Rrugët për në SHBA dhe Kanada, si ikin me viza të falsifikuara shqiptarët (zbardhen përgjimet)

6 Shkurt 2019, 10:11Kronika TEMA

Dy grupe kriminale janë zbuluar brenda 6 muajve në Shqipëri, të cilët nëpërmjet falsifikimit të dokumentave çonin emigranë në SHBA dhe Kanada. Pagesat varjojnë deri në 25 mijë euro. Por si funksjonon skema për trafikun e emigrantëve?

Burime të gazetës Mapo nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se përdoren disa laboratorë për të falsifikuar vizat amerikane apo kanadeze. Dy prej këtyre laboratorëve janë zbuluar në Tiranë.

Grupit prej 36 personave të zbuluar në operacionin “Rruga e Gabuar”, bazën e kishin në Tiranë, në një laborator pranë ish “Stacionit të Trenit”.

Fillimisht personat që dëshironin të iknin në SHBA kontaktonin me Dritan Gramozin, që është një ndër krerët e grupit kriminal. Gramozi pas merrte porosinë fillonte përgatitjen e dokumentave. Një pjesë e pagesës bëhej kur merrej viza e falsifikuar, pjesa tjetër kur të mbërrinin në destinacion.

Rrugë

Shqipëri-Itali-Francë-Meksikë-SHBA

Shqipëri-Mal i Zi-Gjermani-Spanjë-Kosta Rika-SHBA-Kanada

Shqipëri-Kosovë-Belgjikë-Republika Domenikane-SHBA

Shqipëri-Greqi-Zvicër-Republika Domenikane-SHBA

Shqipëri-Kosovë-Bullgari-Republika Domenikane-SHBA-Kanada

Këto janë disa nga rrugët të cilët përdoreshin për largimin e emigrantëve të paligjshëm. Shqiptarët asnjëherë nuk niseshin nga Aeroporti i Rinasit, që të mos zbuloheshin nga Policia Shqiptare. Shumica e emigrantëve janë kthyer mbrapsht në Republikën Domenikane. Pikërisht në këtë vend janë zbuluar disa prej shqiptarëve që kishin vizë të falsifikuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ja kanë arritur që të shkojnë në SHBA ose Kanada.

Emrat e personave të përfshirë në këtë grup kriminal janë Dritan Gramozi, Arjan Shehu, Simor Këri, Rezart Hoxha, Dashamir Seferi, Leonard Markaj, Astrit Ziguri, Edmond Omeri, Kostaq Gjoka, Arben Dangëlli, Petrit Beqiraj, Edison Shehu, Zamira Xhafaj, Bedri Meta, Aleksia Kamaj.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Gjergji Mëzuraj, Shuaip Shero, Afrim Emini, Ermal Mema, Avni Lezaj, Ilia Margo, Sefer Çelo, Jangaq Gramozi, Mentor Mici, Dashnor Tafani, Francesk Meta, Enver Muka, Besnik Hoxha, Çajup Tefa, Vejsel Gjolleshi, Marlen Shoshaj, Vangjel Gramozi, Idi Mita, Mehmet Cani, Erlis Shehu, Elmas Bilbili.

Përgjimet e Prokurorisë

Aleksia –Hë ore

394- Dëgjomë

Aleksia -Hë

394- Të lutem sa lekë të ju them unë atyre

Aleksia – Për ku janë ato

394-Deri në Janinë janë ato

Aleksia -600 euro thuaju atyre

394– Kurt ë vije ato të them unë ty

Aleksia -Po mirë

394-Po unë kam ndonjë kafe

Aleksia -Do të nxjerr diçka se i don ai tjetri, 500 euro për kokë të Reit

394-Po mirë të paktëm

Në një  tjetër rast, Aleksja Kamaj, e cila kishte edhe bazën e rekrutimit dhe transferimit të klandestinëve në Fier kërkon 1500 euro për kalimin e një personi në drejtim të Italisë. Në këtë rast pagesa ishte 1500 euro, pasi sipas saj shpenzimet e transportit ishin më të mëdha.

Biseda mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:

394-Ca bën

Aleksia -Hic tek Lili jam

394-Kam një person për në Itali, sa lek bën

Aleksia -600 euro

394-Ka më pak se ja dhash atij tjetrit

Aleksia -Do 600 euro taksia

394-Tani I çon Lavdoshi

Aleksia -Më pak se 1500 euro ska

394-E mirë flasim

1 komente në “Rrugët për në SHBA dhe Kanada, si ikin me viza të falsifikuara shqiptarët (zbardhen përgjimet)”

  1. Kurvatoristi says:

    ….. Kurse ai Dashnor Kaloçi na shkruan “romane kafarejane” per shtpin me gjethe te sigurimit shqiptar!
    Shifini se çfar behet n demokraci!
    Si pergjohen ropt!
    Do vij koha qe dikur ne t ardhmen do shkruhen “romanet e grataçjelave me gjethe” nga dashnor kaloçet e fjuçrës.
    Sepse,ajo shpija me gjethe e sigurimit te dikurshem esht nje barak e kalbët arixhiu ne krahasim me kto qiellthyeset e sigurimit demokratik te sotem.
    Beni si them un,mos beni si bej un.
    Kjo esht ceshtja.
    Si ato karakurvat,qe pallohen dit e nat dhe kur kan inat nanji t nershme e shajn rriges “ho me kurve,s ke gjet dashnor ala?”
    Mjer kush bje n goj t kurves…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje