Gonzalo Higuain nuk ka asnjë dyshim: tek Chelsea ai po gjen formën e duhur për të pas një eksperience jo shumë pozitive me Milanin.
Klubi kuqezi tani është janë një kujtim i largët për Pipitan që në në dy ndeshjet e tij të para me Chelsean në Premier League ka shënuar dy gola.
Në një prononcim sulmuesi argjentinas i ka thurur elozhe trajnerit Italian Maurizo Sarri duke theksuar se është një trajner që di të nxjerrë më të mirë nga ai.
” Sarri e di se si mund të nxjerrë më të mirën nga unë dhe di të më trajtojë në çdo aspekt, e sidomos atë emocional. Në sezonin kur isha te Napoli, theva çdo rekord golash dhe ajo që kalova me Sarrin ishte fantastike.
Jam i lumtur që u riktheva në një klub të madh me trajner Sarrin dhe jam i bindur se kjo skuadër është në rrugët e duhur për realizimin e objektivave që kishte”, deklaroi sulmuesi i Chelseas. (TemA)