Task-Forcë për shfrytëzimin e qëndrueshëm të ekosistemeve në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna

30 Janar 2019, 16:09Ekonomia TEMA

Është ngritur Task-Forca e Përbashkët për shfrytëzimin e ekosistemeve në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.

Kjo u vendos gjatë trajnimit të organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në qytetin e Shkodrës me autoritetet vendore, organizatat e shoqërisë civile, autoritetet e menaxhimit të zonave të mbrojtura, etj, në kuadër të projektit IMPRECO.

Ky i fundit financohet nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal dhe synon krijimin e rrjetit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve fqinje që janë në proces aplikimi për anëtarësim, më qëllim mbrojtjen e ekosistemeve nga aktiviteti njerëzor dhe përmirësimin e shërbimeve që ofrohen në to.

Sipas FSHZH-së, Task Forca do të shërbejë njëkohësisht edhe si strukturë e rrjeteve lokale që lidh zonat e mbrojtura me grupet e interesit, që përfshijnë komunitetet lokale, bizneset, institucionet e qeverisjes vendore dhe lokale si dhe rrethet akademike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje