Agimi, mjek stomatolog, punon prej 10 vitesh në klinikën e tij dentare në zonën e “Shkollës së Bashkuar”.
Nga 1 janari, ai thotë se është detyruar që të rrisë çmimet për një pjesë të shërbimeve bazë që ofron për pacientët e klinikës dentare.
Prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë.
Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose 60% më shtrenjtë.
Rritje ka pasur edhe për shërbimet e tjera dentare. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët (ekzaminim me sy) i kanë falas, por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%).
Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte.
Agimi thotë se kjo rritje e çmimeve dysheme është shumë e lartë dhe e papërballueshme për nivelin ekonomik të pacientëve që vijnë tek ai.
Çmimet referencë dysheme aplikohen për klinikat dentare në të gjithë vendin.
“Monitor” kontaktoi me Urdhrin e Stomatologut për ta pyetur mbi mënyrën se si janë përcaktuar këto çmime dysheme. Përfaqësues nga Urdhri i Stomatologut argumentuan se është vënë një dysheme, duke marrë në konsideratë një mesatare të një kampioni klinikash ku janë kërkuar lista çmimesh dhe është bërë një mesatare për të nxjerrë çmimet referencë.
Lista e çmimeve është miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar, si dhe kjo listë çmimesh i është bërë e ditur Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për t’u implementuar në kasat fiskale. Për shërbimet e tjera, që nuk janë përfshirë në listë, dentistët janë të lirë të vendosin vetë çmimet.
50% e shqiptarëve nuk kanë para që të shkojnë
Shërbimet dentare janë të papërballueshme për shqiptarët. Por, çmimet e reja referencë do ta bëjnë edhe më të papërballueshme kujdesin për shëndetin e gojës. Rreth 50% e shqiptarëve kanë deklaruar në Anketën e Cilësisë së Jetës të Komisionit Europian se nuk kanë shkuar te dentisti për të kursyer para. 34% e të pyeturve në Shqipëri kanë deklaruar se nuk kanë shkuar në kohën e duhur te mjeku stomatolog, ndërsa 16% kanë deklaruar se nuk kanë shkuar fare te dentisti.
Kjo është përqindja më e lartë në të gjithë Bashkimin Europian. Ndryshe nga Shqipëria, rezultatet e anketës treguan se në vendet e rajonit, kujdesi ndaj shëndetit oral është më i madh. Në Malin e Zi, kanë deklaruar se kanë vonuar vizitën 18%, ndërsa që nuk kanë shkuar fare 12% e të anketuarve, po aq dhe në Maqedoni.(monitor)
Shkuljani dhembet ketyre te “Urdhri Stomatologut”,ca kujtojne kta se jemi ne Zvicer ktu. Ka shtet apo nuk funksionon shteti ktu,bejne cfare te duan me çmimet.
Nuk ka gje absurde ketu. Cmimet e reja ne fakt nuk jane te reja. Jane cmime qe kane vite qe aplikohen ne klinika me dentiste me te mire. Psh. une i kam pastruar dhembet edhe me 1500 leke edhe me 3000 dhe ndryshimi ne sherbim eshte shume i madh. Dhe pastaj nuk shkova me tek 1500’eshi por vazhdova te shkoja tek 3000 eshi. Sepse puna behej me mire. Nuk e dija qe paska patur heqje 500 leke. shume dentiste qe kam njohur prej vitesh heqjen e kane patur 1000 leke. Ndersa mbushja e nivelit te trete ka qene 5000 leke. Cilet dentste e paskan patur 3000 leke?
Problemi eshte qe tani te gjithe do kene nje cmim. Edhe dentisti i mire, edhe i paafti do kene te njejtin cmim. Megjithate kjo sa eshte absurde eshte edhe interesante. Sepse duke qene se eshte i njejti cmim pacientet do synojne te shkojne tek me te miret dhe dentistet e paafte do ngelen pa pune. Por kjo do marre shume kohe.
Dhe nje gje tjeter eshte qe dentistet materialet i marrin shume shume me lire sesa cmimet qe vene. Dhe fitimin e kane te madh. Nuk e di nese ua jane shtuar tatimet keto vitet e fundit.
Eshte absolutisht e drejte se Dentistet e Kristalit e bene tregun cope cope , duke dashur me thith sa me shume pacjent kane ulur cmimet ne toke dhe bashke me to edhe cilesine e shebimit dhe produkteve. Kjo duhet te behej se nuk eshte normale . Une vete kam punuar asistente ne nje klinike me cmime te lira dhe produktet dhe sherbimi qe ofronte ajo klinik ishte katastrofe fare. Vetem ankoheshin pacjentet me pas.
Fajin e ka ai diktaori Hoxha,qe beri sherbimin mmjeksor falas qofte edhe ky i stomatollogjise. Pale i coi stomatolloget apo dentistet ne c’do shkolle e ne fshatra. Tani ne u mesuam keq dhe kerkojme c’do gje falas. Madje, pas disa ditesh, do organizohemi ne protesta dhe do ti kerkojme kryeministrit dhe ministrit te ekonomise qe t’na japin te gjitha ushqimet, zarzavatet pse jo edhe frutat falas. Pseo kot e kemi qeverine ne? Ku ti gjej ? Ku te duai kryeministri ti gjej ne i duam. Jo po rregullojme gojen me 2000 leke . Pare,pare ! Ka pare ?
Poshte diktatura komuniste ! Rrofte demokracia qe na la edhe pa breke , ne nje pjese, pa te tjeret si pushtetar,deputet , gjyqtare , keta tu rrojne gjyshrit , jane te pasur .. keta vetem ne kerkofshin dashnore falas . E mira eshte t;i shtohet edhe zeri ne pagese. Paga per qef!
O malaga, dentistit te keq i hiqet licensa…
Pune e madhe se ti ke leke dhe ve dhembe floriri, po te tjeret o malaga qe nuk jane si ty , po jane 90% e popullit si t’ia bejne? Mos ia fut pordhes kot.
Ka lezet ky esht kapitalizmi u msuat pall ariu ska mo teoria kapitalizmit esht kush te rroj te rroj kush te vdesi te shkoj ne pith te semes , kte sistem e vendosem me deshir nuk naj dha njeri me dhun , fukarallik maskarallik , kujtuan njerzia se do beheshin bosa te ter por 95 perqind ngelen qerosa.
Trusti i lulelakrës! Këta robqima vetem gjuhen e dhunes kuptojne! Fuck y horra!
Po pse cuditeni per urdhin. Po shteti nuk ka cmime dyshene per shitjen e apatamenteve
Po avokaten nuk kan cmime dysheme
Po notertet .po ekspertat kontabel kontablistet. Farmacistet nuk kane cmime dysheme.po dogana cmime reference. Pse ku bene cudi stomatologet. ????pse
po pse si kujtuat ju mos valle kot vodhen 30 vjecaret qe qeverisin ? Pozite e opozite , opozite e pozite , nje jane ..! Mjer ti o popull si nuk e kupton ? Do shtepi ne Tirane ? Beji gati 100.000 euro , e mos me shume , pra te gjitha parate qe mblodhe ne kurbet keta 30 vjet ..! Eshte kjo qeveri socialiste ? Ky eshte socializem ? A ben vaki te kete socializem ne kapitalizem ..?!.. politika eshte ekonomi , ta dish o popull, te mos votosh “te shiturit”, qe shkaterruan ekonomine e vendit qe ti e ndertove me gjak ..!.. ku do gjejme para te veme dhembet ? Apo me mire pa dhembe se kursejme ushqimin, pasi nuk e hame dot ..!