Iu aksidentua ekskorta, Rama shfaqet në Rroshnik të Beratit: Financim për ata që kanë një ide

1 Shkurt 2019, 16:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, pas aksidentimit të një prej makinave të ekskortës, u shfaq në Rroshnik të Beratit.

Rama theksoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

“Ajo që vlen të theksohet është që ne duam të bëjmë çmos që të përfshijmë edhe të rinjtë që e kanë parë gjithmonë të ardhmen jashtë fshatit, duke menduar se jashtë fshatit ka më shumë mundësi se brenda në fshat.

 Patjetër jashtë fshatit fitohet më shumë kur brenda në fshat nuk ka asnjë mundësi, por me mundësitë që ne kemi krijuar, që thjesht shtëpinë tënde ti ta kthesh në një mekanizëm ekokomik duke e kthyer në një pikë mikpritjeje për të cilën ne qeveria të japim kontributin. 

Janë 100 milionë lekë për programin “100 fshtrat” për të gjithë ata që kanë një ide dhe që duan të bëhen pjesë e këtij procesi.

 Kush investon në agroturizëm garanton një ekonomi të qëndrueshme familjare dhe nëse projekti zhvillohet krijohet edhe punësim për të tjerët. Financim për ata që kanë një ide për t’u zhvilluar”, u shpreh Rama.(TemA)

1 komente në “Iu aksidentua ekskorta, Rama shfaqet në Rroshnik të Beratit: Financim për ata që kanë një ide”

  1. Lani says:

    JE bere i pabesueshem (nuk shikojme te levize ndonje gje per mire ne ekonomine e vendit ku shpresonim deri me sot) dhe na vjen siklet kur te kujtojme si te parin e vendit.( e kam fjalen se je bere jo vetem qesharak por dhe si ata rrugacet e lagjes qe perdorin fjale te pista).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje