Kopac flet për largimin e Gjiknurit dhe ndikimin te ritmi i reformave

23 Janar 2019, 18:00Ekonomia TEMA

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopac shprehet i keqardhur për zhvillimet më të fundit rreth sektorit elektroenergjetik në Shqipëri.

Në një intervistë dhënë për agjencinë “Energetika.net”, Kopac vlerëson se largimi i Ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri nga kabineti qeverisës mund të ndikojë negativisht në ritmin e reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria.

“Përpara një viti, kisha pritshmëri të larta për liberalizimin e tregut të energjisë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri arriti me sukses të bëhet pjesë e familjes evropiane të rrjeteve të transmetimit ENTSO-E dhe unë prisja që ky vend të mund të krijonte tashmë Bursën e Energjisë. Një vit më vonë, gjërat duken krejtësisht ndryshe: procesi i “unbundling” është shtyrë sërish, Ministri i Energjisë i orientuar drejt reformave është shkarkuar dhe kuadri rregullator po i orienton pjesëmarrësit aktual të tregut jashtë vendit”, thotë Kopac.

Duke vlerësuar atë çka është arritur deri më tani, Kopac thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi ishin të vetmet që ndoqën hapat e duhura në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave të vitit 2017.

Gjithashtu vë në dukje faktin se po këto dy vende arritën me sukses të zhvillonin ankandet e para për energjitë e rinovueshme.

1 komente në “Kopac flet për largimin e Gjiknurit dhe ndikimin te ritmi i reformave”

  1. gurulluja says:

    O slloveni Kopac, ta paska bo i dhurate te mire Gjiknuri nga vjedhja e taksave te shqiptareve
    Me duket se dhe ti je me grupin e Gurus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje