Rrëfimi i Boateng: Të jesh pjesë e Barças është një ëndërr, kur isha 18 vjeç kam qenë bosi i lagjes

5 Shkurt 2019, 16:24Sport TEMA

Nga Sassuolo tek Barcelona, Kevin Prince Boateng është duke jetuar një ëndërr dhe këtë ai e pranoi në intervistën e dhënë për “La Vanguardia disa orë përpara se të luajë “El Clasicon” e tij të parë si një lojtar i Barcelonës.

Boateng foli për super sfidën e tij të parë me Blaugranat,  si edhe disa faza në të kaluarën e saj:

“Ne kemi një ekip të fortë dhe jemi të gatshëm për të fituar. Duke luajtur kundër Messit është shumë e vështirë, por duke parë atë tani në fushë është magji.  Të jesh në këtë ekip është gjëja më emocionuese që mund të më ndodhë”

Një ëndërr që Boateng e ka kurorëzuar edhe pse në të kaluarën ai pranon se ka qenë më i pasuri lagjes:

“Kur isha i ri kam qenë i çmendur. Në moshën 18 vjeç isha bos i lagjes pasi kisha para. Më pas u bëra me djalë dhe nëse nuk piqesh shpejt, atëherë nuk luan dot me Milanin dhe Barcelonën. Tashmë peshoj 89 kilogramë, por kam qenë edhe 95. Isha 20 vjeç dhe isha në Londër. Në atë moshë mendon vetëm për të festuar, nuk e ke problem nëse nuk luan ,pasi ke para dhe shokët të thonë se je një fenomen”

Në fund Kevin Prince Boateng tregon dhe incidentet që ka pasur me racizmit ndaj tij:

Për mua është e qartë, nëse më ndodh përsëri atëherë do të largohem nga fusha dhe do t’i kërkoj ekipit të dal me mua”, deklaroi Boateng që u bë pjesë e Barcelonës në këtë merkato dimëri. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje