Etilda Gjonaj i përgjigjet Monika Kryemadhit: Më shantazhoi me familjen, burri im s’ka lidhje me bandat

7 Shkurt 2019, 18:29Politika TEMA
Etilda Gjonaj i përgjigjet Monika Kryemadhit: Më shantazhoi me

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar pas sulmit të papritur që i ka bërë në Kuvend Monika Kryemadhi, një ditë pas arrestimeve për aferën korruptive me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, kur kjo e fundit drejtohet nga LSI.

Gjonaj i ka quajtur si shantazh deklaratat e kryetares së LSI-së.

Kryemadhi akuzoi bashkëshortin e Gjonajt se është shkarkuar nga puna, për shkak të korrupsionit dhe se ka lidhje me Ervis Martinajn.

Por Gjonaj ka sqaruar se bashkëshorti i saj ka fituar gjyqin dhe është kthyer në detyrë, në Drejtorinë e Tatimeve si inspektor, ndërkohë që tha se i shoqi s’ka lidhje me bandat e lojërave të fatit.

“Nuk isha prezent sot në Kuvend, se isha në një takim me ambasadorët, ku raportova për zbatimin e  reformës në drejtësi, kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi, që ishin në formën e një shantazhi.

Ndihem e keqardhur që këtu flitet për bashkëshortrin tim.

Janë në të drejtën e tyre të zgjedhin dhe mënyrën që duan për të bërë opozitën.

Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale.

Unë nuk jam këtu për t’u marrë me familjarët apo për të treguar lidhje farefisnore.

Është e vërtetë që bashkëshorti im ka mbajtur një post dhe është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrative, dhe ka ndjekur rrugën ligjore, është kthyer në pozicionin që ka patur.

Nuk ka pasur asnjë një akuzë të vetme për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak.

Bashkëshorti im nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit.

Por përdorimi për shantazh nuk është e tolerueshme.

Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë, dhe kushdo është i lutur që ta bëjë këtë debat.

Nëse ka qenë shumë e përfolur ngjarja e fundit për një hetim në Ministrinë e Drejtësisë, pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetjet i kanë kaluar Ministrisë së Financave, ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit.

Është Prokuroria ajo që ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka vënë para drejtësisë  të akuzuarit.

Unë nuk kam kapur asnjë prokuror që të kem diktuar procesin, se nuk është në natyrën time që ta bëj këtë”, tha Etilda Gjonaj.

Kjo e fundit u sulmua ashpër, për shkak se dy ish-ministra të LSI-së janë të dyshuar për vjedhjen e miliona eurove dhe javën e ardhshme pritet të merren në pyetje.(TemA)

15 komente në “Etilda Gjonaj i përgjigjet Monika Kryemadhit: Më shantazhoi me familjen, burri im s’ka lidhje me bandat”

  1. Tan_Tironci says:

    Une, personalisht do ti pergjigjesha shkurt e me pak djale.
    Yt? Shoq, Like Floriri u kap mat me ze dhe figure.
    Kaq, thjesht.

    1. Kalec Dega says:

      Ja dhe nje Ministre e paster e Ramutit me burr te lidhur me krimin/mafjen. Thua ja fut kot Baxhella?

      Akuza per Ministren duhet te deponohet prane organit kompetent, perse jo shoqja Ministre e PS se?

  2. Guci says:

    Prangat te dyve

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Etilda

    Ca njerëz lindin të djegur
    nuk arrijnë kurrë të piqen
    Ti bëji Copy & Paste linkun
    dhe ja dhe Monës përgjigjen:
    http://www.gazetatema.net/2019/01/11/monika-kryemadhi-rama-i-semure-psikik-dhe-peng-i-droges-eshte-ne-situate-shume-te-rende-e-them-si-doktoreshe-qe-jam/#comment-4806162

  4. Timi says:

    Mona duhet të akuzohet ose për shpifje ose për fshehje krimi. Nëse janë të vërteta çfarë thotë Mona pse nuk i ka deponuar në prokurori. Fshehja e krimit është bashkëpunim në krim.

  5. Franci says:

    Neqoftese keta burre e grua Monika e Iliri nuk arrestohen per vjedhje dhe Berisha e Basha per vrasje e ardhmja e Shqiperise eshte shume ne pikepyetje.

  6. Jani says:

    Jooo buri jot joooo kurrwn e kurres. Po qe e kalben ne dru dhe i kane nje video apo nuk e ke pare ti????. Buri jot ka fitu gjyqet haaaaa, pasi i humbi njehere dole ne skene ti zogu dhe rregullove punet. Nejse ke aq video ti sa dhe roja i parkingut te shantazhon. Noten lale

    1. X says:

      Jani, je njeri shtaze

  7. Koba says:

    Zonja Ministre Coje deri ne fund Luften qe ke nisur.Coje deri ne FUND Reformen per Drejtesi dhe ne Drejtesi .Emri juaj do te mbese per jete ne Histori.Mona Baxhelles Hiqi Poturet e nxirre Cipllak Kete Imorale dhe Hajdute Ordinere Familjarisht. Duhet keta Sojseza te marrin Denimin e Merituar dhe tu Konfiskohen Pasurite e vena duke percudnuar fondet Publike dhe Pasurite Publike.

  8. o njerez nuk eshte kjo zonje me e mira per ministre ! por qe te shkosh deri ke ministria do shume fije dhe shume intriga ! monika di shume gjera ! por ministrat e monikes jane hajdute me cizme ! e kane filozofi hajduterine ! keta vijne ere te gjithe

  9. Namik says:

    Super ETILDA GJONAJ !! RESPEKTE RESPEKTE për ETILDËN , që ju ka shpallur LUFTÈ FRONTALE gjithë HAJDUTËVE të KORRUPTUAR të ZYRAVE të SHTETIT ! ETILDA GJONAJ është MINSTRJA me Performancë MAKSIMALE dhe më e mira nga të gjitha MINISTRITÈ! Sudja e LSIsë (LesheLisë) NUK e tremb kurrë dhe NUK e Shantazhon dot ETILDËN !! ETILDA GJONAJ i ka duart e pastra , dhe i NEVERIT me URREJTJE HAJDUTËT dhe KUSARËT me Kollare që VJEDHIN dhe PLAÇKISIN SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT

  10. anda says:

    Sa per korrektese…nuk raportohet te ambasadoret e huaj se nuk jane eproret tuaj a pjese e shtetit..ata informohen…

  11. Go west says:

    Zonja Gjonaj eshte nga ministrat me luftarak e me te vendosur ne luften kunder korrupsionet. Pa shikuar te majte apo te djethte , ajo ka shkarkuar dhe ka çuar per ndjekje penale cilindo qe eshte gjetur ne shkelje. Mediat dhe ne te gjithe duhet te mos lejojme te shantazhohet ne krye te detyres, ndryshe nuk do te kemi kurre sherbetore te shtetit e te ligjit siç i ka bota civile.

  12. Kosta says:

    Likes po i iken pizga neper breke,eshte dhjere fare i ziu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje