Nard Ndoka: Protesta e 16 shkurtit do jetë radikale, Basha s'mund t'i kthejë pas qytetarët

7 Shkurt 2019, 19:20Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka i ftuar në emisionin ’45 minuta” në Report TV, foli rreth klimës së protestës së opozitës së bashkuar që pritet të mbahet 16 shkurt.

Teksa ka komentuar deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se kjo protestë do të jetë masive deputi Ndoka foli rreth natyrës së kësaj proteste se qytetarët e kanë humbur besimin dhe shpresën tek kjo qeveri e cila sipas tij ka dështuar në rolin e saj udhëheqës. 

Deputeti Nard Ndoka u shpreh i bindur se është krijuar një klimë dhe nivel i lartë pakënaqësie e qytetarëve të vendit por nuk është e sigurt se çfarë do të sjellë kjo protestë, pasi do të jenë ata që do të vendosin

“Bëhet fjalë për një protestë që i ka kaluar përmasat e veta politike. Është një akumulim pakënaqësisë se qytetarëve dhe protesta eshte vetmja menyre per ta penguar kete qeveri per taksat ndaj qytetareve dhe të gjithë keqqeverisjen që ka ushtruar deri më tani është protesta.

Protestat kanë treguar që janë vërtet efektive dhe kur ke një kaos të drejtë, ajo fiton gjithmonë. Qytetarët e kanë kuptuar që kjo qeveri ka dështuar , e vetmja mënyrë për të frenuar në keqqeverisje, në keqadministrimin e fondeve publike është protesta.

Keqqeverisja ka ardhur duke u trashur, qeveria e Kryeministrit Edi Rama jo vetëm nuk është treguar tolerante dhe bashkëpunuese dhe nga nismat e veta, ka rritur arrogancën e vet ndaj qytetarëve. Kemi rastin e studentëve që i dha një mësim politikës, që tregon se protesta është nje institucion që sot ka rëndësi. Është abuzuar për hir të së vërtetës në shumë raste, me natyrën e protestave nga politika.

Edhe vete z. Basha është kritikuar për mëyrën e sesi e ka drejtuar politikbërjen e tij. Deri më tani nuk ka një draft . Problemi i standarteve dhe ngritja e një komisionin për reformën zgjedhore, nuk ka patur një vullnet nga ana e maxhorancës në këtë rast nuk është bërë deri më tani asgje dhe e gjitha çfarë deklarohet nga ana e maxhorancës derimë tani për reformën zgjedhore është demagogji”, tha Ndoka.

Sipas deputetit protesta do të jetë radikale dhe se do të jenë qytetarët ata që do përcaktojnë kohëzgjatjen e saj, dhe nëse duan ta rrëzojnë këtë maxhorancë qeverisëse, e cila sipas tij deri më tani ka treguar që nuk ka vesh për të dëgjuar interesat e qytetareve.

“Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë një protestë radikale edhe pse ende nuk ka një informacion për detajet e saj. Çdo gjë që është në dorën e qytetarëve, dëshira e tyre, do të jetë si njësi matëse e cila do të vendos vetë kohëzgjatjen e kësaj proteste e cila mund të jetë edhe e pafund deri në largimin e Ramës.

Të vetmen kërkesë që kam është që mos na pengoni që të protestojmë ashtu siç duhet, pafund. Çdo parti politike po merr masat e veta organizative pasi po përgatitemi me një protestë popullore. Kryeministri duhet te pergatitet sepse nuk do të ketë shpulla, por grushta, brryla që do të drejtohen kundra kësaj keqqeverisje dhe në rradhë të parë ndaj vetë kryeministrit Edi Rama.

Rama rrëzoi qeverinë e tij , vetëm në një vit qeverisje. Pra, kemi një kryeministër n agon.Nëse Kryeministri i vëndit nuk do të tregojë një vullnet gadishmërie për të drejtuar vëndin duke qene i gatshëm për të plotësuar kërkesat e qytetarëve që e kanë zgjedhur janë ata që do të vendosin për të marrë në dorë fatet e tyre. Nuk është fjala për një vendimarrje e ngushtë poltike, por do të jetë një protestë e pafund.

Nuk ka shpresë më që kjo maxhorancë do të reagojë ndaj kërkesa të banorëve të studentëve. Nuk ka shpresë më që qeveria do t’u përgjigjet në mënyrën e duhur kërkesavë të studentëve. Në këto vitë pluralizëm politik është e vetmja parti politike që qeveris e vetme. Kjo parti ka një mungesë demokracie të theksuar”, tha Ndoka.

10 komente në “Nard Ndoka: Protesta e 16 shkurtit do jetë radikale, Basha s’mund t’i kthejë pas qytetarët”

  1. loku says:

    Kjo date do te jete VETVRASJA E OPOZITES…..

  2. zenelaj says:

    Nardo degjo vellain.Kujdes ate dite,rri pas Pd-s e Ls-s se mos ben gafe e del vec bertet e uleret se Sala e ka vendosur qe ate qe sberi dot ne 21 Janar kunder demonstruseve te Rames do ta beje tek te vetet Do perdore cadrat pistolete dhe thikat me helm per te bere rremujen.Nuk e kam me shaka.Nuk e kam hallin tek jeta jote por e 3 meleon shqiptareve qe do ngelen qorra e pa udheheqien tende te vyer,

  3. xhemal lamaj says:

    Boll me keto preslone psikologjike dhe aq me teper nga te tille palo deputet sic eshte N.Ndoka.kerkoni te destabilizoni vendin dhe ti shpetoni reformes ne drejtesi e konkretisht VETINGUT por per fatin tuaj te keq vetingu monitorohet nga SHBA dhe BE.Nuk ka shqiptar qe nuk i kupton qellimet tuaja te zeza.Te jeni te sigurt se n
    uk ka me shqiptar te behet mish per top per ju qe keni grabitur pasurine kombetare te popullit shqiptar dhe tani i kerkoni popullit destabilizimin me synim per ti shpetuar veprimit te ligjeve te drejtesise.

  4. Daja says:

    Po te djelen,te henen,te marten e me rradhe,cfare do bani

  5. sali says:

    Ik ore bajge .Pse shqiptaret mendjen e juve hajduteve kane

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Lulja është lule
    dhe ka petale
    Protesta është protestë
    do jetë radikale.

    E manovroja torrnon pa problem
    njëlloj siç manovroj edhe Partinë
    i dhjerë por krenar unë po ju them
    në majë të gishtave e luj filozofinë.

    Nga Tornitor/Filozof Nard Ndoka

  7. Babale says:

    Ore hidraulik! Ju me falangat tuaja ne 98-en vajtet poshtuat te gjitha institucionet dhe cfare fituat ? Ate te Noc Rrokut! Ti more budall dhe gjitha ata qe jane si ty, kujton se po u futen horrat tuaj neper institucione qeveria bie? Ju genjen mendja! Asgje nuk ka per te ndodhur edhe nese juve dhe horrat tuaj kerkoni ti hyni nje aventure si ajo e 98-es, qe qoftlargu si skenarist i ketyre aksioneve guerrile i ka shum per zemer. I vetmi ndryshim do te jete qe, nese ne 98-en nuk u ndeshkua kush, ne 2019 ndeshkimi do te jete shembullor! Jo me me plumb sic ka qejf qoftlarg, por se pari ballafaqimi me popullin qe e ka zgjedhur kete qeveri dhe pastaj me ndeshkimin e rrepte te ligjit per gjithe horrat dhe delinkuentet qe kerkojne te sfidojne rrendin kushtetus. Thirrini mendjes! Kujtoni ju se Shqiperia do te jete prone e horrave dhe vrasesve?

  8. Lani says:

    Hahahaha…..Sa per te qeshur!

  9. Muli says:

    E çuditeshme…..te gjithe maloket jane per trazira.Çudi nuk i pelqen rregulli e ligji……..problem edukate e kulture.

  10. £££££ says:

    Për të shpëtuar mallin e skaduar (grabitur) PD,LSI kanë falsifikuar datën deri më16 shkurt.Qytetarë prisni edhe pak sa të formohet SPAK-u për të mësuar të vërtetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje