Tahiri: Nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar dejtësinë, kam heshtur për të marrë atë që më takon pastaj do flas

6 Shkurt 2019, 11:31Kronika TEMA

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një deklaratë për median pas përfundimt të seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjatë fjalës së tij para gazetaëve Tahiri tha se nuk e mban peng askush dhe se ka respektuar Drejtësinë, pavarësisht se kjo situatë sipas tij  ka kaluar çdo limit të pranueshëm, pasi hetimet ndaj po zvarritet pafund.

Gazetarët: Po mbaheni peng?

“Nuk mbahem peng nga askush. Kam respektuar drejtësinë. Pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime që ta respektoj Drejtësinë. Peng s’ka si më mban njeri. Do pres vendimin dhe më pas do flas unë.

Ma besoni kjo çështja ka kapërcyer çdo limit të pranueshëm. Ju keni aq mesazhe në telefonat tuaj nga Prokuroret . Unë i kam, por nuk i bëj publike”, ka thënë Tahiri.

Prokuroria ka zgjatur hetimet për Tahirin me tre muaj të tjera, por ish-ministri e ka kundërshtuar dhe ka ankimuar në Gjykatë këtë vendim. (TemA)

5 komente në “Tahiri: Nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar dejtësinë, kam heshtur për të marrë atë që më takon pastaj do flas”

  1. ?? says:

    Duhet të binden të gjithë ata që kanë fatin tuaj në duar për transparencën tuaj incontestable.

  2. X says:

    Ta kuptosh o Saimir se sa kemi vuajtur ne njerezit e thjeshte nga drejtesia shqiptare

  3. Jimi says:

    Je ne te drejten e zotit, qe me insistim te kerkosh zbatimin e ligjit me korrektesi. Drejtesia nuk ka pse te jete peng e politikes, me keto zvarritje burokratike!

  4. tori says:

    Viktim e Sali kriminelit,genjeshtres e mashtrimeve te tij e llapaqenave deputet te PD. Por besoj se do japin llogari edhe per shpifjet ndaj Tahirit,qe I mbyllen karieren politike te tijen.

  5. labi says:

    NUK DEL DOT PA LAGUR O SAIMIR ,,,,ke qene I perfshire ne trafik droge,,,,,iku koha kur liroheshe nga salla e gjyqit,,,,sepse I komandonte saliu prokurore e gjyqtare,,,,,,ata kane frike tani se duan te ruajne vendin e punes,,,,,,nuk I intereson shume lekura e juaj,,,prandaj behu gati saimir te besh 5 vjet burg,,,BURGU PER BURRA ESHTE..////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje