Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për hapjen e hetimit nga Prokuroria për nxjerrje sekreti për investigimin e publikuar nga Zëri i Amerikës.
Vasili e quan këtë hetim, faqe të zezë të prokurorisë, që sipas tij është bërë me urdhër të Ramës.
Postimi i plotë:
Prokuroria hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut të karriges Edi Rama!!??
Faqe e zezë e prokurorisë së kapur nga zvarraniku i pushtetit Edi Rama.
S’ka të krahasuar as me partinë e punës.
Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale Edi Ramës:
që i kërkoi policisë të bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste,
që mashtroi popullin dhe tha se kish bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të ish-ministrit të brendshëm,
që i mbylli çështjen pasi Edi Rama kërcënoi oficerin Emiljano Nuhu se tregoi fakte të vërteta kundra qeverisë.
Kjo prokurori guxon dhe hap hetim për Zërin e Amerikës. Dhe ndaj kujt? Ndaj Zërit të Amerikës.
Ky është tamam fundi.
Kjo ishte reforma në drejtësi, ky ishte vettingu, kjo është “drejtësia e re”.
Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, këtij më të shplarit e me të pështirit e zvarranikëve të karriges me merimanga të pushtetit.
Eshte shume e trishtueshme kur i percudnuari,i peshtiri ,hajduti dhe alabaku, ka edhe “veti” te tjera te quan te tille! LSI dhe Pd por edhe PS jane ne shumice medioker! Ndryshimi qendron se Saliu dhe Likja jane vrases!
Ah kur ju erdhi dita edhe juve hajtuteve te qete e te dashur!
Plas o Vasil!
Ky “zvarraniku” eshte Kryeministri i Shqiperise, qe e kane votuar shumica e shqiptareve dhe do ta votojne perseri sepse tek ai shohin shpresen, qe njerez te deformuar si puna jote te mos kene me kurre ne dore fatet e tyre
Kur Rama e ka mire me perendine .nuk e ka problem per engjejt qe i bejne fresk.