Muç Nano: Ramën nuk do ta gjejë asgjë më 16 shkurt, është e sigurtë. Kolegët e mi gazetarë që rrini pas Bashës, ja çfarë duhet ta këshilloni

2 Shkurt 2019, 10:00Politika TEMA

Protesta e 16 shkurtit e opozitës ka qenë në foksu të monlogut të kësaj të premteje nga Mustafa Nano në emisionin “Provokacija”.

Thirrjen e kreut demokrat Lulzim basha ndaj qytetarëve  për t’iu bashkuar protestës për rrëzimin e Ramës, Mustafa Nano e cilëson të tepruar, pasi sipas tij mund t’i shdërrohet në boomerang sikurse protesta në bulevard.

“Basha do bënte mirë, për veten në radhë të parë, që të mos krijonte pritmëri të gabuara.

Ai do ketë nevojë sërish të organizojë protesta të tjera pas 16 shkurtit, dhe njerëzit të zhgënjyer prej faktit që Ramën nuk do ta gjejë asgjë më 16 shkurt, sepse është e sigurtë që nuk do ta gjejë gjë, do ta lënë krejt të vetëm”.

Ndërkaq ai u bëri apel gazetarëve që t’i bëjnë thirrje Bashës të futet në zgjedhjet lokale të qershorit, pasi sipas, çdo këshillë tjetër nuk do t’i bënte mirë opozitës.

“Kolegët e mij gazetarë që ndihen, apo mendojnë se janë, më opozitarë sesa unë, duhet t’i bëjnë veç një apel Bashës: “Merr vendimin e madh për t’u futur në zgjedhjet lokale të qershorit, dhe fillo urgjentisht të përgatitesh për to”.

Çdo njeri që Bashës i jep një këshillë tjetër, mund ta urrejë këtë qeveri, dhe kjo është ok, por është e sigurtë që nuk i do të mirën opozitës.

Nëse nuk ka një dërrasë mangët. Sepse nuk ka se si të jetë ndryshe dikush që i thotë opozitës se e vetmja mënyrë për të fituar është të mos marrë pjesë në zgjedhje. Boh!”

Monologu i plotë

Lulzim Basha ka dalë nëpër Shqipëri për të mobilizuar njerëzit e për t’i bërë ata të vijnë në Tiranë më 16 shkurt, për të protestuar para kryeministrisë. Dhe një nga premtimet që po bën Basha, nëpërmjet të cilit don t’u mbushë mendjen njerëzve që të marrin pjesë pjesë në këtë protestë, është premtimi për rrëzimin e Ramës.

“Më 16 shkurt pastrojmë politikën nga krimi, zgjidhim kontratën me bandën që na qeveris, shkurt rrëzojmë Ramën”, u tha ai kavajsëve. Por edhe me shkodranët, banorët e Astirit, etj, foli me të njëjtën gjuhë. Edhe dje në parlament, ai përsëriti se “më 16 shkurt, Edi Rama do të shkulet nga karrikja e kryeministrit”.

Nuk është hera e parë që dëgjohen këto premtime. Në përgjithësi, çdo opozitë ka treguar se veç këtë avaz di të këndojë. Me sa duket, nuk njohin mënyrë tjetër për të motivuar militantët e tyre, të cilët nuk kënaqen me asgjë tjetër, përveçse me rrëzimin e qeverisë. Mirëpo, Basha është duke e tepruar me këtë zotim.

Dhe ka rrezik që e gjitha t’i shndërrohet në një boomerang, ashtu si iu shndërrua çadra në bulevard. Kështu që Basha do bënte mirë, për veten në radhë të parë, që të mos krijonte pritmëri të gabuara.

Ai do ketë nevojë sërish të organizojë protesta të tjera pas 16 shkurtit, dhe njerëzit të zhgënjyer prej faktit që Ramën nuk do ta gjejë asgjë më 16 shkurt, sepse është e sigurtë që nuk do ta gjejë gjë, do ta lënë krejt të vetëm.

Këto tridhjetë vite që kanë kaluar na kanë dhënë shumë leksione, por njëri nga leksionet, që është nxënë mirë nga të gjithë, edhe nga zgjedhësi më i pamend, është se “qeveria nuk rrëzohet me protesta”.

Qeveria rrëzohet kur ajo humbet shumicën e votave në parlament. Ose kur humbet shumicën e votave në popull. Çdo skenar tjetër për rrëzimin e qeverisë është një halluçinacion.

Dhe prandaj, e vetmja gjë që i ka mbetur të bëjë Bashës, por edhe opozitës në përgjithësi, është të përgatiten për zgjedhjet lokale, në mënyrë që të demonstrojnë se ata janë të fortë tanimë përballë qeverisë që duan të rrëzojnë. Ata mund të demonstrojnë forcë edhe nëpërmjet një proteste, dhe në këtë kuptim, kjo protestë e 16 shkurtit mund të vlejë edhe si një provë gjenerale e ngjarjes elektorale që do të vihet në skenë më 30 qershor.

