Tijan Jaiteh është prezantuar sot në ambjentet e klubit si lojtari më i ri Partizanit.
Mesfushori nga Gambia ka mbërritur në kryeqytet dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje.
Jaiteh regjistron eksperienca të suksesshme në Norvegji, Danimarkë, Slloveni, Finlandë, Izrael, Katar dhe ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm.
Mesfushori i cili ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Gambias është një tjetër përforcim i afruar në merkaton e Janarit.