Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
Ceremonia e nënshkrimi do të mbahet në selinë e NATO-s, në Bruksel, në praninë e ministrit të punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. 29 ambasadorë të vendeve anëtare do të nënshkruajnë protokollin, ku Maqedonia do të mund marrë pjesë në të gjitha “formatet kryesore” të këshillit veriatlantik.
“Më 6 shkurt do të shkruajmë histori: Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov”, shkruan Stoltenberg në Twitter..
Ky vendim vjen pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Maqedonia, dhe më pastaj në Greqi, ku Maqedonisë i është hequr pengesa e fundit për anëtarësimin e vendit në Aleancën veriatlantike.
Pas nënshkrimit të protokollit, secili shtet anëtar i NATO-s duhet ta ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë, procedura mund të zgjas deri në 2 vite, edhe pse pritjet janë se do të përfundojë në fillim të vitit 2020 apo në fund të këtij viti. (TemA TV)
Vazhdohet te thuhet Maqedoni, ndersa behet fjale per Maqedonine e veriut, sepse pjesa tjeter ano greke, eshte pnestare e Natos.