Dhe kjo protestë nuk ka funksion tjetër. Mirëpo, kjo do të ishte e pavlerë edhe në këtë funksion, nëse opozita nuk bëhet gati për këto zgjedhje.

Dhe të bëhesh gati don të thotë të fillosh të deklarosh që bojkotimi i këtyre zgjedhjeve është gjëja e vetme që nuk ka për të ndodhur, është gjëja e vetme që nuk është në agjendën e opozitës.

Dhe është pikërisht kjo gjë që Basha nuk po bën. Përkundrazi, ai ka lënë të luptohet se opozita edhe mund t’i bojkotojë këto zgjedhje. Dhe kjo është mënyra më e mirë për të çmobilizuar masën e madhe të shqiptarëve që këtë qeveri nuk e duan.

Kolegët e mij gazetarë që ndihen, apo mendojnë se janë, më opozitarë sesa unë, duhet t’i bëjnë veç një apel Bashës: “Merr vendimin e madh për t’u futur në zgjedhjet lokale të qershorit, dhe fillo urgjentisht të përgatitesh për to”.

Çdo njeri që Bashës i jep një këshillë tjetër, mund ta urrejë këtë qeveri, dhe kjo është ok,  por është e sigurtë që nuk i do të mirën opozitës. Nëse nuk ka një dërrasë mangët. Sepse nuk ka se si të jetë ndryshe dikush që i thotë opozitës se e vetmja mënyrë për të fituar është të mos marrë pjesë në zgjedhje. Boh!

13 komente në “Muç Nano: Ramën nuk do ta gjejë asgjë më 16 shkurt, është e sigurtë. Kolegët e mi gazetarë që rrini pas Bashës, ja çfarë duhet ta këshilloni”

  1. tori says:

    Frige vetem nga hajdutat e bashkis se Shkodres,te tjeret gudulisin.

    1. Arturi says:

      O gazetar qe per mua je vecse një KOPACE qe e futë vehten ne anën e opozitësMe skandaloze eshtë kur u jep mendje shokeve të kazanit se si ti mbushi mendjen saliut bashes si te veprojnë qe keta te dy vrasesit kriminelët dhe hajdutët te vijn ne fuqiMendje te bukur u jep o KOPACE DRURI o frikacakë qe ben pordhe larte e poshtë dhe nga frikë nga sales fute koken në brkë

  2. na the gje te zgjute o cope katunari amon ! a ke bo seks me ate na trego apo je me menopauza o katunar !

  3. Lennard says:

    Me duket se e ke qef Lul-Sumkapucin!! Ne fakt Ta ngref nje cike se ka tipare Feminile.
    Po duhet te dish nje gje :Ajo thirja per Konfiskimin e Oligarkeve eshte Shantazh i Hapur!!! Do Para prej Tyre.TUNG.

  4. pjeter says:

    A keshille te mire i dhe o Muco.Ai e di qe ne zgjedhje do te marri pergjigjen e radhes nga shqiptaret,prandaj kerkon te mbijetoje me ndonje grup alabakesh te mbledhur aty ketu anembane shqiperise.Nuk ka njeri qe nuk e kupton qe me SPAK dhe BHK,te gjithe dinozauret e politikes shqiptare jane ne rrezik,te vetmen shprese qe kane eshte qe,te bejne kaos ne shqiperi per te rritur tensionjn midis shqiptareve,keshtu kane mundesi ti detyrojne nderkombetaret per nje kompromis,te perfitojne ndonje amnisti.Kete loje e dine te gjithe,dhe e verteton fakti nga pjesmarrja gjithnje me e ulet e shqiptareve ne protestat e “MONALULIKES”.Keshilla ime eshte ne te kunder nga Muco Qulli,qe opozita te futet ne parlament gjithnje,te perkrai reformen ne drejtesi,ti nenshtrohet kesaj reforme,dhe ligjeve te saj, tu dorezoje shqiptareve gjithe gjene e vjedhur,qe me pas mund te kerkoje meshire tek shqptaret,dote ishte i niciativa me e drejte dhe e vetmja qe mund ti jepte ndo pak dinjitet kesaj opozite.E kuptoj veshtiresine e trios”MONALULIKES”te shkojne si capi tek kasapi,por skane rruge tjeter,kur per nje cerek shekulli kane ngrene e pire dhe vene dhjame edhe per nje jete te dyte,ne kurris te shqiptareve,dhe neve na kane bere vetem kakerdhi.

  5. zenelaj says:

    Me vjen keq per ty Muc qe je nga Skrakari i trimave ,te cilet mburren me figurat qe kane nxjerre si Fuat Cela,Ilir Meta e ca te tjere

  6. Fak. Letersise says:

    Me këshillat e kolegëve të tu opozitare si Gjeka, Basha fshin … . Të tillë pabuksa edhe vendin e punës edhe titujt edhe namin si intelektual edhe gruan i kanë nga pushteti klanor i PDse, kështu që nuk mund të japin këshilla por vetëm te pastrojne halete e PDse! A i pe se si Luleshtrydhja e Saliu i futi ne çadër deri sa mori lekët e pallatit?! Po tani a i sheh se si i ka mbyllur nëpër klasa të flenë sipër bankave, me shpresën se mund t’i vene ndonje gjobë Qeverisë?!
    Kështu që i dashur Muç, prit të shohësh çudira! Sa më shumë afrojne prangat për Sali baglen dhe Shkëlzenin, aq më shumë marrëzira, poshtersira dhe idiotlleqe do t’i vene te bejne veglave të tyre Alpine, që t’i i quan kolegë të djathtë.

  7. Jimi says:

    Komentusve te mesiperm! As me shum e as me pak, ne kete rast edhe Nanua po thote ate qe thoni edhe ju! Nje qeveri legjitime nuk rrezohet me tubime paramilitaresh te Mamurrsit, apo te Lacit ! E shumta qe do te bejne keta kamikaze, do te jete zhurma, e cila do te jete nje bumerang per opoziten e vertete ne zgjedhjet e radhes. Nje gje nuk kuptoj me keto thirrje histerike te Lules? Kur thote do ta rrezojme Ramen nga karrigia? Mos ka parasysh se vertet Rama do te iki nga pushteti, se do ti prishet apo thyhet karrigia ku ulet zakonisht nga kamikazet? Mbeshtill mendjen Lule ti dhe gjithe kamikazet e jeniceret qe te rrethojne ,Ramen nuk e luani dot nga istikami. Ai eshte zgjedhur me vote te lire te 1 milion shqiptareve dhe vetem ata kane te drejte ta shkulin prej andej! Lule nje keshille se ti je ende axhami! Mos u egzalto e mos u genje nga britmat dhe ulerimat histerike te qoftelargut. Se mos te merre koka ere dhe kuturis te kopjosh qoftlargun e 98-es , se ke per te paguar edhe per ato.

  8. Profesori i historis se psikologjis hyjnore says:

    Rama duhet te bej nje marrveshje shtetnore me Ameriken qe,kur ka mitingje ne shqipni,te vijn polic amerikan,italjan,gjerman,frances,anglez,….per te “mirmbajt” zhvillimin e protestes.
    Atehere do shifni ju se sa shembullor do jen shqiptart n mitingje.
    Do vijn.do bejn nji xhiro bulevardit si n koh t enverit ,do mbahen ca ligjerata plot vjersha dhe frymzime “poetike” dhe do ktjen t gjith neper shtpiat nga kan ardh si pulat n kotec n mbramje.
    Kush do bej ndonje si biçim dhuna,do perfundoj nen daren e hekurave te policve perndimor.
    Kush kundershto polict me dhun,lyhet me boj t kuqe sipas ligjit te bojaxhiut demokratik.
    Vetem po t arrihet qe t vijn polic t huj per mitingjet n shqipni,vec ateher rregullohet aj vend.
    Sepse shpresa kriminale per marrjen e pushtetit me dhun vdes.
    Dhe ateher shqiptart i drejtohen kutive t votimit si gjith bota.
    Edhe diçka.
    Kush arrestohet per shkelje ligji n demonstrat te denohet duke e cu der n fund ceshtjen e ligjit.
    Pasketaj sjqiptart behen te “eduku” si n koh t Dull Hanxhar Panxhit.

  9. Lab says:

    Kemi dhe ne ca keshilla per gazetaret si ty qe jane pas bythes se Rames.

  10. Ilash says:

    Protesta e opozites jane te kota pa program, se cfare tr mirash do te na sjellin po arriten te vijne ne pushtet.

  11. Gri says:

    Or Lul, sill ne proteste Sal Lushn prej tropoje, pleher e vjeter, gangster bruseli dhe post malok i pagdhendur! Turp i ketij vendi! Kercenon popullit per delenxhi si S. B.

  12. Doktori says:

    Per mendimin tim Rama dhe Velia nuk duhet te nxjerrin asnje polic ne rruge!Le te bertasin protestusit e ardhur nga gjithe Shqiperia si qeni qe i leh henes,le te provojne po deshen te prekin dyert e institucioneve!…Do te ishte ne dem te tyre ,nje tentative per destabilizim,e denushme nga populli dhe gjithe bot!..Do te ishte fundi i PD dhe gjithe opozites!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje