"Albin Kurti politikani i suksesshëm anakronik për të cilin Shqipëria s’ka nevojë"

6 Shkurt 2019, 13:31Blog TEMA

Nga Besart Kadia

Supozoni se merrni një biletë dhuratë për të vizituar Ishujt Samoa (shtet i pavarur që nga viti 1997) dhe shihni me sytë tuaj se ky shtet i ri është i varfër, shumë më i varfër se shtetet fqinje të Zelandës së Re dhe të Australisë.

A do të filloni të mendoni se si ky shtet mund të bëhet më i pasur apo si ky shtet të bëhet më i barabartë?

A ka kuptim barazia në varfëri? Apo do ishit dakort të kishte pabarazi nëse arrihet pasurim i gjithë shtetit?

Tani supozoni se shkoni në fundjavë në Kosovë (shtet i lirë që nga viti 1999) dhe vini re se qytetarët aty janë edhe më të varfër se në ishujt Samoa dhe po ashtu edhe më të varfër se gjithë shtetet e tjera fqinje. A do të fillonit të mendoni se si Kosova të mund të jetë më e barabartë apo se si Kosova të bëhet më e pasur?

Këto nuk janë pyetje teorike. Shtrimi i këtyre pyetjeve dhe anën që ne mbajmë në përgjigjet ndaj tyre ndan thelbësisht kombet dhe fatet e tyre.  Albin Kurti dhe gjithë lëvizja Vetvendosje mban një qëndrim të qartë si progresist e forcë social ekonomike në Kosovë. Në manifestin e tyre thuhet shprehimisht se: “Barazia në rezultate, në funksion të rritjes së mirëqenies dhe barazisë së gjithëmbarshme, nënkupton që ata që fitojnë më shumë dhe që jetojnë në kushte më të mira, ta bartin një përgjegjësi më të madhe karshi të mirës së përgjithshme.”

Po ashtu dhe më shqetësuese është interpretimi i tyre idologjik se cfarë do të thotë që një person ka arritur të pasurohet. Sipas tyre “mundësia më e madhe për të krijuar të ardhura vijnë nga pasuria e përgjithshme e cila është krijuar, akumuluar, mirëmbajtur dhe funksionalizuar nga një punë e bashkuar shoqërore”.

Pra sipas Vetvendosjes ata që janë të pasur në Kosovë duhet t’iu merret një pjesë e pasurisë së tyre në formë prone apo parash për të mbështetur të varfërit dhe nga ana tjetër po ashtu ata thonë se pasuria që ata kanë vendosur nuk vjen si rezultat i aftësisë së tyre por si rezultat i “një pune të bashkuar shoqërore.”   Më tej ata thonë se kjo barazi con në rritje të kërkesës agregate dhe për rrjedhojë në mirëqënie më të lartë.

Idetë e Kurtit dhe Vetvendosjes për ekonominë janë shqetësuese dhe për më tepër varfëruese. Idetë e tij për barazi sociale e barazi rezultatesh duhet të shqetësojë politikanët shqiptar dhe sidomos partitë e djathta shqiptare.  Idetë e theksuara marksiste dhe të shërbimeve falas po shërbejnë vetëm për të kapur pushtet por jo për të bërë shtet. E nëse bëjnë dot shtet e bëjnë atë më të varfër.

Vetvendosja bërtet : ne jemi kundër privatizimit dhe do të rishohim të gjithë procesin e privatizimit në Kosovë. Sipas tyre idetë neoliberale kanë shkatarruar ekonominë e Kosovës dhe të industrisë së prodhimit. Zhbërja e privatizimeve të aseteve kombëtare gjen gjithnjë e më shumë mbështetje politike por që do ti bëjë po këta të varfër edhe më të varfër në të ardhmen. Albin Kurti dhe Vetvendosje dhe vëllezërit e tyre ideologjik në Tiranë po sjellin një frymë anakronike.

Shqipëria e Kosova të dhënat ekonomike që nga 1870

Kushdo që do të lexonte manifestin ekonomik të Vetvendosjes do të fillonte të shqetësoheshe sesi Albin Kurti dhe Vetvendosje ka patur kaq shumë jehonë në Shqipëri edhe nga media të djathta e politikanë të djathtë. Albin Kurti është politikan dhe idetë e tij janë të dëmshme për zhvillimin e vendit, edhe më të dëmshe se ide të mira të aplikuara keq nga qevertiar të korruptuar (si në Kosovë e në Shqipëri.)

Kosova ka patur PBB për frymë gjatë periudhës së Jugosllavisë thuajse gjashtë herë më të ulët sesa shteti tjetër më i pasur, Sllovenia. Shqipëria nga ana tjetër doli nga “perdja e hekurt” si ndër shtetet më të varfëra të botës. Edhe gjatë perandorisë Osmane trevat shqiptare nuk patën asnjë zhvillim të theksuar kulturor, industrial apo ekonomik. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën.  Edhe nëse e ndajmë historinë e pasurisë së Shqipërisë në tre etapa historike do të shohim që historikisht kemi qënë të varfër. Dhe pyetja që duhet të bëjmë në trojet shqiptare nuk është përse kemi njerëz të varfër, sepse të tillë kemi qënë gjithnjë, por përse dhe si kemi mundur të pasurohemi.

Le të marrim periudhën e  parë, në vitin 1870 sipas të dhënave të besueshme të marra nga Projekti Maddison dhe të cituara nga thuajse të gjitha universitetet serioze në botë, të ardhurat për frymë të qytetarëve shqiptar ishin 658 dollarë amerikan. Pra nëse një shqiptar i sotshëm do takohej me një shqiptar të vitit 1870 ky i fundit do të kishte në vit 658 dollarë ose 54 dollarë në muaj. E thënë shqip të gjithë shqiptarët jetonin në varfëri ekstreme!

Periudha e dytë është zhvillimi ekonomik i vendit gjatë komunizmit e cila e filloi regjimin e saj me të ardhura prë frymë 1478 dollarë dhe e coi në 3687 dollarë për frymë pra thuajse 2.5 herë më shumë të ardhura për frymë në 40 vite. Por nga ana tjetër popullsia u rrit tre herë gjatë kësaj periudhe! Të gjitha këto cmime janë të rregulluara si të ishin cmimet e vitit 2011.

Pa hyrë në interpretime ideolgjike ekonomisë së tregut dhe tregjeve të lira iu deshën vetëm dhjetë vjet dhe me rënie të popullsisë aktive për punë për të dyshifshuar mirëqënien e qytetarëve të vetë. Në vitin 1998 Shqipëria kishte 4355 dollarë për frymë ndërsa në vitin 2010 arriti në 9300 dollarë për frymë pra 2.1 herë më të larta.

Në këto tre etapa historike Shqipëria dhe Kosova janë pasuruar vetëm kur kanë patur mundësi të kenë tregje të lira e konkurruese e kur kanë lejuar iniciativën e sipërmarrjes së lirë dhe instrumentat e tregut. Këto cojnë në menaxhim të mirë të burimeve të kombit dhe në pasurimin e tyre.

Në këtë kuptim burimet natyrore, burimet njerëzore, gjeografia e klima etj. gjithnjë kanë qënë prezent por ka qënë vetëm parimi i Konsensusit të Ëashingtonit për liberalizim tregjesh që mundësoi dekadën më të mirë historike të Shqipërisë e Kosovës bashkë. Ishin këto politika që ulën nivelin e varfërisë në Shqipëri nga 800.000 njerëz në vitin 2002 në më pak se 300.000 në vitin 2010.

Po ashtu në vitin 2002 Kosova kishte të ardhura për frymë 1400 dollarë e sot ajo ka 3975 dollarë. Pra 500 mijë njerëz të dalë nga varfëria në vetëm tetë vjetë, katërfshim të ardhurash rritje pagash e rendimenti të ekonomisë janë rezultat i ekonomisë së tregut dhe iniciativës së lirë.

Në këtë proces krijohet pabarazi sepse disa janë më të zotë se të tjerët. Albin Kurti thotë që këta të pasur nuk janë më të zotë se të tjerët por sistemi i lejoi ata të bëhen më të zotë. Ky nihilizëm nuk ndërton dot ekonomi e Republikë ashtu sic dhe kërkon Albin Kurti.

Shtetëzimet e taksat e larta janë vetëm nisja e varfërimit të Kosovës e Shqipërisë. Ndaj të bëjmë dallimet e rëndësishme mes ideologjive të majta të cilat gjetën strehë lehtësisht në shtëpinë e lënë djerrë të shtetit shqiptar dhe “urrejtjes” ndaj kryeministrit të Tiranës në politikat e tij rajonale.

Një objektiv politik nuk justifikon dot mbështetjen e madhe për një marksist që ofron zhbërjen e suksesit të punës vetjake të cdo shqiptari në emër të të mirës publike ( e cila do të ketë vetëm formën që do Albin Kurti dhe marksistët e tjerë).

25 komente në ““Albin Kurti politikani i suksesshëm anakronik për të cilin Shqipëria s’ka nevojë””

  1. Klodi says:

    Shume dakort. Politikat populiste ka luksin ti aplikoj USA ose Britania por jo ne. E pame tronditjen qe pesoi Greqia si shtet nga populizmi dhe ata jane te pakten 10 here shtet me i forte se ne.

  2. Baliu says:

    Qka je duke pshtjell or mik? Kurti flet per drejtesi sociale, ashtu siq eshte realitet ne vendet skandinave e gjetiu, nuk eshte ketu fjala per marksizem, edhe pse Marksi qmohet shum ne perendim. Po “marksizmi” i Kines e shkaterroj Kinen? Kina po ben mrekulli ne te gjitha fushat e jetes. Kjo “analize” ndoshta ti ka sjelle ca lek, por ti e din qe Kurti e ka perkrahjen e shum intelektualve qe i dijne gjerat ma mire se ti.

  3. Flori says:

    Respekte Besart! Ja shpetove nderin PD-se.

  4. çepani says:

    Albin Kurti nuk eshte gje tjeter veçse nje megaloman i rendomte qe perpiqet te mare pushtet me parulla populiste qe dhe vete nuk i di kuptimin. Por Shqiptaret e Shqiperise tallin b…….me te dhe askush nuk e mer seriozisht. Kosovaret po deshen le ta bejne mbret.

  5. Ti besh varrin vetes me kalkulimet e tua says:

    Te dhjefsha kalkulimet qe ben….Ne komunizem te ardhurat u riten 2.5 here per fryme…popullsia 3 here pra produktivitet 6 here ne 45 vjet .Tani te shohim kapitalizmin nga diktatura ne 2010(20 vjet)te ardurat u rriten nga 3600 ne 9300 pra 2.6 here por popullsia ra pra le te themi nga 3.5 ne 2.8 dmth efekti ul te ardhuren per fryme 1.2 here dmth rritja ne 20 vite demokraci eshte 2 hereose 4.4 here per 45 vjet.Si konkluzionEnveri e rriti ekonomine 6 here ,demokracia 4.5 here.Cili sistem eshte me i mire? Mos harojme dhe bllokaden imperialiste apo vet izolimin.

    1. zenelaj says:

      Nga qe ky djale anon shume nga e djathta e Lulit ska se si te beje llogari te sakta e te llogjikshme 7 her 7 bejne 42 dhe pike

  6. nortoni says:

    Te lumte! Ka kohe qe nuk kam pa dike qe e c’monton me kaq kompetence filozofine politike dhe ekonomike te Kurtit. Idete politike te tij jane te tejkaluara dhe populiste, ndersa shperlarja e trurit eshte “sporti” i tij i preferuar.

  7. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Analize idiote, jo per te mbrojtur Albini se ka goje vete po kjo analize eshte analiza me idiote, me e ceket, me fodulle qe mund te behej. Sa eshte borxhi i jashtem dhe i brendshem i Kosoves dhe Shqiperise, sa jane te ardhurat nga remitancat ose emigracioni, sa eshte perqindja e papunesise dhe sa here eshte zvogeluar forca aktive per pune si pasoje e emigrimit, cili eshte niveli zyrtar i varferise dhe sa perqind e popullsise jeton nen te, ne te apo rrezikohet te bjere ne te, cila eshte paga minimale, cili eshte niveli i evazionit fiskal, cili eshte niveli i mbledhjes taksave, cili eshte niveli i korrupsionit, cili eshte raporti midis fitimit te atij qe ka marre ne shfrytezim nje prone te perbashket si miniera apo fusha naftenxjerrese dhe fitimit ne interes te publikut etj etj etj. Te thuash qe sot fitojm me shume se para 30 vjetesh nuk eshte llogjike sepse me te njtejten llogjike mund te themi qe edhe para 30 vjetesh fitonim me shume sesa para 80 apo 100 vjetesh. Nuk matet suksesi i nje sistemi me numrin e individeve milionere apo miliardere por me aftesine per te shperndare mireqenien ne menyre te drejte, te ndershme e te barabarte, me aftesine per te krijuar lirine dhe kushte e kritere te barabarta e te ndershme ne garen e ekonomise se tregut te lire, me aftesine per ti dhene mundesine kujtdo qytetari si atij ne metropol edhe atij ne maje te malit qe te kene oportunitete te njejta ne rrugen ne kerkim te mireqenies dhe lumturise.
    Tani mund te me shpjegoje ky zoteria mua se si ish komandante rrjepacake te uck sot jane miliardere dhe me vila e shtepi qe askush jo ne kosove po askund nuk do ti bente dot me pune te ndershme?! Se si nje dore njerezish si ne shqiperi ashtu dhe ne kosove po perfitojne nga shfrytezimi i pasurive natyrore te te dy vendeve e po ia shohin hajrin kapitalizmit alla-shqiptar nderkohe qe mbi trecereku i popullsise se te dy vendeve po do te iki naten me vrap?!

  8. Drin says:

    E kuptoj qe duhet te botoni shkrime kunder Albinit, se keshtu e keni urdherin, por ky shkrim eshte modeli i injorances, mosnjohjes se asnje procesi dhe zhvillimi. Turp!

  9. emigranti says:

    Albin Kurti eshte politikani me I mire I gjithe trevave shqiptare.
    Elita politike sidomos ne Shqiperi, pergjegjese per lenien e vendit ne kete tranzicion te sterzgjatur, ku asnje parti nuk eshte demokratike ( per rrjedhim edhe qeveria e dale nga keto parti nuk ka si te jete demokratike ) duhet te zhduket nga skena politike.
    Shqiperise I duhet nje Cipras qe e rimekembi vendin e tij, madje jemi te vonuar.
    Per momentin shpresoj te marre ne dore drejtimin e Kosoves dhe pastaj pse jo dhe te Shqiperise.
    Shpresoj qe nga kjo levizje studentore te dalin politikane te tille te ndershem e patriote si Albin Kurti ( nga trupa pedagogjike ).
    Partite tek ne duke kontrolluar pothuajse tere mediat, ndersyjne gazetaret e analistet ” e pavarur ” qe te vjellin vrer ndaj politikaneve te rinj te cileve ja kane friken.
    Rama, Berisha, Basha, Meta & Co. shajne njeri-tjetrin, por deri ketu, duke zbatuar porosine e Ramiz Alise.
    Nuk ka si spjegohet fakti qe megjithese ulerasin e kercenojne kundershtarin, te gjithe vazhdojne te patrazuar lojen, duke zene rrenje e si nje kancer te pengojne perparimin e vendit,
    Politikane te ndershem te tipit te Albin Kurtit I tmerrojne elitat politike ne Shqiperi e Kosove, sepse me poshtersite qe kane bere e vazhdojne te bejne, e dine ku e kane vendin ata bashke me pasurite e vjedhura.

  10. T. Xhaferri says:

    Si gjithmone ekselent Z.Besart
    Lart e me lart mor mik.

  11. Lee lee says:

    Me kete llogjik i bie qe Paul Krugman eshte marksist dhe tja heqim nobelin.Shiko shoku nuk e thua historine deri ne fund vazhdo se qeke i shkolles se Fridmanit…vetem mos thuash dhe ti …Gabova tani e kuptova pas 40 vjetesh qe teoria ime ishte e gabuar

  12. era! says:

    Ik o idiot ha persheshin e PD-se se nuk je per tjeter gje. Dava kacupash shkodran.!

  13. evgjitngrenesi says:

    këta tipat që ,mundohen me analiza pseudoekonomike të ulin besueshmërinë e kurtit, ,janë thjesht kundërshtarë të bashkimit kombëtar që nuk dalin dot hapur dhe kapen pas bishtrave. liberalizmin e ri e dënon sot gjithë bota,jo vetëm kurti. sistemi i sotëm në shqipëri është sistemi osman, ku kasta e lartë ha taksat dhe favorizon sipërmarrjet sipas bakshishit që japin. kësjhtu që krahasimet janë të kota. le pastaj kur flet për forca të djathta!! të djathtë kundra tregut të lirë,kundra rendit e ligjit,të djathtë kundra bashkimit kombëtar!! ha haaaa… albin kurti nuk ka ndermënd të ndërrojë sistemin ekonomik. ka ndërmënd të bashkojë shqiptarët. kjo ka tërbuar marionetat e grekut në shqipëri dhe nuk dinë nga ta sulmojnë kurtin. një herë islamik,njëherë markësist, njëherë spiun i serbit!! mjerë ju plehrat !!

  14. muci-muci says:

    Ne paskemi pasur ne 2010 (sot duhet jete me e larte sepse rritja ekonomike vazhdon lart e me lar) 9300 dollar per fryme nivelin e mireqenies ,
    i bie 780 dollar te ardhurat tona mujore … uau…sot mund te jene edhe 800-900 te ardhurat tona mujore?!!!
    ndersa Kosova sot 3975 ( nuk e ben as 4000 per te krijuar pershtypjen e shifrave shume te sakta) pra 330 dollar te ardhurat per fryme te Kosovareve?!!
    pra, ne kemi te pakten 2 here me te larte te ardhurat se Kosova…
    qe ketu del qarte qe sje gje tjeter vec ko*e kandari…
    rrogat ne sistemin publik te Kosoves jane absolutisht me lart se ne, ndersa ne sektorin privat nuk punon Kosovari nen 500euro/muaj..
    sipas logjikes tende nese lopa pjell 1 vic, ather ekonomia eshte rritur me 50%,,,,

  15. lesh e li says:

    Shyqyr qe dikush shkruan per ekonomine e vendit se na mbyti politika. Barazitizmi komunist ka rrenje te thella ne mendjet e vendeve ishkomunisge. Por liberalizmi dhe iniciativa e lire jane faktor per zhvillimin e nje vendi.

  16. DRENICA E KUQE says:

    Nje analize e shkelqyer! Por, nuk pajtohem vetem ne nje pike qe per mendimin tim eshte paresore, kur e dime se Shqiperia ka nevoje edhe per shqiptare “prej balte”, qysh thote populli shqiptar, por duhet ta dini dhe ta kuptoni qarte se Shqiperia nuk ka nevoje per t’bijte e Titos, per nipat dhe sternipat “shqiptare” te tij, te Rankoviçit e te Millosheviçit…(!)
    Shqiperia duhet te interesohet e te bashkepunoje me shqiptaret qe kane vuajtur e sakrifikur gjithçka per te miren e Atdheut, qe kane vuajtur burgje e kane pesuar tortura prej pushtuesve dhe jo per ata qe kane bashkepunuar me pushtuesit.
    Por, dita e mire shihet me mengjes!…

    DRENICA E KUQE

  17. emigranti says:

    Gazetaruc manipulator I se vertetes.Ndryshimi ndermjet Albin Kurtit real dhe atij te pershkruar ketu eshte si ndryshimi ndermjet Norvegjise dhe Shqiperise se kohes se diktatures komuniste.
    Jo cdo privatizim eshte ne te mire te ekonomise.
    Po marrim per shembull dy vende Norvegjine dhe Irakun, te dy me rezerva te medha nafte ( Iraku shume me teper ).
    .Iraku privatizoi sektorin e naftes dhe dihet rezultati ( pavaresisht efekteve negative te luftes ).
    Norvegjia e mbajti kete sektor nen kontrollin shteteror dhe ka arritur te behet vendi nr. 1 ne bote per mireqenie.
    Vetem nga pjesa me e madhe e fitimeve te naftes ka mbledhur 1 trilion usd. rezerva per pensionet duke e vene ate ne vendin me fond te tille me te madh ne bote me mbi 185000 $/ person.
    Eshte nje vend me demokraci shume te perparuar ku diferenca ndermjet te pasurve dhe te varfer eshte shume me e vogel se ne vendet e tjera te demokracive perendimore, pa e krahasuar me vende si Rusia e Shqiperia.

  18. Genti says:

    O Besar o rrot kari…bythqir si babai qeke.

  19. katarakti says:

    Kur po lexonja shkrimin e mesiperm po thonja me vete se ia ka futur krejtesisht kot. Se llogjika e tij ishte e gabuar dhe faktet dhe provat deshmojne te kunderten. Dhe me lindi ideja te shkruanja nje reagim. Por kur verejta se 99 per qind e komentuesve ishin pothuajse ne te njejten linje me pershtypjet e mia hoqa dore. Ata i kishin thene te gjitha ato qe une kisha dashur te thonja. Sidomos “relaxi”.

  20. T. Xhaferri says:

    Dhe ne Santa dominko po te lexojm

  21. **** says:

    Ik mor qelbsur idiot, ku e gjeten pasurine ata qe u bene te pasur ne Shqiperi e Kosove?
    Po vendet skandinave pse kane politika sociale dhe me te forta, apo jane me te varfra nga Shqiperia.
    Ky vend nuk mbaron se prodhuari kulisha bythqira.
    Mustaqemi, shko fute turririn te vera e Ramutit.
    Plere

  22. mirel says:

    Eshte e vertete, gjithe neoliberalet ne Shqiperi. E Kosove kane shkaterruar dhe vjedhur pronen dhe ekonomine e te dy vendeve.
    Nga e trasheguan kapitalin?

  23. problemi me i madh ne Shqiperi nuk eshte as varferia, as korrupsioni, as pabarazia sociale.

    Problemi me i madh ne Shqiperi eshte injoranca e veshur me petkun e arrogances qe te hap barkun. Nje i emigruar prej dekadash e ve re kete ne Shqiperi nga dita e pare qe shkel atje deri ne diten e fundit qe largohet.

    Nuk na ben me pershtypje. Ashtu sic nuk na ben pershtypje qe qielli eshte blu.

    E di ca me ben mua pershtypje?

    Qe keta injorante na shesin tani pordhe ne gazeten e Mero Bazes!!!!

  24. Psikopat says:

    Nje PSIKOPAT … qe sulmon kedo dhe kudo me VEZE, MIELL, TYMUES ushtarak, SHKATERRON, DJEG, SHQYEN si nje “kafshe mali, cfardo qe i del perpara …
    kete gje ja ka mesu dhe ja kerkon te bejne ne kete Revolucion pas shume-Revolucioneve te tjera qe Lul-Tullumi, Monika- Buce, Berisha, Meta dhe Ceta-PD e Veriorve (se 80% e Shqiperise e kane Abandonuar) te bejne per te DESTABILIZU vendin si ne 97-ten e tyre … per te cilin do arrestohen me BURG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje