Protesta e studentëve, të rinjtë demaskojnë pedagogen greviste: Boll me akte të tilla hipokrite që dëmtojnë kauzën, na ke mashtruar dhe ke bërë pazar librash

4 Shkurt 2019, 12:22Sociale TEMA

Teksa në media është shfaqur pedagogia Marinela Sota për t’ju bashkuar grevës së iniciuar nga disa profesorë të djathtë, një grup studentësh i janë përveshur asaj duke i kujtuar kohën kur shiste libra duke i premtuar lehtësira në provim.

Një nga të rejat shkruan në Facebook:

“Sapo pashe Live profesoren Marinela Sota me gjithe respektin per ju dhe per profesionin e nderuar qe keni, por nje fakt duhet thene per brezin e studenteve te 2014 ku ne lenden e Menaxhimit dhe Projekteve Sociale qe keni dhene, i detyruat personalisht studentet te blinin librin tuaj prej 20 mije leke te vjetra me pretendimin se tek provimi final do te kishit 2 ushtrime konkrete ku studentet duhet me patjeter te hapnin librin per ta zhvilluar.

Dhe kjo jo vetem qe nuk ndodhi,ato ushtrime nuk ekzistuan tek teza.

Kjo nuk duhet te ndodhi me ne auditoret e Universiteteve Publike te vendit”, nënvizon ajo.

Ndërkohë pedagogia ka reaguar duke mohuar akuzën:

Marinela Sota: Kjo nuk eshte e vertete. Nuk ka asnje liber, ka cikel leksionesh.

Fill pas kësaj, ish studenti Evis Nasto e ka demaskuar duke i treguar kopertinën e librit.

“E nderuar profesore qe sot keni bere nje gjest kaq fisnik se keni vendosur te hiqni “buken e gojes” per t’u futur ne greve ne shenje solidariteti me studentet, po iu sjell ne kujtese kopertinen e librit qe ua keni dhene me detyrim studenteve tuaj qe ta blejne me argumentin se ne provimin e fundit do te kishin nje kerkese te ciles nuk do t’i jepnin dot pergjigjie pa leçitur me pare kete liber a cikel leksionesh sikurse ju preferoni ta quani. 

Ju mund te dilni sot e te flisni per te drejtat e studenteve, mund te merrni vemendjen e mediave dhe opinionit publik por kurre besimin e atyre studenteve qe i keni lodhur duke iu pritur ne ditet e nxehta te sezonit te provimeve, me publikimin qe mban emrin tuaj mbi kopertine, teksa ju printonit me nge pas voneses disa oreshe tezat e provimit te famshem te “Menaxhimit te Projekteve Sociale”. 

Ndaj kursejini studenteve tuaj akte te tilla hipokrite, sepse vetem sa demtojne kauzen e shenjte te tyre, te ngjizur pikerisht nga krijesa si ju qe mbajne prapashtesen akademike”, nënvizon Nasto.(TemA)

14 komente në “Protesta e studentëve, të rinjtë demaskojnë pedagogen greviste: Boll me akte të tilla hipokrite që dëmtojnë kauzën, na ke mashtruar dhe ke bërë pazar librash”

  1. Flutura says:

    Dhe cfare librii!
    I perkthyer keq qe nuk kuptohet asgje. Ngjan si Meshari i Gjon Buzukut ?

  2. tori says:

    Ah sa te drejt ke ti o kryeminister I vendi qe ka tituj shkencor(prof,doktora etjer)ne mendyr absolute me teper disa here se cdo vend I zhvilluar apo superzhvilluar ne propocion per numrin te banoreve,e neqoftese I kan marre ato tituj ne Shqiperi dihet se jane krejtesisht pa vlere(p.sh tituli doctor I XH.Mziut) e neqoftese e kan mprojt jashte doctoraten duhen shume dollar(apo euro).Ato ankohen se nuk kan para e dalin me kerkesen absurd per pages mujore 3000 euro, ne nje kohe qe fituesja e cmimit “nobel”ne kimi per vitin 2016 ka pagesen mujore 3500$.Neqoftese ndonjeri eshte I paqarte le te me shkruaj e jam gati t`ia tregoj.Kam mendimin qe dalngadal te hiqen nga stafet mesimdhenijes ato mesimdhenes ne universitete qe temat e doktoraturave nuk hapin pika zhvillimit shkencor bashkohor,por merren me probleme krejtesisht kote si p.sh.numri I faqeve se doktoratures(krejtesisht I pa vlere) e jo me koncentrim te substraktit te punimit tij,apo tema shkencore e gazetarit Lelaj “mbi karizmien e S.Berishes”(nuk e di nese asht tema e diplomes se Lelajt

  3. Lennard says:

    Mesharit te Gjon Buzukut i vjen Anes Librushi i kesaj Coftine .Tregojini vendin ketyre Jeziteve qe duan te shkaterrojne Arsimin e Larte Shqiptar.

  4. Koba says:

    O Zot Cfare Surrati Paska!!!! .Po nuk ka si te kete Shpirtin e Mire Kjo e E Punuar ne Bire.

  5. ppa says:

    Bravo studentet, keshtu demaskohen sharlatanet gjasme akademike !

  6. ? says:

    Mendojn që s’duam modernizimin e vëndit. Italia femra si kjo i therr.

  7. TONI says:

    PO KJO KUSH ESHTE …FAHRI BALLIA ????

  8. Pedagogu says:

    Si mund te jete pedagoge kjo turibunder…?

  9. maximus says:

    eshte e motra e fahri balliut, i ka bere e njejta lope.

  10. Ce says:

    Kjo qenka kopje në fytyrë si monstra Fahri Balliu, me mire të kesh në kateder një arushe të ulur në karrike se këtë monstër as mashkull, as femer.mjere studentët që janë të detyruar të dëgjojmë mrrokllat e kësaj palopedagoge të leshitdhise për 90 minuta.

  11. Tironsi says:

    Pupu cfare surati ,kane te drejte studentet ,jo vetem te mos paguajne asnje lek , por te paguhen per lenden e kesaj ,gjynah te shkretet.

  12. Ishstudenti i "profesor" Gjovalin Gruda says:

    Shumë e drejtë. Si kjo, universiteti ka edhe pedagogë pervesë. Këtu unë do t’ju tregoj pervesitetet e “ish-profesorit” tim Gjovalin Gruda, që duhet shporrur nga universiteti sa më parë.
    Rastësisht pashë një nga skadalet më të mëdha të doktoraturave në vendin tonë. E kam fjalën për doktoraturën “Përdorimi i paneleve diellore në Shqipëri”, të drejtuar nga “profesor” Gjovalin Gruda, pedagog i gjeomorfologjisë në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës dhe e përgatitur nga një student i degës së gjeografisë së këtij universiteti. Kjo doktoraturë u miratua dhe u mbrojt në Departmentin e Gjeografisë së këtij universiteti.
    Pedagogu drejtues Gruda nuk është marrë kurrë me panelet diellore, nuk ka asnjë informacion nga fizika, inxhineria apo meteorologjia. Kuptohet se doktoratura në fjalë është vetëm plagjiaturë dhe azgjë tjetër. Por për “profesor” Grudën rëndësi kanë vetëm lekët e honorarit që ai i vodhi shtetit, taksave tona. Ku e gjen guximin departamenti i Gjeografisë, që miraton dhe pranon të mbrohet një doktoraturë e tillë, objekti i së cilës është krejtësisht jashtë fushës së aktivitetit të tij shkencor. Me siguri edhe departamenti është bërë palë me pedagogun hajdut. Ndaj, Vettingu duhet te bëhet edhe për instutucionet universitare, për drejtuesit e tyre shekullorë.
    Kjo nuk është e vetmja vjedhje e Grudës. Midis tyre do të përmend dy të tjera. E para lidhet me marrjen e titullit “profesor” me CV të fallsifikuar, duke shënuar punime, studime apo botime që nuk i ka bërë kurrë. Për nivelin e ligjëratave dhe sjelljen brutale, Grudën disa herë studentët e kanë nxjerrë jashtë auditorit.
    E dyta lidhet me vjedhjen e parave të praktikave dhjetëditore në terren të studentëve. Sipas rregullit absurd të kohës, kur unë isha student, paratë për hotelin e studentëve i mbante pedagugu drejtues i praktikës. Për fjetjen në hotel për çdo student jepeshin 2000 lekë të reja nata. Profesor Gruda drejtonte praktikën e rreth 100 studentëve. Mjeshtri i vjedhjes Gruda i strehonte studentët për pesë net në një hotel të lirë (vetëm 500 lekë të reja nata) në Pogradec dhe pesë net të tjera në një hotel, po kaq të lirë në Shkodër. Faturat e hotelit, që pronari ia jepte me mirëbesim të firmosura dhe të vulosura, Gruda i plotësonte vetë me shumën 2000 lekë të reja nata për çdo student. Me këto fatura të fallsifikuara ai “justifikonte” paratë në llogarinë e fakultetit. Kushdo mund të bëjë llogarinë që ky hajdut ordiner i vidhte shtetit, taksave tona vetëm nga një praktikë me studentët: 100 studentë x 1500 lekë x 10 net = 1,500,000 lekë të reja. Por këtë punë e ka bërë disa vite rrjesht.
    Këta pedagogë janë turpi i universitetit. Vettingu duhet t’u japë atyre dënimin e merituar, duke e pastruar universitetin nga plagjiatorët e shkencës dhe hajdutët ordinerë. Uroj që kjo do të arrihet.

  13. Boston says:

    Drejtesia duhet te veproje tek te quajturit “profesore”… Me keto poshtersi qe kini bere nuk ju mbron askush..vetem Saliu I denuari I USA. Aty ne greve urie fallco te vdisni.. do ti beni nder studenteve dhe gjithe shoqerise o laskuter te pa ngopur.

  14. Korkodili says:

    DO SHKATEROJNE UNIVERSITETIN SIC SHKATERUAN SHQIPERINE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje