VIDEO/ Studentet e ngujuar në Shkodër, mbyllin administratën brenda, bllokojnë dhe 3 fakultete

4 Shkurt 2019, 09:27Sociale TEMA

Edhe pas vendimit të Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili me anë të një vendimi kishte vendosur që sot të zhvillohej mësim, studentet kane pershkallezuar protesten.

Mengjesin e sotem protestuesit kane mbyllur brenda administraten dhe kane bllokuar hyrjet e tre fakulteteve per te mos lejuar zhvillimin e mesimit.

“Ne kemi vendosur te pershkallezojme situaten, bllokuam administraten brenda, dhe tre fakultete, godinen e  Juridikut, te Shkencave te Edukimit dhe te Gjuhe Letersise”- thote nje nga studentet, duke shtuar se nuk do te behet mesim deri ne plotesimin e kerkesave.

Ata në shenjë proteste vendosën të bllokojnë me karrige derën hyrëse të universitetit duke mos lejuar që të zhvillohet procesi mësimor.

Studentët e ngujuar të Shkodrës janë shprehur të vendosur për të vijuar bojkotin e mësimit duke përçuar mesazhin se nuk janë dakord me “Paktin për Universitetin”.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e këtyre studentëve janë për të vijuar mësimin, pasi mund t’ju digjet viti dhe shpenzimet do t’ju rriten dyfish.

 

2 komente në “VIDEO/ Studentet e ngujuar në Shkodër, mbyllin administratën brenda, bllokojnë dhe 3 fakultete”

  1. studenti says:

    Kjo eshte gjeja me e ulet qe po behet ne universitete. Nje grup te papergjeshwm bllokojne universitetin ? Turp. Pse i privoni te drejten mases se studenteve. Kush ju nxit, politika. Ne asnje vend te botes nuk behet keshtu. Madje po çuditem si nuk vine t’ju nxjerrin perjashta. Kush jeni ju qe bllokoni universitetin. Turp edhe per ata politikane qe ju mbeshtesin. Keto ka masivizimi, se bashkë me ata qe e meritojne keni hyre edhe ju qe mbase nuk ju tajkon fare. Fituat aq sa kerkuat. Po per pedagoget a nuk ishit ju qe kerkuat veting, tani po keta pedagoge nuk ndjehen fare, madje kane frike dhe po ju perdorin ju. Vetingut te pedagogeve t’i shkohet deri ne fund, rruge tjeter nuk ka. Drejtojuni bankave se nuk po ju mbeshtet njeri, madje mendonui se do te shkojne edhe keta ne godina te tjera dhe ju rrofte qe bete si te forte per dy muaj. Hajde rini hajde, ku po veme.

  2. thjeshte ushtrojne terror ne shkolla

    njelloj si talibanet ne Afganistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje