikohej, ndërsa iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë.

NENTOR 2018:

CNA.al tregon lidhjet e Lulzim Bashës me persona të inkriminuar.

Rasti më i fundit është zgjedhja e kreut të PD-së së Patosit.  Sipas portalit ne fjalë, Shezai Sinanaj, i cili në 30 tetor 2015 u arrestua nga policia për trafik droge, tashmë është zgjedhur nga Lulzim Basha në krye të PD-së së Patosit.

Nga ana tjetër kemi lidhjet e Lulzim Bashës me Lev Aslan, një biznesmen i cili u arrestua nga FBI në fillim të muajit shtator pasi akuzohet për mospagim taksash, evasion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash. Arrestimi i tij u bë në momentin që Aslan po tentonte të arratisej drejt Turqisë.

Lev Aslan ose Levon Termendzhyan është një nga biznesmenët e lidhur dhe partnerë në biznes me Ekim Alptekin. Ky i fundit është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan, gati një vit më parë.

3 komente në “FOTOT: Këta janë të dënuarit që kanë pozuar krah Lulzim Bashës”

  1. Janig says:

    Harruat takimin me Gadafin
    Po me tefikun ne Sarande?

  2. Peco says:

    Shume mire, zoti Balla, tani na e mbushe mendjen se ke plotesisht te drejte kur thua se Dako duhet te kandidoj. Pse vetem Lulzim Basha paska te drejte te jete I lig? Dime dhe ne te jemi 100 here me te ligj se ai, duket sikur thua ne keto qe shkruhen me siper.
    Ah, Ju jeni te gjithe muter te lindur, te lidhur me 1000 fije me cdo poshtersi dhe ligesi te kesaj bote. Per para ju jeni te gatshem te servirni dhe grate ne pjate.

  3. Vin says:

    Po po keta jane po ne ndryshim nga Rama ky nuk ka bere asnje nga keta apo te denuar te tjere, deputet apo kryetar bashkie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje