Basha kërkon sërish qeveri teknike, mesazh Ramës: Thirri mendjes shpejt, përndryshe prej 16 shkurtit do të të rrëzoj

7 Shkurt 2019, 10:47Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur kusht “qeverinë teknike” për të hyrë në zgjedhje.

Ai mori fjalën teksa diskutohej për projektligjin për peshkimin në Parlament, ku shtroi kërkesën.

Gjithashtu ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të rreflektonte pasi ndryshe do ta rrëzonte.

“Sot është rasti i parafundit t’i bëj thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm, që t’i thërrasin zërit të arsyes për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike për të spastruar vendin dhe Parlamentin kukull nga krimi dhe oligarkia që kanë kapur pushtetin.

Isha në Lezhë dhe porti i Shëngjinit dukej si i bombarduar nga ajri.

 Peshkatarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa favorizohen vetëm një grusht peshkatarësh me lidhje me pushtetin. 

Të gjitha ligjet që sjellin këta në Kuvend janë ligje zhvatjeje. Oligarkët po ndajnë paratë me kryeministrin Rama dhe me politikanët e korruptuar, që s’kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve.

Një qeveri e një parlament i ulur në këto karrige me votën e siguruar nga krimi, nuk ka asnjë lidhje me hallet e qytetarëve. 

Ndaj, thirrini mendjes, sepse përndryshe, prej 16 shkurtit të jeni të sigurtë se qytetarët do ta marrin fatin e tyre në duart e tyre”, tha Basha.(TemA)

4 komente në “Basha kërkon sërish qeveri teknike, mesazh Ramës: Thirri mendjes shpejt, përndryshe prej 16 shkurtit do të të rrëzoj”

  1. Detari says:

    hahahaha

    cna ka gjetur. Fajin e ka populli injorant qe ju shkon nga mbrapa

  2. Kozmos says:

    BESOJ ,QE KJO ESHTE PERSERI NJE MARRVESHJE E RAMES ME BASHEN . RAMA KA VENDOSUR TE LARGOHET NGA DETYRA E TIJ , SEPSE KESHTU I LEVERDIS ATIJ DHE KA GJETUR KETE MENYRE PER TU LARGUAR . TASHME KJ ESHTE NJE QEVERI TEKNIKE , POR DUHET TE LARGOHET DHE VETE RAMA DHE NE VEND TE TIJ TE ZGJIDHET NJE SOCIALIST JETER . KESHTU I VENE M…… LULE , ME DIRIGJENT LULZIMEN .

  3. Kalec Dega says:

    Cadra 2 , takim privat per te sunduar dhe mbajtur ne skllaverim Pellazget e gjore qe jane katandisur aq keqe as kerkojne shpetim dhe Cek te Bardhe nga Arabia Saudite qe vetem dje lidhi shume marreveshje, qe vetem Rama I di.

    Kur do ta kuptoni qe ata te dy vetem nje hall kane, te ruajne privilegjet dhe ti shpetojne drejtesise dhe ta komandojne shqiptarin si diktator te lindur qe jane.

  4. Flutura says:

    Sa qesharake!
    Per peshkimin Brukseli ka mbetur i mahnitur pas kontrollit qe ushtruan. Edhe ne europe rrall gjen teknologji kaq te avancuar. Varet nga i merr Luli te dhenat …nga idiot si puna e tij, qe vegjetojne ne Ministrine E Bujqesise e Zhvillimit Rural

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje