Humbja që Kamza pësoi këtë javë ndaj Partizanit, për më tepër me futbollistët e stolit duke qenë se shumë titullarë nuk luajtën për shkak të problemeve financiare, ka sjellë dyshime të shumta në lidhje me konkurrencën e drejtë.
Vetë legjenda e futbollit shkodran, Edi Martini, i ftuar në emision ‘Pressing’ në ‘ABC News’ u shpreh se kjo ndeshje ishte vetëm vazhdim i skenarit të vjetshëm.
Ai e ka konsideruar takimin një teatër të luajtur shumë bukur dhe një skenar, si ai që hodhi Vllazninë nga Kategoria sezonin e kaluar, ku Kamza fitoi 0-1 në ‘Selman Stërmasi’ pikërisht ndaj Partizanit.
“Lojtarët e Kamzës e bënë shumë bukur teatrin e mos-luajtjes ndaj Partizanit, por të jeni të bindur se ata do të jenë në fushë të mërkurën ndaj Vllaznisë dhe do jenë në fushë të shtunën për kampionat.
Ky ishte vazhdimi i skenarit të vjetshëm që çuan në rënien e Vllaznisë nga Superiorja, pikërisht nga marrëveshja në mes Partizanit dhe Kamzës”, u shpreh Edi Martini.
Ju erdhi goja me ne fund!!!!! Paskeni dash te bini ne kategori te pare qe te flisni se kur vllaznia shkerdhehej me korcen CDO ndeshje nuk te degjuam njehere te hapnit gojen.