Kompania e njohur ajrore shpall falimentin dhe anulon të gjitha fluturimet e planifikuara

5 Shkurt 2019, 16:36Ekonomia TEMA

Kompania ajrore me bazë në Berlin, Germania, ka paraqitur kërkesë për falimentim dhe ka anulluar të gjitha fluturimet menjëherë, tha kompania të martën herët.

“Për fat të keq, nuk kemi mundur të kryejmë me sukses përpjekjet tona financiare për të përmbushur nevojat afatshkurtra të likuiditetit”, tha drejtori menaxhues Karsten Balke në një deklaratë.

“Na vjen shumë keq që, si pasojë, nuk patëm zgjidhje tjetër përveçse të aplikonim për falimentim”.

Kompania fajësoi “zhvillime të paparashikuara” për mungesën e saj të likuiditetit si “rritja e çmimit të kerosenit gjatë verës së vitit të kaluar me rënien e njëkohshme të euros ndaj dollarit amerikan”, si dhe një numër të lartë të shërbimeve teknike të kërkuara nga flota e saj e avionëve.

Zoti Balke tha se “na vjen veçanërisht keq për ndikimin që ka ky hap te punonjësit tanë”, të cilët kishin bërë çmos për të siguruar operacione të besueshme dhe të qëndrueshme të fluturimit.

Kompania, e cila kishte raportuar vështirësi financiare në janar, tha se kishte paraqitur kërkesën për faliment në një gjykatë të Berlinit të hënën vonë dhe se të gjitha fluturimet u anuluan brenda natës.

Filialet Swiss Germania Flug dhe Bulgarian Eagle të kompanisë nuk janë prekur nga ky falimentim, thuhej në deklaratë.

Linja ajrore do të niste fluturimet nga Tirana drejt Dyseldorfit dhe Zyrihut në 30 maj të këtij viti. Në faqen e kompanisë rezulton se fluturimet drejt Dyseldorfit janë anuluar, ndërsa ato drejt Zyrihut mund të vazhdojnë të prenotohen.

Falimentimi i kompanisë së vogël ajrore vjen pasi Air Berlin, që dikur ishte linja ajrore e dytë më e madhe e Gjermanisë, falimentoi në vitin 2017 kur aksioneri Etihad Airways tërhoqi fondet pas disa vitesh humbje.(Shqipëroi Kebriona Veliaj TemA)

5 komente në “Kompania e njohur ajrore shpall falimentin dhe anulon të gjitha fluturimet e planifikuara”

  1. Une says:

    Ore po qe e ke shqiperuar persembari, vetem se emrin e kompanise e ke harruar ta permendesh

  2. ME EMER says:

    KY “SHQIPERIMI ” MBI C`BAZA ESHTE BERE ? KU ESHTE SHKRIMI NE GJUHEN GJERMANE QE DHE NE TE KONTRROLLOJME SAKTESINE E PERKETHIMIT , APO “SHQIPERIMIN “..! OSE ZOTERINJ GAZETARE , REDAKTORE APO K/REDAKTORE NA JEPNI NGA ESHTE MARE SHKRIMI , PRA NGA COILA GAZETE APO BURIM INFORMACIONI , ME DATE DHE TITULL DHE TE INTERESUARIT TE KERKOJNE DHE CILESINE E PERKETHIMIT … VEREJTJA E IME ESHTE DASHAMIRESE , PA ASNJE KUPTIM TE KEQ . JU FALENDEROJ ..!

  3. Prezioni says:

    Germania pra o loqe e lexove artikullin ti …apo bone sikur e lexove ha ha ha

  4. lagja.brrakes says:

    Puna madhe kena Air Albania ne qe me ne fund na shpetoi ka biletat e shtrenjta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje