Ish ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj bën me dije se nga në korriku nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar.
Në një postim në facebook Ahmetaj thotë se ky ndryshim do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private.
“Pr.ligji i ri për Koncesionet dhe PPP, të cilin e iniciuam në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me shumë kënaqësi do ta finalizojmë shumë shpejt në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar.
Nga 1 korriku 2019:
1.Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit tëpakërkuarpër ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.
Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.
2.Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikëbonustë propozuesve të pakërkuar
3.Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.”- shkruan ArbenAhmetajnë facebook. (TemA)
C’fare morem i morem. Ne i mbaruam hallet……………
Pse nuk e bllokojne qe tani. Apo qe ti shpenzojne dhe ca miliarda te tjera.
Jo jo xha sulo,keta e kane vetem si me ndryshuar menyre e vjedhjeve se tash koncesioneve iu dull boja e te gjithe e kuptuan cka jane
Tash ky specialisti do na servire nje menyre tjeter per vjedhjet,se hajdutu hajdut mbetet ,nje menyre ma te sofis y ikuar qe mos te kuptojme se vazhdon me na vjedh.