Pranga 4 falsifikatorëve në Fier: Kishin kopjuar 3000 euro

5 Shkurt 2019, 12:03Kronika TEMA

Policia Shtetit ka përfunduar me sukses operacionin “Kartëmonedha” duke sekuestruar 3000 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara dhe ka arrestuar në flagrancë katër shtetas në Fier.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të marra në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar “Kartëmonedha”.

Policia ka njoftuar se si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin shtetasit po udhëtonin u bë edhe  arrestimi i tyre në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier.

Shtetasve i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartëmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet e sekuestruara iu dorëzuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje