DEBATI/ "Deputeti i vezëve" mësyn në foltore për të sulmuar Spiropalin, Ruçi: Mos na dil si i forti i lagjes aty

7 Shkurt 2019, 11:14Politika TEMA

Pas fjalimit të ministres Elisa Spiropali, drejt foltores së Kuvendit ka mësyrë deputeti demokrat Endri Hasa.

Ai është paraqitur aty duke urdhëruar punonjësit e Parlamentit që t’i hapin mikrofonin.

Gjesti i Hasës, është komentuar nga Ruçi i cili i ka kërkuar që të komunikojë sipas normave përkatëse dhe jo si gangëster.

“Dil aty si deputet, mos bëj si i forti i lagjes”, i bëri thirrje atij, Gramoz Ruçi.

Debati

Monika Kryemadhi: Elisa nuk e di a ka diplomë apo jo… Mos guxojë më njeri nga ju të përmendi diplomat se nuk dimë si dalim këtej nga ana juaj se vetëm me një diplomë na e kaloni, atë për ti lëpirë medren kryetarit të partisë… na e kaloni për këtë dhe nuk kemi ca të themi.

Këtu asnjë nga ju që nuk jeni deputetë këtu mbrapa nuk ka të drejtë të cenojë asnjë deputet, aq më shumë të LSI. Po ju them mblidhni radhët e PS, merreni partinë e dorë mos shkatërroni këtë aset të shqiptarëve, pavarësisht ndryshimeve që kemi se nesër do jetë shumë vonë për ju dhe për shqiptarët.

Elsia Spiropali: Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën qesharake, vulgare e banale, nuk do e thurnim kaq perfekt, shembulli më vulg i të bërit politikë sapo e dëgjuam, në seancën e parë u ngrit kryetari i opozitës, i quajti kukulla se janë gra, e një kupac i vënë në atë pozicion nga ky njeri që flet këtu me gjuhën e shthurur, një pupas pa asnjë meritë, kontribut, që po merr më qafë opozitën shqiptarëve, përdor gjuhë seksiste dhe ofenduese ndaj grave ministre që kanë më shumë dinjitet dhe punë se ata që ai ka futur në partinë e vet, që anëtar të Kryesisë e bëri atë kokëvezën që goditi me vezë.

Ministri i Brendshëm me shumë fisnikëri sqaroi situatën, jo se ka përgjegjësi, se për këtë flasin letrat. Por të përdorni një vajzë të mitur si mjete politike për të goditur kundërshtarin, unë fola me familjarët dhe ishin gati të dilnin publikisht nëse nuk do kishin atë hall që u ka rënë.

Zonja kryemadhi në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe zonja Malaj që ka qenë nëndrejtoresha e “Qemal Stafës” mund tua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në vend, që fitoi bursë në kolegjet e SHBA. Në atë kohë ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH dhe duke u marrë me Shqipërinë, dakord moj zonjë, ju shkatërruat sistemit edhe brenda PS edhe si funksiononte administrata dhe këtë e dëshmojnë edhe kolegët. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne.

Gramoz Ruçi: Mos bëj si i forti i lagjes ti… Për çfarë e do fjalën… (i drejtohet Endri Hasës)

Endri Hasa: Kush flet, na bën moral 5 mln euroshi i doganës që nuk i vidhte me lezet, por pa lezet, po kjo është e drejtë për të bërë filma se si nafijet i thurnin lavde Skënderbeut duke e krahasuar shefin me Skënderbeun, këto janë Nafijet e Ramës.

Kryemadhi: I them Andronikës që ka qejf të rri me Skënderbeun, mos e përmend PS se nuk e njeh fare, por ngaqë s’ka më socialist të del ty, kur kam qenë unë në PS ka qenë komplet tjerë, pavarësisht se ku jemi sot unë, Ruçi, Musa Ulqini apo edhe Braçe, ka qenë tjetër kohë, e ardhmja bëhet duke kuptuar gabimet e së kaluarës, nëse ju nuk kuptoni kurrë nuk duhet të jeni aty ku duhet të shkoni. E nise si revolucionare politikën por do të hiqesh si borgjeze, por borgjeze nuk të bëjnë paratë, por shpirti, mendja dhe dija.

(TemA)

7 komente në “DEBATI/ “Deputeti i vezëve” mësyn në foltore për të sulmuar Spiropalin, Ruçi: Mos na dil si i forti i lagjes aty”

  1. Devolliu says:

    Endri, djali i Nuri Hases, i nje spiun ordiner qe raportonte te Luftari per shoket e vet bashkestudent kur studionte ne Itali ne fund te viteve 80.

    1. ben says:

      Devolli-vertet e ke qe ky lapangjozi eshte djali Nuri Hases? Kete Nuriun e kam njohur shume vite me pare kur punoja ne Kombinatin Metalurgjik te Elbasanit dhe me Nuriun benim zborin ushtarak. Ka qene nje 99-nensh, por me sa duket edhe i biri nuk bika me poshte. Nuk thone kot se dardha bie nen dardhe. Ne Itali Nuriu ka bere kontrabandistin dhe spijunin per ambasaden shqiptare. Ata qe e kane njohur ne Torino e kishin frike se i raportonte. Shiko se kush jane PD-istet. Cuni Fariut dhe cuni Nuriut, qe te dy spiune te Sigurimit. Turp per ata demokrate te thjeshte qe i kane votuar.

  2. z Mero dhe z kryeredaktor

    ky deputeti vezeve , po nderton 2 pallate ne Elbasan, po i nderton me duket edhe me leje gjysmake,
    por me rendesishme eshte se ky deputeti veze, ka demtuar edhe themelet e dy gjimnazeve dhe nje pallati ekzistues vetem 5 metra larg pallatit tij.

    ndaj hetojeni njihere dhe do te zbuloni pislliqet e ketij barkderrit qe nuk di as shkrim as kendim por vetem, te fshije dhe klonoje karta

  3. Franci says:

    Endri Hasa i biri i spiunit te sigurimit famekea Nuri Hasa eshte personi qe fshiu serverat e kryeministrise naten e 21 janarit.
    Ky rrugaç shume shpejt do te bjere ne rrjeten e SPAK.

  4. ZOROOS says:

    c’eshte ky kaposh mo qe ben kakerdhi ne parlament kete tip kaposhi dhe dhelpera s’e ha se mben ere shurre ditet po afrojne te behesh pule se fshive21 janarin

  5. Meri says:

    Mire o mire . i lexuam bemat NURI Hases. PO Spiropali mos ju duket me e mire. Beniaminia e Edi Rames e njof qe nga Bashkia. E mori me vete na e nxjerr dhe neper ekrane e fjalime.
    Nuk vjen gje nga te shkruarat tona po duhet te largojm nga qeverisja kalamajt qe ka sjell ne qeveri Rama. Lexova se do te punesoj ata qe kane mbaruar me nota te shkelqyera, cfare ironie, do ti bej nje propozim te koroigjoj shprehen do te punesoj ata qe kane mundur te blejn dipllomat me nota te mira. Notat vendoen nga shumat e paguara.
    M
    From USA

  6. Grida says:

    Nuri Hasa, ne kohen e Berishes, hynte si kapadai neper zyrat e shtetit dhe bente si gangster.
    Ordiner 24 karatesh!
    I biri debil noterik, ish drejtori i AKSHIT, servil legen i peshtire i Bashes.

    Tmerr babe e bir!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje