Shqipëria ka pasur zhvillim “të qëndrueshëm” të ekonomisë, por përparimi afatgjatë rrezikon të mbeten i ulët, nëse nuk përmirësohet infrastruktura industriale dhe ulet varësia nga financimet e huaja.
Këto konkluzione janë paraqitur në raportin me titull: “Situata Ekonomike Botërore dhe Perspektiva” e paraqitur në hapje të Forumit të Davosit.
Raporti thekson se Serbia, ekonomia më e madhe e rajonit, ka përfituar nga rritja e investimeve dhe prodhimet e larta në bujqësi dhe ndërtim.
Rritja ekonomike në Maqedoni filloi të dalë nga niveli zero që ishte vitin e fundit.
Një valë e madhe investimesh i dha hov rritjes ekonomike në Mal të Zi, por përfundimi i disa projekteve të infrastrukturës do të përmirësonte perspektivën e zhvillimit, thuhet në raportin e OKB-së.
Kombet e Bashkuara presin që rritja ekonomike globale të mbetet e qëndrueshme në 3.0 për qind këtë vit dhe në vitin 2020, pak më poshtë një niveli prej 3.1 për qind i vitit të kaluar.
Sfidë kryesore, vëren raporti, është objektivi i OKB-së për zhdukjen e varfërisë deri në vitin 2030, objektiv për të cilin, drejtori i divizionit për globalizim dhe strategjitë, i Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillim Richard Kozul-Wright, tha se duhet “veprim i menjëhershëm politik“.
“Rritja është e brishtë, mbeten pasiguri të mëdha, po shfaqen rreziqe, nuk jemi larguar ende nga pasojat që la kriza financiare e viteve 2008-2009, gjendja është ende e çrregullt,” tha Kozul-Wright.
OKB-ja thekson në raport rreziqet që lidhen me ngadalësimin e rritjes ekonomike në Gjermani dhe në Kinë, sistemin bankar italian, daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe mbifinancimi i ekonomisë botërore edhe një dekadë pas krizës financiare.
… Po shume e vertete … gjithe BOTA pa industri pra pune dhe jo kafene – nuk do kishte EKONOMI dhe MIREQENIE …
Ne Shqiperi, te gjithe ata te zbriturit pa kontroll nga provinca, fshatra, katunde, malesi qe pushtuan me kazma dhe arme TOKAT e SHTETIT … te gjithe SOT nuk duan punen, por “RRUMPALLEN 25 vjet me BERISHEN” … ku i gjithe populli pa perjashtim dhe politika vodhen dhe bene droge 25 vjet … pjesa me e madhe lane lopet dhe SOT gjoja bejne mode apo shkojne ne gjoja UNIVERSTET vetem per t’ju shmanur punes dhe kerkojne pune KARRIKE … Te gjithe injoranca e “terrbuar dhe degjeneruar” pasi nuk pane me SY si silleshin, flisnin apo punonin Ata Tiranca te civilizuar, qe kur pane keto ushtri qe zbrisnin ne Tirane duke vjedhur me dhune oret nga dora , zinxhiret e grave nga qafa, shtepi … etj etj. u detyruan te largoheshin nga Shqiperia.
Vertete, … nese nuk hiqet dore nga ky “masivitet injorance” gjoja po bejme UNIVERSYITET vetem per karshillek …
Shqiperia do mbetet pa EKONOMI duke rene ne KOLAPS … shkaku injoranca provinciale qe mendojne se UNIVERSITETI eshte jeta dhe Ekonomia … ha,ha,ha,ha
Eh mor mik, cti besh?! Ketu jane te tere tuttologe, i dijne te tera. Sduan fabrika dhe punishte se po na mban te gjitheve me lek shkuma party ne Folie Marine ne Jale. Palo vend, kujtojne se do rrojme te gjithe me 30 dite turizem