De Biasi drejton "lupën" nga Hysaj: Napoli po e keqtrajton, shpesh mendoja t'i thoja Sarrit ta pushonte

7 Shkurt 2019, 22:15Sport TEMA

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi vijon të jetë në kërkim të një projekti ambicioz.

Megjithatë, 62 vjeçari nuk ka humbur kohë për të komentuar çështje të rëndësishme të ditëve të fundit te Napoli.

Sigurisht, në lupën e De Biasit nuk ka munguar mbrojtësi i tyre, Elseid Hysaj, i cili është shprehur i çuditur për mënyrën se si po trajtohet te të kaltërit.

“Sezoni i Hysaj?Është e çuditshme që ai po luan kaq pak. Gjatë kohës së Sarrit ishte një titullar fiks, sa që shpesh mendohesha t’i thoja që ta linte ndonjë minutë pushim. 

Shpresoj që në të ardhmen të gjej më shumë minuta te Napoli, pasi do i shërbente si skuadrës së Ancelottit ashtu edhe kombëtares shqiptare. 

Në rast të kundër Napoli duhet ta shes atë. Si Chelsea ashtu edhe Atletico Madrid janë skuadra të mira dhe Hysaj do të përshtatej shpejt te ta. Shpresojmë për më mirë, pasi cilësitë e Hysaj nuk janë tashmë surprizë“, tha De Biasi për emisonin “Radio Target” në “Kiss Kiss Napoli”.

1 komente në “De Biasi drejton “lupën” nga Hysaj: Napoli po e keqtrajton, shpesh mendoja t’i thoja Sarrit ta pushonte”

  1. Xhemo says:

    PA I ulur meritat hysaj, po te pakten 3 vitet e fundit qe e kam par un ne kombetare, as vrap e as teknik. Per mua agolli dhe pse ne mosh dhe pse Luan ne krah te kundert me hysen, esht 100 her me larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje