Berisha intimidon gazetarët: A keni frikë se do keni fatin e Jamal Khashoggi, që e therrën?

7 Shkurt 2019, 11:19Politika TEMA

Sali Berisha, ndërsa hynte në Kuvend, nën shoqërinë e Lulzim Bashës, i cili e mbante për krahu, iu ka drejtuar një pyetje të papritur gazetarëve.

“Si jeni, a keni frikë se do keni fatin e Khashoggi-t?”

Kështu u shpreh Berisha, duke dashur të intimidojë gazetarët.

Jamal Khashoggi u masakrua në Kosulllatën saudite në Stamboll më 2 tetor 2018.

Ai ishte kritik i njohur i qeverisë saudite, ndërsa vetë Arabia ka pranuar vdekjen e tij, por trupi i gazetarit nuk është gjendur ende.

Nuk dihet përse Berisha e ka thënë këtë, por njeriu që rrihte gazetarë dhe zhdukte njerëz, ka qenë pikërisht ai.

Dhe për këtë arsye, është ndër të pakët kryeministra në botë, që është shpallur edhe zyrtarisht si armik i gazetarëve, vite më parë.(TemA)

1 komente në “Berisha intimidon gazetarët: A keni frikë se do keni fatin e Jamal Khashoggi, që e therrën?”

  1. Kozmos says:

    O GAZETAR IDIOT , MOS SHKRUANI FJALE TE HUAJA . CFARE KUPTIMI KA FJALA INTIMIDON ??????????? NUK KEMI KETE FJALE NE SHQIP .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje