Nga Artur Ajazi
Një parti që nxit, stimulon, paralajmëron, përkujton dhe promovon veç veprime antikushtetuese, veç akte dhune, duke shkelur ligjet, duke shkelur normat e një demokracie në veprim e zhvillim, natyrisht nuk mund të quhet tjetër, veçse parti e destabilitetit. Afro 28 vjet më parë, në Partinë Demokratike (sot thjesht Partia e Destabilitetit) u afruan ajka e inteluktualizmit, akademikët, u afruan të rinjtë, u afruan njerëz të çdo shtrese, dhe veçanarisht ata që kishin vuajtur burgjeve të komunizmit apo ishin shpronësuar nga ai regjim.
U afruan me shpresë, me ëndrra, me plane, energji të pashtershme për të ndryshuar jo vetëm sistemin politik në Shqipëri, por edhe për të ndërtuar një demokraci perëndimore. Kjo natyrisht ishte ëndrra e çdo shqiptari në ato vite, por kjo ishte dhe ëndrra e çdo anëtari idealist të Partisë Demokratike asokohe, që besonte vërtetë në programin e saj mbi të ardhmen e vendit.
Por shumë shpejt, madje pa mbushur mandatin e parë qeverisës (pasi u votua nga shumica ) shqiptarët u zhgënjyen nga Partia e tyre Demokratike, pasi jo vetëm shijuan me dhimbje humbjen apo grabitjen e pasurisë tyre, por përjetuan dramën më të madhe që kishte parë ndonjëherë ky vend, shkatërrimin me dashje të shtetit. Mbi qeverisjen skandaloze të Partisë Demokratike, duke nisur nga 1992-1996, e duke vazhduar nga 2005 deri në 2013, janë ngritur dhe vazhdojnë të jenë ekzistente edhe sot akuza të forta dhe pikëpyetje, që akuzojnë jo vetëm ish-drejtuesit dhe ish-qeveritarët e saj, por edhe ozurpatorët e sotëm.
Një parti që gënjen, që mashtron, që fyen dhe dhunon kur qeveris, një parti që shkel ligjet, që bëhet palë me grabitësit e pasurisë dhe parave të popullit, një parti që vjedh votat dhe rreh opozitën në sheshe, që kthen mortin në “revolucion” të dhunshëm për të rimarrë pushtetin, që riciklon emra të lidhur me afera të pista, që legalizon dhe përkrah politikisht “ishullin” e kanabisit, që qeveris me eksponentë të akuzuar dhe të lidhur me trafiqet, dhe që edhe sot përpiqet të vijë në pushtet me dhunë, padyshim është veçse parti e destabilitetit.
Një parti, brënda të cilës deputetët “rrihen” qysh ditën e parë, që marrin hijen, ngjyrën, veset, formën dhe përmbajtjen e kryetarit , një parti që vë në rresht, kollonë për një, ligjvënësit dhe i tremb ata me dosje dhe skandale, patjetër që nuk është më Demokratike por Destabilisuese.
Si mund të jetë Demokratike një parti, që edhe pas 28 vitesh tranzicion, nuk pranon të jetë pjesë e reformimit të organeve të drejtësisë, që nuk pranon të jetë pjesë e ngritjes së strukturave të posaçme në luftën kundër krimit trafiqeve dhe korrupsionit, që nuk lë prokuro dhe gjyqtar të korruptuar pa marrë në mbrojtje, që nuk lë turmë njerëzish që shkelin ligjin pa marrë në mbrojtje, që nuk lë rast pa nxirë gjithçka pozitive, dyerve të kancelerive europiane, pa folur keq për vendin e vet ? Si mund të jetë Demokratike, një parti (e ndërgjegjshme se është braktisur nga shumica e popullit )që bën thirrje për “rrethim të institucioneve”, për “mosbindje civile”, për “marrje të pushtetit me çdo mjet”, që nxit për dhunë ndaj fakulteteve studentët, që manipulon për interesat e saj me varfërinë e shqiptarëve?
Jo, kjo nuk është më Partia Demokratike, kjo nuk është më partia e “lirive dhe të drejtave të njeriut”, kjo nuk është më partia e ëndrrave rinore, por është Partia e Destabilitetit. Dhe natyrisht kjo nuk do ti pengojë shqiptarët, ta lënë të ecë në fatin e saj atë parti, si deri sot, pa i vajtur pas, por thjesht duke e mëshiruar
PD është parti për t’u mëshiruar, sepse është e mishëruar me frymën e një karakteri tejet të deformuar të një komunisti antikomunist që sipas Vaslav Havel, është i Zi. Kjo monstër e ka marrë peng këtë parti dhe po e tërheq zvarrë deri në gremisjen përfundimtare të saj. Kjo mund të stopohet e pastaj të ringrihet, vetëm nëse demokratët do ta shporin atë dhe frymën e tij, që tashmë ka emrin e tij famëkeq “berishizmëm”.
Partia demokratike dhe Sali Berisha fatkeqesia e Kombit shqiptar.
I ke rene pikes.
Nje BRAVO zoti Ajazi, me nje verejtje te vogel: Te ri kujtoje ngjarjet me dramatike, kriminale, hajnite e tyre, imoralitetin ne parlament se populli edhe i harron, ngaqe jane te lodhur nga hallet e tyre.
Turo e ke gjetur tamam or mik
nje PD qe llap e llap dhe nuk e degjon njeri nuk eshte demorkatike
hajde se nje m… do te marrin edhe ne qershor
Zoti Ajazi me kete artikull ja kekeputur kot.PartiaDemokratike qe ne krijimin e saj u mblollen rreth saj njerzit me parazit te kohes.burgaxhinjr e te gjitha rrengjeve si politik dhe ordiner.fshatare .pa bukesa dhe koke pa lare Aq sa per dy muaj Nr. i anetareve te saj arriti Nr. e anetareve te PPSH
qe kishte afer 60 vjet dhe rezultati ishte fitorja e PPSH
Parti e uridheve te llagemeve,(marsupiale),spiuneve de fackto dhe de jure,te prostitutave publike dhe te fshehura,vrasesve me pagese dhe me urdher te liderit te partise,hajduteve me cizme dhe pa cipe njerezore,te droguarve pa tru dhe koke,idhujtareve tribaliste,krahinore,religjioze ekstremiste muslimane,njerezve te depersonalizuar,arrivisteve deshtake,doceve pa identitet.Duhet te nxirret jashte ligjit,pasi ti jete bere gjyqi publik ne popull!