Nga Enver Robelli
Albin Kurti e irriton Shqipërinë politike dhe mediale. Sepse është politikan jashtë shabllonit, brenda të cilit shoqëria shqiptare nga Saranda në Shkodër vegjeton qe gati 30 vjet – e pafuqishme për të prodhuar një alternativë të vërtetë politike. Kurti është sfidë e shumëfishtë për Tiranën politike dhe mediale, pa marrë parasysh a pajtohet apo nuk pajtohet ajo me atë çfarë thotë ai. Pse? Sepse Kurti s’mund të krahasohet me Ramën, me Berishën, me Bashën, me Nanon, me Metën, me Mediun, me Balliun dhe të tjerët. Bash këtu fillon sikleti i Shqipërisë (para)politike dhe (para)mediale: çka t’i thuhet një politikani që s’mund t’ia gjesh një kipc politik në Tiranë?
Mund t’i ngjitësh etiketa, kjo është metodë e njohur e politikës dhe botës së shkresurinave shqiptare. Por sa më shumë etiketa që i ngjiten, aq më shpejt zverdhen ato. Jo pse Kurti është gjeni, siç mendojnë mitizuesit e tij. Jo pse Kurti është i pagabueshëm, siç kujtojnë duartrokitësit e tij. Etiketat nuk bëjnë punë për shkak se Kurti vjen me imazhin e një «Newcomeri» të panjollosur nga punët e pista të tranzicionit shqiptar.
Për çdonjërin politikan të Shqipërisë qytetarët e vendit kanë mendimet e veta: njërin e kujtojnë për aferat korruptive, tjetrin për tenderët e manipuluar, njërin për represion jo vetëm politik, tjetrin për dhunë verbale, njërin për presion ndaj mediave, tjetrin për blerje të mediave. Albin Kurti është në avantazh ndaj kësaj shpure, sepse s’ka mëkate të tilla, andaj shikohet me kureshtje sidomos nga të rinjtë, por jo vetëm nga ta. Madje edhe hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës – për mendimin tim një veprim aspak i mençur – shikohet jo vetëm nga të rinjtë studentorë në Shqipëri dhe nga jo pak qytetarë në Kosovë si akt i domosdoshëm revolte që vjen nga dëshpërimi.
Më shumë se për jetë të dinjitetshme, shoqëria shqiptare nga Konispoli në Kukës vuan për politikanë që nuk janë sinonim i errësirës dhe korrupcionit. Politikanët me duar të pastra janë parakusht për një shtet funksional. Andaj Kurti, ndonëse qendër të gravitetit politik e ka Kosovën, perceptohet edhe në Shqipëri si politikan që ka potencial ta shkund dhe zgjojë nga depresioni shoqërinë shqiptare. Mes perceptimit dhe efektit real natyrisht është një hendek i madh. Sidoqoftë, kur flet në Tiranë, në Prishtinë apo në diasporë, Kurti nuk është politikani që duhet të arsyetohet se me para të kujt e ndërtoi pallatin e madh. Më së shumti mund t’i tregojë publikut se si e ka shitur banesën në Prishtinë dhe ato para i ka investuar edhe në zgjerimin e aktivitetit politik të organizatës së tij, Lëvizjes Vetëvendosje. Si opozitar Kurti e ka të lehtë të ruajë e kultivojë këtë imazh.
A do të jetë i tillë edhe si pushtetar, nëse një ditë merr pushtetin në Prishtinë? Çdo parashikim do të ishte i pathemeltë. Historia e tranzicionit në Europën Lindore njeh shumë politikanë që prej bartësve të shpresës janë shndërruar në autokratë, të cilët nuk ngurrojnë të fusin veten dhe vendin në labirint. Tërësisht imun ndaj joshjeve autoritare nuk është as Kurti. Por i tillë siç është tani, pa pushtet dhe me shumë idealizëm, ai e vë në siklet establishmentin e Tiranës dhe kompleksin e atjeshëm medial. Për këtë nuk është fajtor Kurti.
Retorika e tij e bashkimit të shqiptarëve, sado jorealiste të duket, nuk përfshin ndarjen e Kosovës, «korrigjimin e lehtë», siç po thuhet. Këta që tani po i bien daulles për rrudhjen e Kosovës, gjithnjë e më shpesh po thonë se hapi i dytë është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Ky premtim i hidhet popullit si sheqerkë. Tingëllon po aq bukur sa kushtrimi se Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën. Problemi i projekteve të tilla si ky për ndryshimin e kufijve të Kosovës është se synohen të realizohen pas shpinës së qytetarëve, duke i vënë ata para aktit të kryer. Kjo mund të ndodhë edhe me Kosovën, që rrezikon t’ia humb kuptimin shtetësisë së vet, ndërsa për bashkimin me Shqipërinë mbetet të bindet bashkësia ndërkombëtare, e cila fillimisht do të duhej ta përmbyste tërë arkitekturën e shteteve në Ballkan, sepse vetëm ndonjë iluzionist mund të mendojë se pas bashkimit të Kosovës me Shqipërinë të tjerët në Ballkan do të rrinë duarkryq. Ithtarët e ndarjes thonë se nuk duhet të bëhemi ne merak për fatin e Bosnjës, le të merren të mëdhenjtë me të. Po, do të merren, andaj nuk ka pajtueshmëri të të gjitha vendeve perëndimore për t’ia dhënë Serbisë së paku një të katërtën e territorit të Kosovës.
Kush pjerdh ne Shqiperi per Albin Tartakutin more ti.gazetar
Kemi nga ky lloj sharlatani plot ne Shqiperi
Ai eshte njeri I Serbeve
Kur e shoh me duket budalle. Kur e degjoj si flet, me duket koqe. Nuk di te them si duket kur pjerdh, defekon apo masturbon. Ne fakultete ku kane zene rrenje filoserbet dhe specie e UDB, vetem aty gjeti jehone loqia, me shprese se do e nxiste pranveren shqiptare, per ta bere Shqiperine si Siria, Tunizia dhe Egjypti. Mire eshte te qendroje larg ketij vendi, qe te mos I dhembe bytha neser.
Nuk e kuptoj se ne cfare qendre graviteti eshte Kurti kur ppartia e tije dhe shoket me te mire e braktisen, Kurtin nuk e do njeri ne Kosove e jo me ne Shqiperi.
Albin Kurti i VV eshte nje koqe kandari qe nuk e ka shokun.Pse erdhi ne Tirane ai dhe u bashkua protestes se studenteve? Ai del qarte se eshte me pd-ke te shqiperis,dhe me LSI, kundra qeverise Edi Rames.Ketu ai ka bere gabiminme te madh,qe shkaktoi urrejtje te popullit ne shqiperi.Kurti te shikoi punen e tij ne Kosove,se punet tona ne shqiperi i shikojme vete dhe nuk kemi nevoje per A:Kurtin.Albin Mutin.
PO ME KE KRAHASOHET,KY PATRIOT I MADH,KY TRIM PAS LUFTE DHE I MENCEM MBAS KUVENDI,PO CFARE BERI KY NDRYSHE NGA TE TJERET,APO QE DISKRETITOI VETEN DHE DEPUTETET FEMRA ,TE FORCES SE TIJ POLITIKE,ME ATO TYMUSET QE NUK LANE VEND PA I FUTUR,VETEM PER TE PLOTSUAR TEKET E TIJ,E CFARE,ASGJE,TANI KA ARDH TE FRYMEZOJE POLITIKEN E CFRYRE TE TIRANES,MBASI E FRYU ATE TE PRISHTINES
Albini eshte me i miri qe kemi ai nuk shkon ne pushtet sepse nderkombtaret i ka kunder
Kjo kupton qe shqiptaret nuk jane sovran dhe helita e korruptuar qe kane eshte dhurate e nderkombtareve sepse per nderkomtaret me mire te qeverisin hajna e vrases sesa njetez qe duan bashkimin tone
Absolutisht e drejte. Te pa aftet e shajne, sepse asnji nuk e ka nivelin e tij. Ai nuk ban asgja per me u duk, per mendjemadhesi, sic bajne keta politikanet tone por, ai ban ate qe duhet, e jo ate qe mundet. Prandaj si Shqiperia ashtu dhe Kosova, ma teper se sot, asnjihere nuk kan pase nevoje ma shume per nje politikan te till. Jemi dy shtete Shqipetaresh, dy shtete pa dinjitet, pa ekonomi, pa kulture, pa te ardhme, dy shtete qe e gjith bota qesh me ne, e na si idjota qe jemi, kujtojme se jena dikushi.
Kurti asht politikani ma me dinjitet qe kane trojet Shqiptare.
E ndriti ne Kosove Kurt dhe perveshi menget edhe ne Shqiperi.Na cudite z.Robelli.
O Robell! Kur eshte kaq i mire ky Albin Kurti mbaheni fort aty ne Kosove dhe ta mbani me shendet. Ne Shqiperi as pjerdh njeri per te as per ty dhe as per ate Buzhallen me vesh gomari, i kemi boll dhe me teprice zuzaret tane
Normal qe per te nuk pjerdh njeri sepse doni ne krye ndonje narkoman sic eshte 60% e popullit,pervers,narkoman,hajdute dhe hipokrit
ceshte ky sgjebarak qe fut hundet ne fakultet.
Historia e tranzicionit ne Europen Lindore e njeh edhe Vaclav Havelin. Mandej ne Kosove e njohin edhe presidentin historik Ibrahim Rugoven. Pse te mos besohet qe Albin Kurti do te jet nje pasues i denje i Rugoves. Yes we can.
ke te drejt plotesisht po ky se njef figuren e rugoves
Albin kurti eshte kapedan dhe per kete e sulmojne nga te 4 anet..
Albin Kurt e sulmon vetvehten ai nga nji kritik i rrebtë i të djathtes dhe Ldk mbrrijëti në preher të sajë dhe nëse kështu shkon profili i tij politik do të mbaron te lista serbe
Me kete artikull me kujton ate vallen e laberise Hille vallen vellai i motres so koqe madhii motres so dhe ja kethen nusja mos e mburrmos e lavdero se nesermbrema do tia shohh etj
Keshtu edhe Albini yt i preferuar nuk ka gje ne dore dhe hiqet si i ndershem. si dhe politikanet e tjere.
Ai erdhi ne Shqiperi ne kohen dhe vendin e papershtateshem per te dhe popullin Shqiptar ne pergjithesi.
U bane si Berati i buzhalajve, o Enver ?! Tashma je krejt i neveritshem dhe i palexueshem. Urrejtja qe keni per Edin, ju ka ba krejt qesharake, se te pabesueshem keni qene gjithmone.
Shqiptar nga Kosova. Te shkon ne mendje ottoman! Duhet te edukohen shqiptare dhe kosovare! Jeni prpa botes!
Albin Kurtit ju dha mundësia e madhe në qeverisje dhe ate në komunën e Prishinës e cila para lufte lëngonte nga një lagje e sajë e quajtur Vranjevc me marrjen e komunës në qeverisje nga Ldk e gjithë Prishtina u këthy në katrahur dhe u vranjevcizu komplet por të njejtin shkatrrim përjetoi Tirana por deri sa Tirana nën qeverisjen e Ramës dhe PS u treguan të suksesëshem në Tiranë VV e Ahmeti patën zero suksese në Prishtinë
shumica e komentuesve te Temes mund te krahasohen me ate tufen e karkalecave ne te mbjella qe nuk lene bime ne kembe. Yrysh o tyryfyla.
ke te drejt plotesisht po ky se njef figuren e rugoves