Arben Ahmetaj: Raporti i Standard and Poor's, pas FMN, tjetër notë pozitive për ekonominë shqiptare

2 Shkurt 2019, 08:26Ekonomia TEMA

Agjensia e vleresimit Standard and Poor’s ka publikuar sot raportin per ekonomine shqiptare, ne te cilin konfirmon vleresimin B+ dhe perspektiven pozitive per periudhen ne vijim.

S&P konfirmon rrijen ekonomike mesatare prej 4% edhe ne vitet e ardhshme, ndersa thekson se ne aspektin fiskal Shqiperia ka performuar me mire se vendet fqinje te se njejtes kategori.

S&P vlereson gjithashtu se Shqiperia do te vazhdoje te terheqe investime te huaja direkte solide, ne sektore me vlere te shtuar, edhe pergjate viteve te ardhshme.

Kryetari i Komisionit te Ekonomise dhe Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar per raportin e publikuar sot nga S&P ne rrjetin social FB.

Reagimi

Raporti i Standard and Poor’s, pas FMN, tjetër notë pozitive për ekonominë shqiptare:

Rritja ekonomike konfirmohet në 4.2% për vitin 2018;

Vlerësohet vazhdimi i konsolidimit fiskal, ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe deficitit;

Përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve të huaja, që do të mbeten solide edhe përgjatë viteve në vijim.

Agjensia nderkombetare e vlerësimit të riskut të kreditit S&P ka publikuar raportin e saj më të fundit për Shqipërinë në të cilin konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qendrueshme për periudhën në vijim.

S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndetshme dhe angazhimit të qeverisë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë trajektoren ulëse, drejt nivelit 60% në 2022.

S&P vlerëson se rritja ekonomike në periudhën në vijim do të mbështetet tek rritja e konsumit dhe punësimit.

Perspektiva pozitive në afatmesëm dhe afatgjatë, reflekton:

Zgjerimin e ekonomisë shqiptare me mesatarisht 4% përgjatë viteve në vijim, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet, kryesisht ato të shërbimeve;

Uljen e mëtejshme të deficitit fiskal;

Uljen graduale të deficitit të llogarisë korrente, i cili do të mbulohet kryesisht nga flukset e investimeve të huaja direkte.

Rritjen e qendrueshme të të ardhurave, mbështetur nga performanca e fortë ekonomike dhe mirëadministrimi

Vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjere, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje