Donika Prela, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmon në detyrë

5 Shkurt 2019, 09:11Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha pak minuta me pare vendimin per drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, duke e konfirmuar ate ne detyre.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari pasi hetuan dhe shqyrtuan dokumentacionin vlerësuan që Prela e kalon vettingun.

Kryesuesi Roland Ilia u shpreh se vendimi për drejtuesen e Krimeve të Rënda u shty nga data 29 janar kur ishte parashikuar për ditën e sotme për të verifikuar denoncimet në media, referuar akuzave nga Partia Demokratike.

Sipas trupës gjykuese, në përfundim të verifikimeve nuk kishte asnjë indicie për të rihapur hetimet duke e konfirmuar kështu në detyrë.(TemA)

3 komente në “Donika Prela, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmon në detyrë”

  1. Bart72 says:

    Tani nxirr nga burgu grupin e Shijakut se ke Edi drogen

  2. Irvin says:

    Cfare “standartesh”.Vetingu ra sot dhe tregoi qe ishte nje farse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje