Shkatërrohet banda që falsifikonte viza për në SHBA dhe Kanada, reagon ambasada amerikane

6 Shkurt 2019, 15:16Kronika TEMA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar”, ku ranë në pranga 32 personave. 

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare ambasada bën me dije se Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve. 

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara.  

Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.  

Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve.”– thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Grupi krimininal nëpërmjet falsifikimit të dokumentave çonin emigrantë në SHBA dhe Kanada. Pagesat varjojnë deri në 25 mijë euro. Por si funksionon skema për trafikun e emigrantëve? 

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se përdoreshin disa laboratorë për të falsifikuar vizat amerikane apo kanadeze. Dy prej këtyre laboratorëve janë zbuluar në Tiranë. 

Grupit prej 32 personave të zbuluar në operacionin “Rruga e Gabuar”, bazën e kishin në Tiranë, në një laborator pranë ish “Stacionit të Trenit”. 

Fillimisht personat që dëshironin të iknin në SHBA kontaktonin me Dritan Gramozin, që është një ndër krerët e grupit kriminal. Gramozi më pas merrte porosinë fillonte përgatitjen e dokumentave. Një pjesë e pagesës bëhej kur merrej viza e falsifikuar, pjesa tjetër kur të mbërrinin në destinacion. (TemA) 

1 komente në “Shkatërrohet banda që falsifikonte viza për në SHBA dhe Kanada, reagon ambasada amerikane”

  1. Sqepiuri says:

    kreu i shoqates se Vlleheve, Simon Keri, i cili eshte ne krye te grupit kriminal, eshte i vellai i Pilo Kerit. Ne kete aspekt ai i prish pune Pilos si kandidad potencial per Kryetar per Bashkine e Kucoves sic pretendon te behet ne listat e PS-s. Nuk po permendim ketu Krislen Kerin, kreun e Aviacionit Civil, se urojme mos te kete lidhje apo ndonje favorizim influence ne kanalet aeropirtuale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje