Teuta prezanton edhe Armando Vajushin, përforcimin e katërt të “Djemve të Detit” në merkaton e dimrit. Akordi mes palëve ishte arritur në orët e fundit të 31 janarit, por vetëm zot u hodh firma mbi kontratë.
“Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Aramando Vajushi është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçar në sezonin e fundit ka qenë pjesë e F.C. Pro Vercellit”, shkruhet në llogarinë e klubit në “Facebook”.
Më parë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi ishin vënë emra të tjerë të rëndësishëm si Frashëri, Arapi dhe Bushic.
Në lidhjen me emisionin “Zona Gol”, drejtuar nga Alban Xhihani, Vajushi u shpreh i vendosur që Teuta është vetëm një stacion i momentit për të kapur formën e duhur, për t’u transferuar më pas sërish në një kampionat më cilësor europian.