Ky është momenti tronditës kur një nënë është filmuar duke rrahur brutalisht vajzën e saj më të vogël vetëm pse i kërkoi një filxhan me çaj.
Daniela Galarza kishte humbur durimin, kur vajza shtatëvjeçare i kërkoi të ëmës që t’i përgatisë një filxhan me çaj në shtëpinë e tyre në pjesën qendrore të Argjentinës, më saktësisht në qytetin Cordoba.
Ndërkaq vajza e saj e madhe që është 16-vjeçe ka filmuar këtë moment shokues me telefon, ku dëgjohet duke mallkuar vajzën që mezi arrinte të mbrohej.
“Bëje çajin. Çfarë të gjen ty nëse ngrihesh në këmbë për ta bërë çajin”, dëgjohet Galarza duke bërtitur në video derisa vazhdimisht e rrahte të bijën.
Pas publikimit të videos nëna e tre fëmijëve është arrestuar. (TemA)