Premtimi i Bashës për shpronësimin e “kapitalistëve”: Do ia marrim paratë oligarkëve dhe do ua kthejmë ju

7 Shkurt 2019, 18:37Politika TEMA

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një sërë takimesh me bizneset dhe me qytetarët në Tiranë, të cilët i ka ftuar të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Basha është takuar me një sipërmarrës në fushën e shërbimeve Call Center, të cilit i ka shpjeguar planin e ekonomik të PD-së.

Sipas Bashës do të ketë ulje të taksës së sheshtë, e cila do të bëhet 9%, taksat e sigurimeve shoqërore do të bëhet 9 për qind për punëdhënësin dhe po aq për punëmarrësin.

Ndërkohë që premtim tjetër ka qenë dhe ulja e çmimit të karburantit me 300 lekë.

Do të keni taksë të sheshtë 9%, tatimi i fitimit dhe taksa e kontriburit shoqëror që do të jetë 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi. 

E dyta, është ulja me 300 lek e çmimit të karburantit që vetëm për rrugë nuk shkon. 

Do të rivendosim fashën për shpenzimin e energjisë.

 Për biznesin riprodhues ulet me 30-40% të çmimin të energjisë, për biznesin e vogël 20% dhe për konsumatorët.

Janë tre shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit por që nuk po kthehet në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë.

 Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ia marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve.

Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratike”, ka thënë Basha.

6 komente në “Premtimi i Bashës për shpronësimin e “kapitalistëve”: Do ia marrim paratë oligarkëve dhe do ua kthejmë ju”

  1. Priska says:

    Po kunatit do ja maresh?

  2. Ce says:

    Po floririn e Krrabes do ja marresh Baxhelles, se e di mirë kush është po bllokun 700000 dollarësh që zbuloi Dritan prifti do e verifikosh

  3. Adi says:

    Ata qe pasurine e kane vene me koncesione dhe tendera korruptive pa krijuar asgje pervec lidhjeve politike, nuk jane kapitaliste po hajdute

  4. Toni.D says:

    Mire mer Lul… kur te votohet nxirre nje program per qytetaret qe te te votojne… premtimet tani eshte shume shpejt… apo pretendon ti ktheshe mendjen tani per daten 15 sh per te bere pak odience.

  5. Lila says:

    Filloje nga vehtja or Lul Sal Ver Llapa.

  6. Moisi Golemi says:

    Biznesin riprodhues????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje