Spiropali: Basha një pupac që po merr në qafë opozitën, është vendosur apo pa asnjë meritë në krye të PD

7 Shkurt 2019, 11:24Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi Lulzim Bashën si një “pupac” i cili është sipas saj është vendosur në krye të PD pa asnjë meritë. 

Në fjalën që ajo mbajti në Kuvend Spiropali tha se në dy seancat e fundit plenare opozita ka nxjerrë anën e saj më qesharake e vulgare. 

“Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën e vet më qesharake e vulgare s’do e kishim bërë kaq perfekt.  

U ngrit kryetari dhe iu drejtua me dorë ministreve të reja i quajti kukulla jo se janë ministre po se janë gra. Një pupac i vendosur në atë pozicion që flet këtu me gjuhën e vet të shthurur. 

 Një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare, po përdor një gjuhë ofenduese ndaj grave ministre. Një njeri që anëtar kryesie të PD bëri atë të vezës e vetmja meritë e tij.  

S’na inetereson c’bëni me partinë tuaj po na intereson gjendja e opozitës. E paimagjinueshme nga kjo zonjë, ( i drejtohet Vokshi) dëshmi e vulgaritetit politik, flet për një të mitur. Është një turp për ju.”- tha Spiropali. (TemA) 

2 komente në “Spiropali: Basha një pupac që po merr në qafë opozitën, është vendosur apo pa asnjë meritë në krye të PD”

  1. Kozmos says:

    MOS E SHAJ BASHEN , SEPSE AI ESHTE NDIHMES I MIRE KUR I DUHET RAMES . SE SHPEJTI DO TE KEMI NJE KRYEMINISTER TJETER.

  2. T E P S I A S O C I A L I S T E says:

    Basha po merr ne qafe Opoziten, ju po merrni ne qafe Poziten.
    *** njeri *** tjetri, keshtu po merrni ne qafe Shqiperine ju dy skandalozet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje