FOTOT/ Duka e quan sukses, tifozët i kundërvihen: Pasi vodhe në Shqipëri, do e bësh edhe në Europë!

7 Shkurt 2019, 19:08Sport TEMA
FOTOT/ Duka e quan sukses, tifozët i kundërvihen: Pasi vodhe në

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas fitimit të postit si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka falenderuar antarët e federatave për votën që i kanë dhënë.

Këtë mesazh falenderimi kreu i FSHF-së e ka bërë në profilin e tij social faceboll ku shkruan:

“Të dashur miq,

Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim.

Duhet të falënderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të #UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar.

Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s”, shkruan Duka pas fitores.

Por, në këtë postim i janë kundërvënë sportdashësit shqiptar të cilët e kanë cilësuar Dukën si një hajdut pasi vodhi në Shqipëri synon që një gjë të tillë ta bëjë dhe në Europë.

Natyrisht nuk mungojnë dhe komentet pozitive të përzgjedhura me kujdes nga stafi i Federatës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje